Hotjanët u takuan sot në New York

Amerika

Hotjanët u takuan sot në New York

Më: 28 maj 2017 Në ora: 12:05
Hotjanët

Sot në New York u takuan bashkatdhetarët tanë nga Hoti mbi Plavë për të kundërshtuar ndërtimin e një mini-hidrocentrali, i cili do të shfrytëzojë ujërat e Hotit dhe natyrën piktoreske të këtyre trevave.
 
Nga takimi i sotëm të gjithë njëzëri kundërshtojnë prekjen dhe shfrytëzimin e bukurive të natyrës së Hotit për qëllime komerciale dhe përfitime të individëve, duke nëpërkëmbur vullnetin e Hotjanve dhe duke sjellur vendime të njëanshme pa përfillur vullnetin e vendorëve.
 
Askush, as qeveri dhe as individ, nuk mund të sjellin vendime për pasuritë tona shekullore, pasuri këto që me shekuj i kemi ruajtur dhe mbrojtur nga çdo pushtues. 
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat