Qindra shqiptarë në Nju Jork, përcjellin me shumë respekt për në banesën e fundit Musli Mulosmanin

Amerika

Qindra shqiptarë në Nju Jork, përcjellin me shumë respekt për në banesën e fundit Musli Mulosmanin

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 7 maj 2017 Në ora: 15:54
Pamje nga ceremonia mortore e Musli Mulosmanin

Qindra shqiptaro-amerikanë, u mblodhën të shtunën në Yonkers - NY, për të i dhënë lamtumirën e fundit bashkombasit të tyre, Musli Mulosmanaj, i cili ka qenë një emigrant shqiptarë, i larguar nga vendi i tij, në kohën më të egër të sundimit sllavo - komunist, ai gëzonte shumë respekt në komunitetin shqiptar. 

Musli Mulosmani, vdiq më 2 Maj 2017, në New York, nga një sëmundje e rëndë, duke lënë të pikëlluar pas vetes, bashkëshorten Serveten, dhe vajzën e tij, Gjuljanën, vëllanë, dy motrat, plot nipa, mbesa, miq dhe dashamirë të shumtë në SHBA, Shqipëri, Kosovë dhe vise të tjera shqiptare.

Vdekja e tij, u përcoll këto ditë me dhimbje të thellë jo vetëm nga anëtarët e familjes Mulosmanaj dhe të gjithë të afërmit e tij, por, edhe nga miqtë e shumtë, nga mbarë komuniteti shqiptar si në Amerikë, Shqipëri dhe Kosovë, viset të tjera shqiptare, të cilët dërguan mesazhe ngushëllimi familjes Mulosmani.

Në ceremonin mortore dje mori pjesë edhe Princi Leka, duke nderuar para arkivolit të mbuluar me flamurin tonë kombëtar, sipas traditës mbretërore. 

Gjithashtu, morën pjesë edhe disa udhëheqës së shoqatave e organizatave, përfshirë Vatrën, Rrënjët Shqiptare, patinë Lëvizja e Legalitetit veprimtarë të dalluar, biznesmen të njohura të komunitetit shqiptarë, emigrantë të vjetër, bashkëluftëtar të, të ndjerit, e të tjer, të cilët dërguan edhe kurora me lule të freskta.

 Ndërkohë, që telegrame ngushëllimi vazhdojnë të vijnë çdo ditë nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter, duke u drejtuar pjestarave të kësaj familje në këto ditë zie për ta, numëri i tyre njoftoi familja Mulosmani, i ka kaluar mbi 5 mijë vetë, nga SHBA, Europa, e tjer, theksojë njeriu më i afërt i kësa familje, veprimtari i njohur Harry Bajraktari. 

Ai theksoi se në mes tyre, kanë qenë edhe disa personalitetet e larta nga SHBA, Kosova e Shqipëria, të cilët dërguan mesazhe ngushëllimi  përfshirë mikun e madh të shqiptarëve Kongresistin demokrat i New Yorkut, Eliot Engel, Presidentin e Republikës së Kosovës zoti Hashim Thaqi , Ish Kryeministri i Kosovës, dhe kryetari i AAK, z. Ramush Haradinaj, kryetari i Opozitës në Shqipëri, lideri i PD, Lulzim Basha, Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushi, ambasadori kosovar Astrit Zemaj, deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj, e bija e Azem Hajdarit, Rudina Bajraktari, ish ambasadorët Bekim Sejdiu, prof. Islam Lauka dhe Mal Berisha, juristi z. Rasim Hasani, gazetarët Mujo Buçpapaj dhe Sami Neza, shkrimtari Ramiz Lushaj, veprimtarët Martin Shkreli, Luigj Gjokaj , Frank G. Shkreli, prifti ortodoks nga Argjentina me prejardhje shqiptare, Kryepeshkopi Aleksandër Greco, dhe shumë e shumë të tjerë.

Ceremoninë mortore e moderoi miku i familjes Mulosmani, ish gazetari i Zërit të Amerikës z. Idriz Lamaj, i cili tha, se “Axha Musli ishte trashëgimtari më i vjetër i families së madhe të Binak Alisë së Malësisë së Gjakovës, nacionalisti legalist, antikomunisti dhe veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, sidomos gjatë kohës kur la vendlindejn e tij për të dalë në botën e lirë".

Kurse, ceremonia e Përmortshme e lamtumirës u mbajtë të Premten dhe të Shtunën paradite me 6 Maj 2017, duke u nisur nga Shtëpia Motore F. Ruggiero &Sons, simbas të gjitha riteve fetare të besimit islam, nga Imam Muahmet Osmani, Imam Rifat Halili, dhe Imam Edin Gjoni, i cili erdhi nga Xhamia e Kuinsit.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Mulosmanaj, pas vdekjes së atdhetarit dhe aktivistit të çështjes shqiptare, Musli Mulosmanaj.

Presidenti, i Kosovës, përmes këtij telegrami ka shprehur ngushëllime familjes Mulosmanaj dhe gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë duke thënë se :“Me pikëllim kam marrë lajmin për vdekjen e atdhetarit, Musli Mulosmanaj. Me luftën e tij kundër fashizmit dhe komunizmit, Mulosmanaj u bë simbol i aspiratave të shqiptarëve për liri dhe demokraci”, ka shkruar Thaçi.

Sipas presidentit Thaçi, Mulosmanaj, me angazhimin e tij të palodhshëm u shndërrua në ambasador i të drejtave të shqiptarëve në Amerikë.“Mulosmanaj ,ishte zë i fuqishëm i Kosovës para, gjatë dhe pas luftës, duke kërkuar jetësimin e aspiratave tona të përbashkëta për një shtet demokratik,” thuhej në këtë telegram.

 Kurse, në telegramin e ngushëllimit të mikut të shqiptarëve, kongresitit Eliot Engel,  të cilin e lexoi Ken Biberaj, veç të tjerave theksohej sakrifica e gjatë familjes Mulosmani në luftën kundra sllavo komunizimit në Shqipëri, dhe ish Jugosllavi, për më shumë se 50 vjet, dhe i jepej një vend i veçantë në njohjen e tij me këtë familje në SHBA, nga kongresisiti Eliot Engel.  

 Më pasë mbi jetën dhe veprën tij duke sjell edhe kujtime, foli njeriu që nuk iu nda për asnjë moment Musli Mulosmanit, veprimtari i njohur Harry Bajraktari.

 “Sot kur po ndahemi për herë të fundit nga i ndjeri Musli Mulosmanaj, tha Bajraktari, nga kjo figurë e shquar e familjes së madhe të Binak Alisë, dëshiroj t’ ju shpreh ngushëllimet e mia dhe të familjes sime, bashkëshortes së tij, Servetes dhe vajzës, Gjuliana Mulosmanaj, si dhe familjes së gjerë Mulosmanaj në New York dhe në Malësinë e Gjakovës.”
 
Ndarjen nga një personalitet i shquar i trungut të familjes së madhe të Binak Alisë, veprimtari Harry Bajraktari, e quajti hmbje të madhe për komunitetin shqiptarë, si një figurë e rëndësishme kombëtare, një nacionalist, legalist dhe antisllav i përbetuar, tha ai duke shtuar se  Musli Mulosmanaj, gjithë jetën e tij ia kushtoi atdheut dhe çështjes kombëtare: Shqipërisë, Kosovës dhe të gjitha trojeve etnike shqiptare, duke mos kursyer asgjë nga vetja dhe familja e tij.

Përcollën në ceremoninë mortore me nga një fjalim lamtumire dhe ngushëllimi për bashkëshorten Sreveten dhe vajzën e tij Gjuliana, dhe mbarë familjen Mulosmani, Kryetari i Vatrës, Gjon Buçaj, ish trup-roja i Presidentit Rugova Adnan Mervoci, dhe konsulli i Kosovës, diplomati Ylber Kryeziu.

Kryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, dhe Kanada, zoti Hakik Mena, duke folur në emër të kësaj partie,  tha se kam pasë fatin me e njoftë nga afër dhe me bashkëpunue me të, qysh prej gati dy dekadash në kuadër të Legalitetit këtu në SHBA dhe mund të tregoj pa fund për angazhimin dhe përkushtimin e tij si veprimtar i kauzës zogiste, legaliste, nacionaliste :” Musli Mulosmanaj, ose baca Musli, siç i drejtoheshim ne ma të rinjtë, ishte nji kombinim i shkëlqyeshëm i trinomit: burrë malsie, pinjoll i nji topraku me za të Shqipnisë së veriut si dhe idealistit zogist! “

 Njerëz të tillë, si Musli Çel Mulosmani, tha zoti Mena, ndër të tjera që kishin si princip trinomin: atdhe, mbret e fe është privilegj të kesh pasë rastin me i njoftë s’afërmi, dhe unë e kam pas kët fat jo vetëm me u njoftë,  por edhe me bashkëpunu me kët burrë, që përveç hidhërimit, njeriu ndjen edhe trishtim, sepse figura të tilla, për brezin e sotëm janë të pa imagjinueshëm. 

“Familja e tij humbi njeriun e tyne me të dashtun e të shtrenjtë, zogistët e legalistët nji aktivist e idealist të devotshëm, nacionalistët nji aktivist të palodhun, “Vatra”, nji prej figurave më të nderuara, komuniteti nji njeri model shërbyes të tij, e Malsia e Gjakovës, nji prej burrave më të nderuar. Miqtë e dashamirët e tij, nji njeri fisnik të pa shoq” i dha lamtumirën në fjalën e tij Kryetar i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, dhe Kanada, zoti Hakik Mena.

Dr. Elez Biberaj, një i afërt me familjen Mulosmani , me dekeada në mërgim, i cili kishte ardhur familjerisht, që të i jepte një respekt, dhe një nderim të veçantë nadrjes nga kjo botë të Musli Mulosmanit.

Ai duke folur në emer te Sami Mulosmanajt dhe mbare familjes dhe farefisit Mulosmanaj ketu dhe ne Atdhe, falenderoje perzemersisht per pjesemarrjen e të gjithëve  ne kete ceremoni te permotshme.  

“Prania e juaj ia lehteson dhimbjen familjes Mulosmanaj dhe i jep force qe ta kaloje kete pikellim te thelle qe ndjen sot, andaj tha Dr. Biberaj mes emocioneve të pa pêrmbajtëshme, edhe njehere, ne emer te familjes Mulosmanaj, ju falenderojme me mirenjohje te thelle.”

Dr, Biberaj, në fillim të fjalës së tij mbasi shprehu ngushellimet e sinqerta, dhe thkesojë se :”Vdekja e Muslise, eshte nje humbje e pazevendesueshme per familjen Mulosmanaj.  Ata qe kane pasur fatin ta njohin nga afer, e dine se sa i devotshem ishte ai per familjen dhe te afermit e tij. 

Por vdekja e Musli Mulosmanajt eshte nje humbje e madhe edhe per mbare bashkesine shqiptaro-amerikane.  Ai ishte nje veprimtar i shquar qe gjithemone vinte interesin kombetar mbi interesin e tij vetjak dhe familjar.”  

Eshte e natyrshme vazhdojë Dr. Biberaj,  qe familja Mulosmanaj dhe ne te gjithe te afermite e miqet e kesaj familjeje patriotike, ta perjetojme vdekjen e Musli Mulosmanajt me dhimbje dhe pikellim te thelle.  Por trashegimia e jashtezakoshme qe ai le pas na lehteson dhimbjen.

Duke folur për këtë familje të njohur në Malsinë e Gjakovës, Dr. Biberaj tha se Musli Mulosmanaj rrjedhe nga nje familje patriotike, qe me sakrificat e saj brez pas brezi, duke filluar nga Mic Sokoli, Binak Alia, Shaban Binaku e deri ne ditet e sotme, ka shkruar faqe te arta te historise se kombit tone. 

Te brymosur me idealet me te larta kombetare, Musliu dhe e gjithe familja e tij mbajten lart emrin dhe vepren e para-ardhesve te tyre.  Ne jemi deshmitare te angazhimit dhe perpjekjeve te pareshtuara te Muslise, vellaut te tij Hysenit, dhe kusherijeve te pare Canit, Abedinit dhe Samise, per te cuar ne vend amanetin e te pareve te tyre per lirine dhe bashkimin e Shqiperise e te Kosoves. 

Më tej ai vuri në pah atë se gjate gjithe jetes se tij, Musliu luftoi kunder diktatures komuniste dhe per vendosjen e demokracise dhe bashkimit kombetar. Megjithese pjesen me te madhe te jetes e kaloi ne mergim, mendjen dhe zemren gjithemone i kishte ne Atdheun e tij te dashur. 

Mirëpo, shtoi Dr Biberaj, “Fati e solli qe Musliu dhe familja e tij e ngushte te ndesheshin me veshtiresi te medha: arratisja e detyruar nga Atdheu, trajtimi shtazarak i asaj pjese te familjes qe mbeti ne Atdhe, emigrimi i veshtire ne vende te ndryshme e fillimi i jetes nga e para ne Shtetet e Bashkuara, dhe humbja e njerezve te tyre me te dashur. Ai i perballoi te gjitha veshtiresite me vendosmeri dhe pa komprementuar parimet e tij.  I dinjitetshem dhe krenar, ai kurre nuk i lejoje vetes qe te dorezohej perballe sfidave”. 

Familja Mulosmanaj me te drejte krenohet me birin e saj.  Po me vepren e Musli Mulosmanajt krenohet e gjithe Malesia e Gjakoves, Kosova, dhe mbare Atdheut yne, u shpreh Dr. Biberaj.

Ai tha se respektit qe ai gezonte pasqyrohet ne menyre te jashtezakonshme me miqesine dhe lidhjet e ngushta qe mbante me personalite nga fusha te ndryshme, perfshire udheheqesit me te larte politike, zyrtare, shkrimtare, gazetare dhe veprimtare te ceshtjes kombetare.  Kete e deshmon edhe prania e nje numeri kaq te madhe njerezish ne kete ceremoni te permotshme dhe mijera mesazhe ngushelluese qe ka marre familja.

“Mbasi,  në cdo rrethane dhe ne cdo vend, ai mbizoteronte me qendrimet e tij parimore, sinqeritetin, dhe urtesine e tij te lakmueshme.  Musli Mulosmanaj ishte burre zotni ne kuptimin e plote te fjales”.

Në fund të fjalës së tij Dr, Biberaj, u shpreh se e keshte te veshtire t’i jap lamtumiren e fundit Musli Mulosmanajt,  që sipas tij, të dy familjet gjithmone kishin kane qene bashke –  ndersa ato kane ndare te miren e te keqen.  

Muslia tha Dr. Biberaj, ka qene nder shoket dhe miqet me te ngushte e te dashur te Babes tim, andaj une gjithmone do t’i cmoj marredheniet shume te ngushta qe kam pas me te. 

Musli Mulosmanaj, ka qene mixha im i dyte, dhe sot une perulem me respekt para kujtimit te tij.  I lutem Zotit, qe ta pranoje ne parajse. I perjetshem qofte kujtimi i tij” përfundojë Dr. elez Biberaj.

Në fund ndarjen me bashkëshortin e saj Musli Mulosmani e përcolli e pikëlluar dhe me lot në sy Servetja, dhe e bija Gjuliana, nipi i tij, të cilët treguan se sa krenar ishin ata me Musli Mulosmanin si burrë dhe si baba, dhe axhë, duke shprehur një faleminderim të veçantë për të gjithë pjesëmarrsit.

Varrimi i Musli Mulosmanit u bë në varrezat qytetare Maple Grove Cemetery, në Kew Gardens - Queens NY, aty ku prehen edhe disa anëtarë të tjerë të familjes Mulosmani, Abedin, Hysen dhe Skënder Mulosmanaj dhe figura të njohura të komunitetit gjeneral Abaz Kupi si dhe ish Skeretari i Përgjithshëm e PLL, Fuad Myftia.

Familja i dha lamtumiren e fundit, mes një pikëllimi të madh dhe lotësh, ku të gjithë me rradhë hodhën nga një grusht dhe, mbi arkivolin trupit të pa jetë tëMusli Mulosmanit , i cili u nda nga jeta në moshën  87 vjeçare u lind më 10 Gusht 1930 në Fang të Bujanit, në Malësinë e Gjakovës dhe vdiq më 2 Maj 2017 në New York - SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat