SHSHA denon dhunën në parlamentin e Maqedonsië

Amerika

SHSHA denon dhunën në parlamentin e Maqedonsië

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 prill 2017 Në ora: 18:29
Skënder Karaçica

Kohëve të fundit SHSHA në Çikago,shpeshherë ka dalë para opinionit se gjendja politike dhe e sigurisë në Maqedoni,karshi çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare ka mbërri në shkallën e konfliktit ndëretnik,thonë nga Çikago për gjendjen e krijuar në parlamentin maqedonas në Shkup.

Platforma Politike Shqiptare e shkruar nga blloku i partive politike nuk ka pasur për qëllim që të krijojë tensione dhe të shemb vlerat kushtetuese të shtetit,por përmes saj shqiptarët në hapsirën e vet etnike dolën me këtë dokument politik që populli shqiptar të marrë në dorë ,,hisen,,e vetë të barazisë kombëtare me ligjet kushtetuese dhe të përfaqësimit të barabaertë në institucionet e shtetit në Maqedoni.

Gjendja e mbrëmshme në parlamentin maqedonas në Shkup,tregon qartë se skenarët antishqiptar të Nikolla Gruevskiut dhe të presidentit Gjorgje Ivanov,të cilët tash sa kohë po trumbetojnë kundër çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare që,sipas skenarëve të tyre  ata janë shpall,,fajtor kujdestar,,dhe Platformën Politike Shqiptare e kanë marrë si shkak se ajo qenkësh ,,shkruar,,në Tiranë dhe ajo nuk mund të pranohet për shtetin tonë,thekson zëshëm SHSHA në Çikago.

Presidenti Gjorgje Ivanov që nga dje nuk është president edhe për popullin shqiptar në Maqedoni,

ngaqë ai bashkë me Gruevskin e bënë skenarin për organizimin e këtij skandali të paparë në jetën parlamentare në ish vendet komuniste në këtë pjesë të Evropës,ritheksojnë shqiptaro-amerikanë në Çikago.

Nëse presidenti Ivanov ka dashuri të madhe për Rusinë dhe putinizmin në Moskë,ai mund të shkoj vetë  dhe pa shqiptarët,ndonëse populli shqiptar me shekuj dhe tashti e ka përcaktiuar udhën e vetë pro-evropiane dhe në bashkëpunim të përjetshëm me SHBA,ia përkujton SHSHA presidentit maqedonas.

SHSHA i uron shërim deputetit shqiptar dr.Ziadin Selës dhe zëri i tij në jetën parlamentare në Maqedoni do të jetë një zë që do të kërkoj avancimin përmes ligjeve kushtetuese të popullit shqipgtar jo më pakicë kombëtare,por në vijat e trasha politike shtetformues në rregullat e BE-së në këtë pjesë të Evropës së bashkuar.

 Skënder Karaçica
 Executive Director

Albanian-American Association 
of Intellectuals Businessmen and Activists

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat