Ndërroi jetë në Nju Jork Musli Çela Mulosmani

Amerika

Ndërroi jetë në Nju Jork Musli Çela Mulosmani

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 3 maj 2017 Në ora: 12:08
Musli Çela Mulosman

 Ka ndërruar jetë mbremë në Nju Jork, një nga lengjendat e disaporës shqiptare, Musli Çela Mulosmani, besnik i Mbretit, vaterani e legalisti atdhetar kombëtar, nderuar me titullin “Kalores i Urdhërit të Skendërbeut”, nga Presidenti i Shqiperisë zoti Bujar Nishani,  pasardhës i Binak Alisë të historisë shqiptare,  një nga ikonat, legjendat e legjendarët e çështjes kombetare shqiptare, të monarkisë shqiptare, të Federatës Panshqiptare “Vatra”, etj në Shqipëri, Kosovë dhe SHBA, ku kaloi dhe pjesën më të madhe të jetës së tij.

Muslia është e mbeti mik i mirë deri sa mbylli sytë  i Mbretit Leka Zogu I e i Familjes Mbreterore Shqiptare, i Familjes se Met e Harry Bajraktarit, i kongresmenit amerikan Eliot Engell, i ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, i ish-Presidentit e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, i Presidentit të Shqiperisë Bujar Nishani, ish-kryeministrit të Kosovës – gjeneral Ramush Haradinajt, i ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, i kryetarit te PD e opozitës në Shqipëri Lulzim Basha, i heroit te Demokracise Azem Hajdari e Familjes se Tij, i dr, Elez Biberajt të Zërit të Amerikës e familjes së tij, i Rrustem Gecit – Nderi i Kombit, i kryetarit PLL Sulejman Gjana, i qindra familjeve shqiptare në Shqipëri, 
Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni, Amerikë, Evropë etj.

Ndërkohë që gazeta jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mulosmani dhe Hoxha një kronologji më të gjatë do ta gjeni në vijim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat