Nexhmedin Spahiu në rolin e Ali Shukriut në Beograd

Amerika

Nexhmedin Spahiu në rolin e Ali Shukriut në Beograd

Nga: Skënder Karaçica Më: 21 maj 2017 Në ora: 05:44
Nexhmedin Spahiu në televizionin e Serbisë duhe hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama

Në paraqitjet publike të Nexhmedin Spahiut me motive "politike" nga bulevardet në Prishtinë dhe Mitrovicë ,ka krijuar më shumë tone skandaloze që kanë marrë përmasën e një njeriu me kurriz të thyer para kohës shqiptare dhe të Kosovës. Më këtë të dhënë relevante, SHSHA në Çikago reagon kundër debatit të tij në RTS1 në Beograd bashkë me Ivica Daçiq dhe gjeneralin serb të policisë vrastare në Kosovë gjatë vitit 1998-99.

Nuk e kemi të qartë se çfarë ,,misioni paqësor,,(sic!)ka mare mbi supet e veta profesori i mjerë nga Mitrovica,që RTS1 e quante profesor të Universitetit të Prishtinës,i cili gjatë tërë kohës në këtë (pa)debat të shëmtuar me dy kriminelët serb,Saphiu fliste me gjuhën e renegatit dhe njeriut më antishqiptar të Ali Shukriut që kishte prejardhje nga Mitrovica,njeriu i ngjitur në organet më të larta të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë,thotë në këtë reagim SHSHA në Çikago.

Përmes belbëzimeve të ,,sintaksës serbe,,Nexhmedin Spahiu ia bënte qejfin Ivica Daçiq,pionerit të Sllobodan Millosheviq, që përmes programeve ushtarako-policore kishte për qëllim të djegë tokën e Kosovës dhe të asgjësojë deri në substancë popullin shqiptar në tokën e vet etnike.

Këtë të dhënë të kohës,Spahiu e kishte harruar dhe shkonte aq larg saqë pa fije turpi dhe prej sedrës së tij prej,,profesorit,,e quante kryeministrin shqiptar Edi Ramën nën ,,ndikimin e drogës,,kur në disa paraqitje pati falur haptas për çështjen shqiptare në Ballkan dhe të çështjes së Kosovës në raport me BE-në,thotë për opinion SHSHA dhe ia tregon vijat e turpit Spahiut që në Beograd fynte Shqipërinë dhe Kosovën.

Po i tregojmë Nexhmedin Spahiut dhe Ivica Daçiq se shqiptarët e ripushtuar në Kosovë dhe në viset tjera etnike asnjëherë nuk e patën konsideruar për shtet të vetin as ish-Jugosllavinë e aq më pak Serbinë që ishin në luftë të pareshtur për liri dhe pavarësi që nga vitet 1844-1999,thotë SHSHA në Çikago.Si është e mundur që Spahiu rastin e masakrës deri në gjenocid të Reçakut pajtohej me dy kriminelet në RTS1 në Beograd,që e thoshte pioneri i Millosheviq,Ivica Daçiq se këtë rast e ka ,,fabrikuar,,

Viliam Voker se sipas tij nuk ka pasur masakër në Reçak dhe e tërë kjo është bërë për të bombarduar Serbinë.

Tashti Serbia përmes protagonistit të kohës vrastare të Serbisë ndaj Kosovës,Ivica Daçiq dhe argati i djallit N.Spahiu, mundohen që problemin e luftës dhe të masakrave që patën kryer formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare  serbe ndaj Kosovës,të shkojnë sipas kriminelit serb në ,,muzeun historik,,të harresës historike.

N.Spahiu në debatin e me dy kriminelët serb TVS1 në Beograd,foli në rolin e një ,,prokurori,,edhe për dy liderët shqiptar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.Përderisa N.Spahiu mendote e harronte se çfarë të thoshte më parë,Ivica Daçiq,në stilin e tij prej,,diplomati,,thoshte se ai kishte propozuar,,paqe,,,me Hashim Thaçin,që për dy popujt viktima të luftës në Kosovë të bëjmë një ,,përmendore,,të përbashkët(!).Kush e bën këtë në botë,agresori dhe çlirimtarët të jenë në një përmendore të përbashkët(shqiptarët dhe serbët).

Skandaloze se jo mahi,këtë e bën Serbia dhe me çdo kusht gjatë këtyre viteve,ajo shpeshherë ka luajtur në kartën e xhokerit për të fituar në tovolinë luftën politike.Kjo kurrë nuk do të ndodhë që të kemi sërish përmendore të ,,vëllazërim-bashkimit,,me motivet e njohura të Serbisë,vraj natën e qaj ditën,thekson në këtë reagim SHSHA në Çikago.

Skënder Karaçica

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat