Shërim të shpejtë deputetit Sela

Amerika

Shërim të shpejtë deputetit Sela

Më: 29 prill 2017 Në ora: 00:41
Harry Bajraktari

Uroj që deputeti dhe lideri i Lëvizjes për Reforma i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, zoti Ziadin Sela, të shërohet sa më shpejt, i cili mbrëmë pësoi lëndime të rënda në kokë nga sulmet e dhunshme të nacionalistëve maqedonas në Parlamentin e Maqedonisë, duke krijuar kaos dhe në mënyrë të dhunshme të pengohej zgjedhja e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi, i cili është kryeparlamentari i parë i zgjedhur në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë.

Duke i dëshiruar Ziadin Selës shërim sa më të shpejtë dhe kthim në detyrat e punës, si deputet i parlamentit dhe lider i partisë që udhëheq ai, shpreh shqetësimin tim për gjendjen e krijuar në Maqedoni, pas sulmit të mbrëmshëm në parlament dhe mungesës së demokracisë e sigurisë në këtë vend. Në këtë situatë krize, shqiptarët atje dhe jashtë kësaj republike, duhet të veprojnë bashkarisht përballë platformave anti- shqiptare në Maqedoni.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat