President Nishani Dekoron Komunitetin Shqiptar në Chicago

Amerika

President Nishani Dekoron Komunitetin Shqiptar në Chicago

Nga: Nga Arbër Ajeti & Shaban Zenuni Më: 6 qershor 2017 Në ora: 05:46
Shqiptarët, SHBA

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois, me seli në Chicago, ndihet tejet krenar për vlerësimin që i bëri Presidenti i Republikes së Shqiperisë, z. Bujar Nishani. Me 4 Qershor, 2017 Presidenti Nishani dekoroi organizaten Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois si dhe 6 veprimtar që jetojnë dhe veprojne në Chicago dhe rrethinë me titujt si vijon:

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois – Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut

(Bordi Drejtues: Bujar Breznica, Gjaneto Harusha, Elton Ademi, Arbër Ajeti, Shaban Zenuni, Luan Elezi, Riza Milla, Endri Baçi, Dritan Papazisi, Armend Sojeva, Besim Durmishi dhe Avni Bucolli)

Z. Jusuf Azemi – Nderi i Kombit
Z. Fejzi Sulejmani – Mirënjohje për Merita të Veçanta Civile
Z. Riza Milla – Mirënjohje për Merita të Veçanta Civile
Z. Ismail Kashtanjeva – Mirënjohje për Merita të Veçanta Civile
Z. Rasim Bebo – Mirënjohje për Merita të Veçanta Civile
Z. Nick Vangel – Mirënjohje për Merita të Veçanta Civile

Ceremonia e shpërndarjes së dekoratave u mbajt me 4 Qershor, 2017 në Diplomat West. Mbrëmjen e hapi nënkryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois, z. Gjaneto Harusha, i cili përshëndeti të pranishmit dhe ftoi kryetarin e Komunitetit z. Bujar Breznica për një fjalë rasti. Në fjalimin e tij, z. Breznica shprehu kënaqesine për nderimin që I bëhet Komunitetit Shqiptar në Illinois nga Presidenti Nishani dhe përgëzoi të dekoruarit në emër të Presidentit dhe në emrin e tij personal.

Z. Breznica po ashtu theksoi se Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois gjithmonë ka pasur aktivistë dhe veprimtarë të dalluar që kanë kontribuar vazhdimisht për çështjen shqiptare si dhe ruajtjen e gjuhes dhe kultures shqiptare jo vetem ne Chicago, por kudo që jetojnë shqiptarët. Pas fjalës së tij përshëndetese, z. Breznica ndau mirënjohjet në emër të Presidentit Nishani.

Gjatë darkës solemne, të dekoruarit patën rastin ta marrin fjalën dhe ta falenderojnë Presidentin Nishani për vlerësimin si dhe rrefyen pjesë nga veprimtaria e tyre që la gjurmë të thella në këtë komunitet dhe më gjërë. Në keto biseda, spikati fjala e z. Azemi i cili tha se gjithmonë ka qenë dhe do të jetë shërbetor i shqiptarëve. Z. Azemi mbylli fjalen e tij më thënjen “Shqipëria, Shqipëtareve” e cila ngjalli emocion tek të pranishmit.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe përfaqësues të organizatave shqiptare që punojnë dhe veprojnë në shtetin e Illinois-it, siç janë Shoqata Prespa, Ulqini, Çameria dhe të tjera. Mbrëmja u mbyll më tinguj të ngrohtë të muzikës shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat