Shqiptarët e Amerikës mbeshtesin fuqishëm Zijadin Selën

Amerika

Shqiptarët e Amerikës mbeshtesin fuqishëm Zijadin Selën

Nga: Beqirr Sina-New York Më: 1 maj 2017 Në ora: 20:20
Pamje nga takimi

NEW JERSEY: Dhjetra veprimtarë shqiptarë, nga vend origjina e tyre, Struga, Dibra, Kërçova, Tetova, Gostivari, Kumanova, u mblodhen të dielën pasdite me 30 Prill, për ti dhënë një mëbeshtetje të fortë të të gjithë shqiptarëve të Amerikës, përfshirë edhe deputetit shqiptar nga LR - PDSH Zijadin Sela, dhe të gjithë deputetëve shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë, duke ngritur vëmëndjen dhe shqetësimin e tyre, përballë atyre ngjarjeve të rënda dhe të dënueshme të 28 Prillit në Shkup.

Ky tubim ka qënë ndoshta nga më të mëdhat, që pas luftës në Maqedoni, që shqiptarët e Amerikës të ndërrmarin dekadën e fundit, dhe të reagojnë mënjëher dhe fuqishëm për ngjarjet e fundit, që ndodhën në Maqedoni, pas atyre skenave të tmerrshme që panë në Parlamentin e Maqedonisë, kur një grup huliganësh sllavo maqedonas ia më syn institucionit të Parlametit të Maqedonisë.

Dje në qytetin Riverdale - New Jersey, në Qendrën e Komunitetit Shqiptarë “Albanian American Community Center”, nën përkujdesjen dhe organizimin e kryesive të këtyre komuniteteve të zonës së ashtuqaujtur të “Tre-Shtetshit” NY, NJ dhe CT, dhe, në një marrveshje të arritur nëpërmjet komunikimit me qëndrat e tjera shqiptare nëpër SHBA , si ajo e Çikagos, Dallasit, Feniksit, Floridas, e tjer, u vendosën që të dalin me një dekleratë të përbashkët, duke disktuar mbi mundesitë dhe mënyrat e veprimit për në ditët në vijim.

Tubimin e udhëhoqi Kryetari i Shoqatës së Riverdelit, Zulfi Alla, i cili mbas një falenderimit të perzemërt e vëllazëror të pranishëmeve për pjesmarrjen e tyre, të cilët edhe pse koha nga lajmërimi qe mjaft e shkurtër, ishin prezent me një pjesëmarrje të madhe, dhe me një shqetësim të përbashkët.

“Çka tregon, tha Alla, në fillim të fjalës së tij, edhe mbi atë rëndësin, seriozitetin dhe sa të shqetësuar, jemi ne të gjithë me situatën e krijuar, pas atyre ngjarjeve të Shkupit, më 28 Prill 2017, dhunimin nga huliganët sllavo -maqedonas të Parlamentit të Maqedonisë”.

Veprimtari Ali Lena, nga komuniteti shqiptarë i Waterbury Connecticut, në emër të atij komuniteti, lexojë deklaratën e pregaditur prej këtyre komuniteteve. 
Dekleratë, e cila më pasë së bashku me dekleratën e tri ditëve më parë, me propozimin e kryetarit Alla, dhe të kryesisë, u hodhën të dyja së bashku në diskutime dhe debate konstruktive.

 Duke kërkuar nga pjesëmarrësit, që ato të plotësohen nga propozimet dhe diskutimet e të gjithë të pranishmëve. Por, u tha dhe u kërkua, që edhe të gjithë shqiptarët e Amerikës, nëpërmjet rrjeteve sociale të komunikimit në interrnet ( tekonologjisë Facebook, dhe Twitter - Conference call, e tjera) me shumë përgjegjësi të përfshishen në përpilimin e një deklerate, që do të jetë edhe deklerata e përbashkët e përfundimtare.

 Në diskutimet, të cilat krijuan emocione të shumta për shkak të situatës atje në Maqedoni, nga folësit dhe seriozitetit të folësve, qëndrimi dhe mendimet e tyre, ishin të përbashkëta dhe me ndjenja të forta kombëtare në të njëtën linjë, dhe në përputhje të plotë edhe me qëndrimet e shqiptarëve në Maqedoni.
Folësi i radhës veprimtari dibran Shpend Koleci, i cili foli me një entuziazëm dhe vullnet tejet patriotik, ndërkohë, që gjatë fjalës së tij me argumente kërkoi, që të jemi më vigjilent dhe mos të falim më, tha se: “Nëse, e kërkon nevoja edhe mund të veprojmë si komunitet, ashtu si edhe vepruam atëhere kur na e kërkojë situata e dekadave të mëparshme, dhe ne shqiptarët e Amerikës, e treguam vet-veten se si mund të kontribojmë, pavarësisht se ishim nga Diba, Kosova, Shqipëria, e trevat e tjera shqiptare”. 

Në foltoren e tubimit me një bekim dhe lutjen rituale fetare për familjet shqiptare në Maqedoni, dhe shëndetin e deputetit Zijadin Sela, e mori fjalën edhe Imami Harun Pollozhani, duke bërë thirrje edhe ai për një ndergjegjqësim dhe përgjegjësi tjetër kombëtare.

 Më pastaj veprimtari Sakip Veliu, dhe ish kryetari i Shoqatës “Dibra” Musa Paçuku, veprimtari Lirim Kaba, kërkuan që shqiptarët e Amerikës, nuk duhet të mblidhemi kështu si sot, dhe të shqetësohemi vetëm kur shqiptarët vriten, burgosen, torturohen, diskriminohen, dhe përbuzën, apo trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, e më keq se të tretë, në trojet e tyre etnike Iliriadën, por të ngrihemi më parë se të na ndodhin ngjarje të tilla, thanë ata duke bërë thirrje që të “shkunden” nga ato që po ndodhin . 

“Maqedonia, u tha pothuajse nga të gjithë folësit, ky vend i përbërë nga sllavët ardhacak dhe shqiptarët autokton, po shkon me këtë ngjarje drejt “vetvrasjes”  ndarjes së saj, ngase shqiptarët që dëshmuan se janë për qytetërimin, për paqen e stabilitetin, për rregullim shoqëror dhe demokratik, u ndëshkuan pa mëshirshëm dhe po ndëshkohen nga sllavo-maqedonasit, derisa edhe u rrahën dhe përgjakën edhe njëherë, duke u përgjakur edhe njeriun që i ka dhënë vlera qytetërimit ballkanas Zijadin Selën”
 
Ata, thanë se, “goditjet brutale me qëllim dhe marrjen e jetës ndaj Zijadin Selës, janë një goditje e rëndë për secilin nga ne që i thotë vetes shqiptarë. Dhe, ajo që ndodhi javën e kaluar, është një dhunim një goditje që maqedonasit, na i kan bërë ne të gjithë shqiptarëve, kudo që jemi. Ngase, Zijadin Sela, nuk ishte i vetëm dhe u goditë aq dhunshëm në një pronë private apo çështje personale, por ai u goditë në mes të Parlamentit, dhe, u kërkua me qëllim eleminimi i tij fizik - atje, ku Zijadin Sela, na përfaqësonte ne të gjithë shqiptarëve, që i dhamë votën tonë, për të na përfaqësuar- në tempullin e demokracisë Parlamentin e Maqedonisë” 

Kryetari i komunitetit të shqiptarëve në Waterbury - Qendrën Kulturore “Hasan Prishtina”, tha se dhuna e përdor nga maqedonasit nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe ne shqiptarët e Amerikës, nga vend origjina trevat shqiptare të Maqedonis. 

“Ajo, tha ai duket se na “zgjonë” edhe një herë duke na bërë më të bashkuar, andaj ne u premtojmë të gjithëve shqiptarëve në Maqedoni, se do të kenë edhe përkrahjen e fuqishme tonën, dhe se ne kemi marrë premtimin e senatorëve dhe kongresmeneve, atyre miqëve tanë të njohur në Capitol Hill - Washington”. 
  “Urrejtja Sllavo Maqedonase në vazhdimësi - tërheq vëmëndjen tonë" thuhej në fillim të dekleratës së komunitetit shqiptar nga Konektiket Qendrës Kulturore “Hasan Prishtina” dhe, natyrishtë, që është edhe një paralajmërim tjetër për Maqedoninë, se: “Çdo tentim tjetër i sllavo-maqedonasve kundër shqiptarëve, është fundi i kësaj krijese artificiale, e cila duket se me shqiptarët e ka dhe fundin e  saj”

Në dekleratën të cilën e lexojë me këtë rast veprimtari nga Waterbury , Ali Lena, dhe në dekleratën e më prashme të dy komuniteteve më të fuqishme nga shqiptarët e Maqedonisë në SHBA, komuniteti shqiptarë në Nju Xhersi dhe atij në Konektiket, ku shprehej edhe shqetësimi i thellë, pas atyre ngjarjeve nga Shkupi, bëhej fjalë për dhunimin me forcë të Parlamentit, nga njerëz me maska, dhe një grupi huliganësh i armatosur, ky që mori për disa orë nën kontroll edhe ndërtesën e Parlamenit, ndërsa, nisi të godas me mjete të forta, edhe disa pralamentar dhe ngujojë për disa orë parlamenatarët, u vendos bashkërisht, të bëhen plotësimet e duhura dhe të lëvizet për t’u ngritur sa më parë si diasporë.
 
”Gjithë kombi ynë, që jeton dhe vepron në trojet tona Etnike, ashtu dhe ne të syrëgjynosurit që jetojmë dhe veprojmë me gjithë botën, jemi shumë të shqetësuar me ngjarjet e fundit, në Maqedoni. Ku, sllavo - maqedonasit, me plotë arrogancë dhe urrejtje; “her të kamuflluar dhe her të hapur e të konsumuar",  në të gjitha aspektet e shoqërisë dhe politikës së Shkupit, me dekada të tëra e shprehen këtë çmenduri javën e kaluar me dhunën e përdorur ndaj deputeteve shqiptarë”, lexohej në dekleratën e paraqitur nga veprimtari Ali Lena.

Më tej në këtë deklerat, thuhej:”Ashtu si në të kaluarën kur rastet janë të shumta, që nga gjyshërit prindërit tanë dhe ne gjeneratat e reja u ndeshëm, dhe, do të ndeshemi me një popull me mendje e mentalitet e hijenave të ultra nacionalizmit të sëmurë maqedonas. Ku dhuna , vrasjet, torturat, bugosjet, kanë qenë “dhurata” më e çmuar e  tyre ndaj popullit tonë. Për, këtë, egzitojnë plotë fakte dhe veçanërishtë komunitetit ndërkombëtar nuk ka pse të habitet me sjelljet dhe veprimet e një skizofernie të paparë urrejtje, që çdo shqiptarë, i cili është shigjetuar sot nga sllavo - maqedonasit”.

Më pasë në deklerat, thuhej se : “Ne jetojmë me gëzimet dhe lotët e popullit tonë në trojet tona, dhe, ne shpresojmë se populli ynë, ka par t’ja dalur nga kjo urrejtje e tërbëuar që ska ndalim megjithë koston e saj. Prandaj, ne bëjm apel tek ata të cilët së pari nxisin urrejtjen dhe dëshirojnë gjakëderdhjen se edhe durimi ka një kufi. Kur edhe viktima kthehet një ditë në “Luan”, në një kohë të shkurtër, më mirë se sa të qëndrojë si “Sorra", si të përbuzur tërë jetën”
Në fund të leximit të kësaj deklerate nga zoti Lena, theksohej, ndër të tjera se aspiratat tona, do të realizohen nga se ne bësojmë , se ato pa as më të voglin dyshim  janë sa ligjore dhe demokratike, por se edhe mbështesin në një frymë mirëkuptimi njerëzore për mbarë komunitetin shqiptarë në diasporë dhe të gjithë kombit shqiptarë për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Mëgata Shipëtare në SHBA, me anë kësaj deklerate, gjithashtu i bën thirrje edhe ish Kryeministrit Gruevski, që simbas tyre “duan apo nuk duan, ai, dhe VMRO-ja, si dhe forcat e errta ultra - nacionaliste sllavo - maqedonase, shqiptarët janë faktor shtetëformues dhe si të tillë duhet të respektohen dhe të konsiderohen në Maqedoni”.

 Deklerta përmend faktin se “Ne shqiptarët e Amerikës, ashtu si gjithënjë kemi qenë dhe jemi me zemër dhe mendje në vendlinjen tonë, dhe per ne ashtu si i gjithë populli shqiptarë , liria është e shtrenjtë, pavarësishtë edhe çmimit që ajo ka, mbasi ne shqiptarët e provuam këtë edhe me UÇK e Kosovës, UÇMBN-ë, e Luginës së Preshevës, dhe së fundi më 2001 me UÇK-në, në luftën e shqiptarëve në Maqedoni, me skarficat deri sublime, por që edhe sot besojmë dhe jemi të palëvizshëm në forcën dhe besimin në fitoren tonë, deri në realizimin e aspiratave të të gjithë shqiptarëve. 

“Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të gatshëm, sesa sot, të vdesin për lirinë e tyre, sepse tash e kemi shijuar atë, dhe e kemi dëshmuar me Kosovën, që shqiptarët do ta godasin pamëshirshëm kushdo që mendon ta shtyp atë, reagimi nga ne shqiptarët do të jetë si një Komb i fuqishëm. Mbasi ne shqiptarët kemi treguar se nuk kërcënojmë asnjë shtet fqinjë, vetëm se po kërkojmë që shqiptarët në Ilirid, ti kenë të gjitha të drejtat, të respektohen marrëveshjet e arritura, përndryshe çdo tentim tjetër i sllavo-maqedonasve kundër shqiptarëve, është fundi i kësaj krijese artificiale ”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat