Mbërriti për vizitë zyrtare në SHBA L.T.M. Princi Leka

Amerika

Mbërriti për vizitë zyrtare në SHBA L.T.M. Princi Leka

Beqir Sina, New York Nga Beqir Sina, New York Më 4 maj 2017 Në ora: 13:07
Fotografi ilustruese nga takimet e mëparshme

Pesë vjet më parë çiftit mbretëror shqiptarë, Princit Leka II dhe LSM Princeshë Elia iu bë një pritje me të vërtet madhështore në New York, përfshirë edhe pritjen në familjen e Mulosmanve të Binak Alisë, në SHBA, një familje e njohur kjo mbretërore, Musli Mulosmanit.

JFK – New York City : Princit Leka II njoftohet se ka mbrritur në SHBA, për një vizitë zyrtare. Simbas disa burimeve konfindeciale të afërta këto me Princin Leka II, ai do të ligjerojë në një nga universitet amerikane, si dhe do të takohet edhe me disa personalitetet e New Yorkut, zyrtar të lart të shtetit.

Gjithashtu, i ndodhur në New York Princi Leka II do të marrë pjesë në ceremoninë e vdekjes së Musli Mulosmanit i cili ndërroi jetë, dje më 2 Maj 2017 . Musli Mulosmani është trashëgimtari më i vjetër i families së madhe të Binak Alisë së Malësisë së Gjakovës, nacionalisti legalist, antikomunisti dhe veprimtari i njohur i çështjes shqiptare.

Vdekja e mori pas një sëmundje të rendë, duke lënë të pikëlluar, bashkëshorten Serveten dhe vajzën e tij, Gjuljanën, nipa, mbesa, miq dhe dashamirë të shumtë në SHBA, Shqipëri, Kosovë dhe vise të tjera Shqiptare.

Musli Mulosmani bashkëshortja e tij Servetja, së bashku me të afërmin e tij Harry Bajrkatarin dhe zonja, ish- keshilltarja Lisa Milicaj, me rastin e kurorëzimit martesor më 8 Tetor 2016 ishin të ftuar në dasmën e Princit Leka II, i cili do të kurorëzohej me Znj. Elia Zaharia në një ceremoni të veçantë në Oborrin Mbretëror në Tiranë, ku morën pjesë, Mbretër, Princë dhe anëtarë të familjeve më të mëdha Mbretërore nga e gjithë bota, shqiptarët nga Diaspora dhe nga të gjitha viset etnike dhe personalitete të huaja.

Një numër shqiptarësh të Amerikës, u janë bashkuar të ftuarve të tjerë nga trojet shqiptare dhe nga mërgatat në Europë e Australi për të marrë pjesë në gëzimin e Princit Leka II dhe Elia Zaharia.

Mes dasmorëve dalloheshin mbretërori veteran Musli Mulosmani, Ekrem Bardha, Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj, Dr. Skënder Kodra, Marko Kepi e shumë të tjerë. Pjesëmarrësit kanë filluar të botojnë në Facebook disa prej fotografive nga Tirana.

Kjo dasëm e konsideruar si darsmë e shekullit, ndër më të mëdhat, pas asaj të gjyshit të tij, Mbretit të Shqiptarëve Zogu I më 1938. Ajo ishte kohe tjetër dhe familja Mbretërore u bë pjesë e një historie të dhunshme të fazhizmit dhe diktaturës komuniste.

Veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajraktari, nderuar me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, babai i të cilit Met Bajrakatri, ka qenë një mbretëror, ka thënë se :” E konsideroj veten tejet të nderur me një privilegj të veçantë që më mu dha rasti të jem prezent në ceremoninë martesore të princit Leka II me zonjushën Elia Zaharia, duke marrë parasysh lidhjet e familjes sime me Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogu I.

Mbasi Ai ishte mik i imi, i babait dhe gjyshit tim, Metë e Musli Bajraktari.

Harri Bajraktari ka thënë se ; “Babai im, kishte një respekt të jashtëzakonshëm për Leka Zogun I, të cilin pat rast ta takonte në rezidencën e tij New York në vitin 1972 bashkë me Musli Mulosmanaj që ishte gjithherë në ndërlidhje miqësore me Mbretin e Shqiptarëve. Nga entuziazmi që kishte babai im për të, gjatë bisedës sytë iu mbushën me lot ngaqë një takim i tillë atij nuk do t’ i mundësohej në Kosovën e okupuar atëherë nga Serbia dhe në Shqipërinë e diktatorit Hoxha. Mbretin Leka Zogu I e ka takuar edhe gjyshi im Musliu, gjatë një qëndrimi në SHBA, në një vizitë tek varri i heroit kombëtar Abaz Kupit në New York.

Ndërsa, ka shkruar ai tri vjet më vonë, më 8 Tetor të të vitit 1975 në qytetin e bukur të Spanjës Toledos, babai im Meta me një grup bashkatdhetarësh nga SHBA, në mesin e tyre edhe Can, Abedin dhe Hysen Mulosmanaj, Dr. Fuad Miftija, kolonel Xhemail Lajçi, Imam Isa Hoxha etj, morën pjesë në ceremoninë dasmore të Mbretit të Shqiptarëve Leka Zogu I, i cili u kurorëzua me zonjushën Susan Cullen Ward.

Dasmën e Princit Leka II në Tiranë më 8 Tetor 2016 , veprimtari i njohur Harry Bajrakatari e ka qujatur një koincidencë e këndshme, duke shtuar: “Babai në dasmën e Leka Zogut I në Spanjë, ndërsa unë tash në dasmën e Princit Leka II në Tiranë. Kjo është histori. Tradita miqësore në mes familjes mbretërore shqiptare dhe familjes sime nuk është ndërprë asnjëherë.”

Ndërkaq, Çifti mbretëror shqiptarë erdhën në New York, pesë vet më parë në kuadrin e aktiviteteve për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe 100 vjetorin e krjimit të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA .

L.T.M. Princi Leka mbrriti në SHBA, i ftuar zyrtarisht nga Vatra, ishte pjesë e veprimtarive, që do të organizoheshin pesë vjetë më parë në New York, nga data 28 dhe 29 prill 2012.

Në sallën e pritjes së mysafirve, të aeroportit ndërkombëtar të New Yorkut, kishin dalë me dhjetra bashkëatdhetar, mbetëror, legalistë e simpatizantë të familjes mbretërore, përfshirë edhe Musli Mulosnamin, i cili u nda nga jeta dje në moshën 87 vjeçë.

Dy vajza të reja veshur me kostumet popullore të Kosovës, e bija e Musli Mulosmanit , Gjuliana dhe një vajzë tjetër, i dhuruan çiftit mbretërorë shqiptarë, buqeta me lule të freskta, të shoqëruara nga dy djem të rinjë, që mbanin flamurin kuq e zi dhe flamurin e amerikan.

Mirëseardhejn! Princit Leka, dhe Princeshës Elia Zaharia, ia uruan Kryetari i Federatës Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z Hakik Mena, nën kryetari Ahmet Hoti, nën sekretari kësaj partie, zoti Tomorr Selmani dhe anetarët e tjerë veteranë zoti Musli Mulosmani, Sami Mulosmani, Guri Durollari, Xhaferr Elezi, Gjergj Ndreca, Rexhep Ymeri dhe Men Mena.

Me të mbritur në aeroportin e New Yorkut, L.T.M. Princi Leka, i tha gazetës kombëtare Bota Sot, se :”Nëpërmjet punës së Vatrës, dhe aktiviteteve të gjithë diasporës shqiptare në Amerikë, ne do të kemi sa më shumë të mira për kombin tonë, si dhe sa më shumë angazhime në shoqërinë Amerikane. Që të jemi sa më shumë afër me SHBA, duke e faleminderuar këtë vend si mikun tonë të madh dhe i shprehur këtij vendi edhe mirënjohjen tonë, nëpërmjet këtij komuniteti kaq të madh dhe kaq të vyer shqiptarësh në Amerikë ,mbasi kontributi i shqiptarëve të Amerikës, është i paçmuar në dobi të çështjes kombëtare.” tha ai.

Princi Leka, theksoi se me viztitën në SHBA, shpreh edhe një faleminderim të veçantë për mbretërorët dhe legalistët e këtij komuniteti, që i qëndruan besnik principeve mbretërore, për rolin dhe kontributin e tyre, përulem me respekt të madh, th ai për atë mbështetjen e tyre të vazhdueshme, pa marrë parsysshë kohën e mirë, apo të vështirë që kaluan, për fatet e kombit tonë”.

Princi Leka në kuadrin e asaj vizite, do të ndiqte ato ditë në New York edhe Konferencën shkencore, që u zhvillua me 28 prill, pra pikërishtë pesë vejt më parë .

Princi Leka gjithashtu do të përshëndeste edhe veprimtarinë shkencore të Vatrës në : Konferencën Shkencore me temë “Federata Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 Vjetë në shërbim të Kombit”, një konferncë kjo që do të ndiqej edhe nga media amerikane dhe shqiptare si dhe opinioni shkencor, për të cilën ishte treguar interes i jashtzakonshëm.

Mbasi në Konferencën Shkencore me temë “Federata Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 Vjetë në shërbim të Kombit”, 5 vjet më parë kanë referuar figura të njohura të botës akademike shqiptare, të cilat ishin të ftuar që të marrin pjesë në darkën e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, disa nga figurat me eminente të botës shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria dhe Diaspora.

Princi Leka dhe delegacioni që e shoqëronin atë në atë vizitë erdhën në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, për një vizite zyrtare duke zhvilluar takime me personalitete të larta të komunitetit, dhe zyrtarë te rëndësishëm te administratës si dhe anëtarë të Senatit dhe Kongresit amerikan në Washington.

L.T.M. Princi Leka,zhvilloje edhe një takim edhe me lider, veprimtarë dhe personalitete të njohura të komunitetit shqiptar në SHBA.

Princi Leka erdhi në Shtetet e Bashkuara, 45 vjetë mbasi babai i Tij Mbreti Leka I në vitin 1967, gjatë një veprimtarie politike në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti Leka i Parë kreu në SHBA-të në verën dhe vjeshtën e atij viti.

Mbreti Leka i Parë në vizitën e tij në SHBA, thuhet se e shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe të madhin Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve.

Mbreti Lekai Parë, 45 vjet më parë përgëzoi gjithashtu drejtuesit e Federatës PanShqiptare të Amerikës “VATRA”, si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA përsëri në disa vizita të tjera.

Princi Leka

Ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në "Sandton Clinic". Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve.

Titulli:

Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Anwar, Zog, Reza, Baudoin, Msiziwe, Princ i Shqiptarëve

Edukimi

Vitet e para të jetës mori mësimet nga një mësuese privat, para se të vijonte shkollimin në Johanesburg, në Afrikën e Jugut.

St Stithian's Collage
St Peter's Preparatory School
ST Peter Collage

Në vitin 2004 deri në vitin 2005 vijoi studimet në akademinë me famë botërore"Royal Military Academy of Sandhurst" në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: "The King Hussein Price" dhe toga e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si "The Sovereign's Platoon”.

Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.

KURSET:

Në vitin 2002, mësime private në letërsinë shqipe.
Në vitin 2004 kreu një kurs njëmujor në akademinë ushtarake "Skënderbeu" në Tiranë.
Në vitin 2004 kreu një kurs njëmujor në Bacons Field, "PreSandhurst Course"
Në verën e vitit 2006, vijoi kursin e gjuhës italiane në Peruxha, pranë "Universitta di Stranieri”.

Në vitin 2010 Akademia e Mbrojtjes, SCSDS pallati 8

President Nderi:

Kryetar Nderi i qytetit Baton Rouge dhe President Nderi i Kishës së Baton Rouge lindor.

Antar Nderit i Komunitetit Olimpik Shqiptar 2011-

ish-President i Federatës Shqiptare të Golfit.(2011-2016)
Udhrat:

Kordoni I madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro
Kordoni I madh të Urdhërit Besa & Skenderbeu
Celsi i Qytetit të "New Orleans" nga Krytari i Bashkise Z.Landrieu
Titulli "Qytetar Nderi" i qytetit te Burrelit
Titulli "Qytetar Nderi" i Komunes se Berdices, Shkoder

Gjuhët:

Shqip
Anglisht

Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar:

Në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.

Prince Leka II as a youngster

Historia e Emrit të NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve:

NTM u pagëzua me emrin Leka nga MSM Susan, Mbretëresha e Shqiptarëve. Emri Anëar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anëar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I, kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës. Emri Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën Zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.

Detyrat:

Princ Leka ka punuar pranë Ministrisë së Jashtme si Këshilltar i Ministrit në vitin 2006-2009 për çeshtjet e Mardhenieve dypaleshe. Ka punuar pranë Ministrisë së Brendshme si Këshilltar i Ministrit nga viti 2009 deri në 2012.

Nga 27 Korrik 2012 deri ne Dhjetor 2013 ka punuar si Këshilltar Politik pranë Presidentit të Republikës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat