Gjon Keka sjellë librin më të ri “Demokracia dhe tranzicioni i shteteve të Europës Juglindore-rasti i Shqipërisë dhe Kosovës”

Amerika

Gjon Keka sjellë librin më të ri “Demokracia dhe tranzicioni i shteteve të Europës Juglindore-rasti i Shqipërisë dhe Kosovës”

Më: 11 maj 2017 Në ora: 16:05
Ballina e librit

Shpërthimi i frymës së demokracisë dhe pluralizmit e dëboi nga horizonti i vendeve të Europës Juglindore frymën e errët dhe ideologjinë e regjimeve komuniste, por disa nga vendet si Shqipëria dhe Kosova nuk arritën ta bëjnë një vetëpastrim nga këto frymë dhe ideologji që u ishin ngjitur këtyre dy vendeve përgjatë historisë së tyre.

Kësisoj, edhe përkundër kësaj hapësire që vendet kanë krijuar në shpirtin dhe mentalitetin e tyre për frymën e demokracisë, ende nuk shihet si garant i sigurt që kjo frymë të triumfojë mbi të keqen dhe mbi veset e këtyre vendeve, që ato të fillojnë të pasurohen me alternativa të cilat janë fryt i demokracisë dhe lirisë politike të krijuar në këtë rajon pas shembjes së diktaturave komuniste dhe ndaljes së luftërave të përgjakshme.

Kjo, për faktin se edhe sot vërehet se janë po ata që e pengojnë dhe e dëmtojnë zhvillimin, ndërtimin e shoqërisë demokratike, shtetin ligjor dhe demokratizimit, si dhe rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Të gjitha këto janë taktikat e armiqve të së vërtetës dhe ligjit si, për shembull pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe dukuritë e tjera negative që shfaqen rëndom.Megjithatë, transformimi është një proces jetik i popujve që e kanë përqafuar sistemin e ri demokratik që nga koha e shembjes së regjimeve diktatoriale. Për këtë, edhe rezultatet e disa prej shteteve të Europës Juglindore, si Sllovenia dhe Kroacia, janë arritur me një energji të madhe, gjë që ka bërë që këto vende, pas transformimeve rrënjësore të bëra ngadalë por sigurt, janë ngjitur në shkallët e zhvillimit dhe të integrimit në strukturat euroatlantike.

Por pse Shqipëria dhe Kosova kanë mbetur tepër të vonuara dhe me shumë dobësi, krahasuar me vendet e përmendura më lart, të cilat tanimë janë pjesë e Bashkimit Europian?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat