Flamuri kuq e zi valvitet në Polin e Veriut dhe të Jugut

Amerika

Flamuri kuq e zi valvitet në Polin e Veriut dhe të Jugut

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 26 prill 2017 Në ora: 18:22
Udhëtimi i shumëdëshiruar i të dashurit të një vajze shqiptare nga Berati, Victor Vescovo në Polin e Veriut, i shoqeruar nga një grup të pasionuarish me eksplorimet, tregon ai para dy javësh vendosi flamurin shqiptar në Polin e Veriut, që është flamuri i njëjtë i vendosur po prej tij, vitin e kaluar në Polin e Jugut

Vescovo, thotë : “Flamuri kuq e zi me Shqiponjën me dy krena - për mua është me të vërtetë  një nga më të mirat në botë me kontrast shumë të fortë të kuq dhe të zi, me atë shqiponjë dramatike me dy kokë. Flamuri shqiptar, është dinjitoz , ashtu si dhe vet njerëzit e saj - ashtu si janë me të vërtet shqiptarët

Një përputhje rrethanash jo të zakonta kanë bërë që flamuri kuqezi të valëvitet në pikën më të pamendueshme e njëkohesisht më veriore të globit, në Polin e Veriut dhe të Jugut. 

Madje e veçanta e saj dhe e pa-imagjinueshmja, ndoshtja ka ndodhur ngaqë është ai që e ka bër këtë veprim, ai nuk është shqiptarë por një ish ushtarak i lart i ushtrisë amerikane, ( was commender in the U.S Navy ) i dhënë me vite pas historisë së Shqipërisë, dhe shqiptarëve në Ballkan.

Para dy javësh i dashuri i një vajze të re nga Berati, në Dallas, Tx, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Victor Vescovo, vendosi flamurin shqiptar në Polin e Veriut, që është flamuri i njëjtë i vendosur po prej tij vitin e kaluar në Polin e Jugut.
Viktori i cili është njohës i mirë i historisë së popullit shqiptar, prej liriadës, thotë në një intervistë me gazetarin tonë në New York, Beqir Sina, se ai ka punuar si oficer i zbullmit inteligjent ( was commender in the U.S Navy) gjatë luftës për lirinë dhe çlirmin e  Kosovës, në bombardimet 78 ditore të Natos, mbi Serbi, dhe caqet e saj ushtarake në Kosovë, dhe, kështu prej atë here, ai thotë se ka një dashuri dhe respekt të veçantë për vendin tonë, historinë dhe Flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena.

Gjithashtu - ai i tha gazetës tonë se i është përgjithmonë mirënjohës, për gazetën Bota sot, që i dha mundësinë të shkruaj për të, një artikull - për të njohur gjestin e tij të bukur dhe fisnik, atë të vendosjes së Flamurit kuq e zi me Shqiponjën me dy krena në dy polet e globit Polin e Veriut dy javë më parë, dhe, atë të Jugut, nji vit më parë.

Një shqiponjë dy krenare mbi një cohen e kuqe të flamurit tonë kombëtar, është ajo vendosur, nga një i huaj në Polin e Veriut në pikën më veriore të tokës, por ndryshe nga sa mund të mendohet, flamuri ynë në këtë pikë të larget, nuk është vendosur nga një shqiptar por nga një shtetas Amerikan,(was  commender in the U.S Navy) ish oficer i sherbimeve intelegjente në SHBA. 

Udhëtimi i shumëdëshiruar i të dashurit të një vajze shqiptare nga Berati, Victor Vescovo në Polin e Veriut, i shoqeruar nga një  grup të pasionuarish me eksplorimet, tregon ai para dy javësh vendosi flamurin shqiptar në Polin e Veriut, që është flamuri i njëjtë i vendosur po prej tij, vitin e kaluar në Polin e Jugut.

Viktori thotë se ai ka punuar si oficer i zbullmit inteligjent gjatë luftës për lirinë dhe çlirmin e  Kosovës dhe kështu ai ka një dashuri dhe respekt të veçantë për vendin tonë.

Image
Victor Vescovo në Polin e Veriut

Ai thotë se është përgjithmonë mirënjohës, për gazetën Bota sot, që i dha mundësinë të shkruaj një artikull për të njohur gjestin e tij të bukur dhe fisnik, atë të vendosjes së Flamurit kuq e zi me Shqiponjën me dy krena.
Vescovo thotë në këtë intervistë se : “Flamuri kuq e zi me Shqiponjën me dy krena - për mua është me të vërtetë  një nga më të mirat në botë me kontrast shumë të fortë të kuq dhe të zi, me atë shqiponjë dramatike me dy kokë. Flamuri shqiptar, është dinjotoz , ashtu si dhe vet njerëzit e saj - ashtu si janë me të vërtet shqiptarët.

Për më shumë ju mund të lexoni intervistën me ish Komandatin e forcave detare të SHBA, Victor Voscov
Si jeni me Shqipërinë dhe çfarë dini për ne shqiptarët?

Unë kam qenë gjithmonë i interesuar për Shqipërinë, duke pasur parasysh se unë gjthmonë kënaqem shumë duke studiuar historinë e botës. Unë kam qenë gjithmonë kuriozë se si diisa vende i qëndruan së bashku gjatë mijëra vjetve trazirave të kohës - nga kohët romake deri më sot. Për shembull, disa nga perandorët më të mëdhenj të Perandorisë Romake - ilirët - ishin nga zona dhe liderët e mëdhenj si Julius Caesar dhe Pompeu i madh që luftuan në të gjithë Shqipërinë për të parë se kush do të bëhej perandori i parë romak.

Unë mendoj se populli dhe kultura shqiptare janë kaq të forta saqë ishte në gjendje t'i rezistonte asimilimit në vende apo kultura të tjera dhe të ruante identitetin e tij të madh dhe unik. Shumë vende mësuan, me historinë e shqiptarve, me tronditjen e tyre, se sa bukur populli shqiptar do ta mbronte atdheun, gjuhën dhe kulturën e tyre - po qese do të  flasëm për dyndjet me serbët, grekët, osmanët dhe italianët dhe këto të mos harrojmë se i pëkasin vetëm shekullit të kaluar. 

Në kolegj, unë në fakt shkrova një simulim gjeopolitik të një krize në Jugosllavi, gjatë asaj periudhe që paraqiste dukshëm si zgjidhje sipas meje bashkimin potencial të Shqipërisë dhe Kosovës me të gjitha trojet etnike shqiptare ne Ballkan. Ky simulim gjeopolitik ishte në vitin 1983. Kështu, pasioni u shtua dhe më duhej të mësoja për vendin dhe situatën e saj politike dhe ngjarjet e mundshme ndaj Kosovës. Më pas, më 1999, unë isha nji pjestarë i forcave të aramtosura  Marinësave të SHBA, të cilat ishin thellësisht të përfshirë në luftën e Kosovës - duke ndihmuar projektimin dhe zbatimin e sulmeve ajrore kundër objektivave të Serbisë në Kosovë dhe vetë Serbinë.

Në atë luftë mësova gjithçka për infrastrukturën e Shqipërisë dhe pashë qartë guximin dhe luftën e  UÇK-së, e cila duhet pranuar se na furnizoi me inteligjencë kritike, gjatë asaj lufte nga më të suksesshmet, që pas Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu - nga ajo luftë për çliirimin dhe liirinë e Kosovës, pamë bujarinë e madhe të popullit shqiptar për refugjatët kosovarë - në kontrast me sulmet e tmerrshme ndaj civilëve nga Forcat e miilitare dhe paramilatre ato të sigurisë së Serbisë. Kështu që unë gjithmonë e kam dashur dhe e kam respektuar popullin shqiptar për të gjitha padrejtësitë dhe vështërsitë që ata kanë kapërcyer, me shekuj e viite si popull - me sa duket kohë pas kohe.

Image
Victor Vescovo në Polin e Veriut

Nga këto njohje :”Çfarë është kaq tërheqëse për Shqipërinë dhe cilat janë disa nga gjërat që ju nuk mund ta harroni Shqipërinë? Gjithashtu, cila është përshtypja juaj më e thellë për Shqipërinë?

Më vjen keq që unë ende nuk e kam vizituar Shqipërinë, por kam ardhur deri tek njohja ime me Shqiipërinë dhe shqiptarët, përmes të dashurës time e ciila është në Dallas, Monika, quhet e cila ka lindur dhe është rritur në Berat. Ajo ashtu si të gjitha gratë shqiptare, është shumë e bukur, shumë e pavarur dhe mbi të gjitha autentike. Pra, në këtë drejtim, ajo është shumë e ngjashme mendojë unë me vetë vendin! Më vjen mirë që një ditë, pres të vizitoj dhe të shoh qytetin e saj të lindjes me të gjitha bukuritë e saj, Kalanë e Skëndërbeut dhe qytetin e “Një mijë dritareve”. Dhe  ajo që më ka tërhequr më shumë ose sii i thoni ju shqiptarët që më ka bërë për vete është Flamuri kuq e zi me Shqiponjën me dy krena.

Flamuri kuq e zi me Shqiponjën me dy krena - për mua është me të vërtetë  një nga më të mirat në botë me kontrast shumë të fortë të kuq dhe të zi, me atë shqiponjë dramatike me dy kokë. Flamuri shqiptar, është dinjotoz , ashtu si dhe vet njerëzit e saj - ashtu si janë me të vërtet shqiptarët.

 Pse e vendosët flamurin shqiptar në të dy Polet më të tjeskajshme të globit Polin e Veriut dhe atë të Jugut?

Me thënë të drejtën nga që isha shumë i dhënë pas historisë suaj - dhe Flamurit shqiptarë si ua tregova më lart, mendoja kur të eksploroja të dy polet më të largëta të botës, Poliin e Veriut dhe Polin e Jugut - Antraktitën - të vendosja krah flamujve nga e gjithë bota edhe flamurin Kuq e zi me shqiponjën dy krenare.

Unë nuk isha i sigurt nëse ky veprim ishte bërë ndonjëherë më parë, dhe nëse unë nuk jam i sigurt nëse ka dikush që di më shumë le të më korrigjon. . . Domethënë, në se ka një flamur shqiptar tjetër në Polin e Veriut dhe Jugut, duke skijuar 100 kilometrat e fundit në secilën pol - jo vetëm duke fluturuar atje në një aeroplan apo helikopter, por duke skijuar me një grup eksploratorësh. Mbasi, kjo që kam bërë unë me kolegët e mi,  është shumë e vështirë, të skutoni në dy polet se sa të fluturoni atje me aeroplan apo helikopter. Më parë se të eksploroja në dy polet, me një grup alpinistësh u ngjita në malin Everest, por atëherë nuk e njihja asnjë shqiptar, përndryshe do të kisha marrë të njëjtin flamur dhe ta vendosja atje lart në atë mal! Por unë kësaj rradhe jo rastësisht mora flamurin për të treguar respektin tim të madh dhe përzemërsinë për popullin dhe vendin e Shqipërisë, si dhe për të treguar të dashurës time, shqiptare sa e respektoj atë, familjen dhe vendin e saj. Është një vend dhe një popull i denjë për respekt dhe njohje më të madhe në të gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat