Në Detroit, u mbyll me shumë sukses Festivali i II-të Shqiptaro Amerikanë

Amerika

Në Detroit, u mbyll me shumë sukses Festivali i II-të Shqiptaro Amerikanë

Detroit - Beqir Sina Nga Detroit - Beqir Sina Më 6 qershor 2017 Në ora: 19:30
Festivali i II-të Shqiptaro Amerikanë

Detroit - Michigan: Më 2 deri 3 dhe 4 qershor, për tri netë me radhë në zemër të qytetit të Detroiti, u zhvillua festivali më i madh festiv i shqiptaro -amerikanëve, zonën në veri-lindje të SHBA : ”Festivali i II -të, Shqiptaro-Amerikan - Albanian-American Festival”. 

I ashtuquajtur festival, në konceptin amerikan, ky aktivitet artistik e kulturor, është krijuar nga showman Ben Pëllumbaj, dhe organizohet në sheshin e festivaleve artistike, amfiteatrin verorë të Detroitit - “Hart Plaza”, ku për tre netë me radhë më shumë se 4 mijë shqiptarë Metorsë së Detroitit, por edhe nga shtetet për rreth Çikagos (Illinoi), Torontos - (Kanada), dhe Toledos ( Ohaio) , dhe nga larg New Yorku, New Jersey, Kenektiket, e Pensillevenia, u argëtuan me  këngë e vallja shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, e trevat shqiptare.

Në këtë shesh gjatë festivalit valëviteshin flamujt kuqezi, dhe SHBA, si dhe në stenda për rreth sheshit ishin vendosur poster të mëdhenj me portretin e Nëna Terezes. 

Për tre netë me radhë, këtu do të dëgjohej vetëm shqip zëri i disa  yjeve të estradës shqiptare, këngëtar e artistë shqiptaro-amerikane, në SHBA, të të gjitha rrymave muzikore, duke përfshirë instrumentet dhe meloditë autoktone shqiptare, dhe prezencën e kulinarisë tradicionale shqiptare. 

Në këtë festival për herë të parë mori pjesë edhe legjenda e muzikës shqiptare, këngëtari që ngriti peshë publikun Sabri Fejzullahu, si dhe “Sokrati” i poezisë shqiptare, Mirushin Kabashi, i cili është i nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe që u pritë me duartrokitje të mëdha.

Festivali i Detroitit, është padyshim për nga organizimi ngjarja më e madhe festive, që mbahet ndonjëherë në shtetin e Michiganit, dhe ndoshta edhe në komunitetin e shqiptarëve të Amerikës, duke u realizuar kështu një nga pritjet shumëvjeçare të ideuar edhe më herët, të cilat kanë mbetur të pa realizuara, derisa përfundimisht, këto vitet e fundit, ato u bën realitet dhe ëndërr e realizuar e organizatorit të këtij festivali  pjesës që i përket këtij komuniti.

Edhe, kësaj rradhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar Ben Pëllumaj, por si thotë ai me modesti edhe me ndihmën që i dhanë atij edhe shumë shqiptaro-amerikanë të tjerë (sponsorizuesit), përfshirë Kishën Katolike Zoja e Shqiptarëve me meshtarin Don Nue Gjergji, dhe dy Televizionet e Shqiptarëve të Amerikës, ishin ata që e ben këtë festival ngjarjen e madhe artistike në Detroit.

“Kisha Katolike Zoja e Shqiptarëve, me famullitarin Don Nue Gjergji, është me një kontribut të veçantë për mbajtjen e këtij festivali, thotë organizatori i këtij festivali Ben Pëllumbi, duke shtuar se edhe duhen  falënderuar edhe Kisha Katolike Shqiptare e Shën Palit, në partneritet të barabartë me Teqen Bektashiane, Xhaminë shqiptare, dhe disa organizatat shqiptare-amerikane, biznesmen e afaristë shqiptarë si dhe veprimtarë e lider të komuniteti shqiptaro-amerikan, të cilët ndihmuan sado pak në realizimin e këtij festivali në Hart Plaza – Detroit, për të dytin vit me radhë”

Duke e bër kështu Festivalin Shqiptarë – Amerikanë, një aktivitet madhështor i këtij komuniteti i përvitshëm, që po mbahet për her të dytë në historinë e këtij komuniteti, në qendër të qytetit të Detroitit, sheshin e njohur Hart Plaza.

Stolisja e këtij sheshi nga më të mëdhenjtë në qytet dhe më i bukuri, me dekorin tonë kombëtar simbolet dhe ngjyrat kuq e zi, me logon e madhe të Festivalit Albanian American në hyrje të tij, me dy flamuj shqiptar, posterin e madh me fotografinë e Nanë Terezës, në hyrje të sheshit Hart Plaza , dhe logoja e madhe me sponsored, shfaqja non stop në një ekran gjigand,  ishin elementet që tërhoqën vëmendjen e mijëra amerikanëve dhe turistëve të huaj - por edhe të më shumë se 4 mijë shqiptarëve të shumtë që patën mundësinë për tre netë me radhë të ndiqini këtë festival.

Festivali u zhvillua i hapur në natyrë, në amfiteatrin verorë, në qendër të sheshit, dhe vazhdoi me performancën jashtë festivalit në skenën e dytë në mes të sheshit Hart Plaza .

Ai nisi ditën të Premten, dhe vazhdoi në të njëjtën atmosferë e gëzim, në të njëjtin vend të shtunën, dhe të dielën, nga ora 6 pasdreke dhe u mbyll në ora 12 të mbrëmjes. 

Në të treja netët e festivalit shitoret ambulante me suvenire kombëtare si dhe ushqime të kuzhinës shqiptare me ushqime e pije të bollshme tradicionale shqiptare, e bën edhe më të këndshëm festivalin shqiptar në Detroit .

Prezantues  të Festivalit – të II- të ishin Joli Paparisto, Fran Gjokaj dhe Arben Dervishi, kurse orkestrimet muzikore, nga DJ Tershana, dhe eskluziviteti televizivë ishte i TV i Shqiptarëve të Amerikës ALBTVUSA, me Gani Vila, dhe ACTV i biznesmenit Ndue Ftoni nga Deroiti, TV Boin, dhe të tjera.

President i Festivalit – Arben Pllumaj

Në mesin e artistëve pjesëmarrës, në Festivalin e II-të Shqiptaro - Amerikan ishin edhe disa emra mjaft të njohur të skenës shqiptare si këngëtari i madh nga Kosova, Sabri Fejzullahu, fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare për muzikë, këngëtarët mjaft të njohur, dhe të vlerësuar në skenën artistike Fredrik Ndoci, Gezim Nika, Ermira Babaliu,  këngëtarët çamë Enkeljda Arifi dhe Hysni Alushi, të ardhur enkas nga Shqipëria, këngëtari Valbona Mema, sopranoja , Anila Hoxha këngëtarja Gjyste Vulaj, Genta Ismalili, Elisa, dy vëllezërit nga Korça, Nesti dhe Endri Prifti, Lili Gjidodaj nga Puka, dhe aktori i madh nga Shqipëria, Mirush Kabashi, dhe aktori i Portakollisë Ernad Sojli .

Në këtë festival performuan gjatë tri netëve edhe tre grupet e mrekullueshme të valltarve të djemve e vajzave të talentuara të Grupit “Rozafa” nga Nju Jorku, me drejtuese dhe koreografe Angelina Nika, Grupi djemeve e vajzave  “Gjergjë Kastrioti Skënderbeu” të Detroitit, me Joli Paparisto, dhe ai shumë i dashur “Shqiponjat e Vogla” nga Toronto, me udhëheqës artistik, Ramazan Kellezi dhe Ruki Kondaj, si dhe disa artistë nga Shqipëria, artistë lokalë dhe grupe tradicionale nga Michigan, New York  dhe Çikago.

Për tre netë me rradhë, jashtë festivalit në skenën në bregun e lumit Windsor rreth 300 metra larg nga bregut tjetër, ku ndodhet qyteti kandaez Windsor, vallëzuan dhe kënduan në shesh në shoqërinë e këngëtarëve të festivalit, qindra djem dhe vajza shqiptare, të cilët u bën edhe bukuria e këtij festivalit madhështor, që do të hyjë në historinë e kulturës së Shqiptarëve të Amerikës, si një festivali shqiptar në SHBA, që do të mbahet mend gjatë, një bukuri e vërtetë shqiptare për Atlantikut.

Kënga e vallja dhe tradita  shqiptare në Detroit, për 3 netë me radhë

Sabri Fejzullahu, Gëzim Nika, Fredrik Ndoci, Ermira Babaliu, Artur Matia, këngëtarët e Enkeljda Arifi dhe Hysni Alushi, këngëtarja Valbona,Anila Gjermeni - Hoxha -Gjyste Vulaj Genta Ismalili , Lili Gjidolja, Elisa, Artur Matia, dhe aktori i madh nga Shqiperia, Mirush Kabashi, së bashku me aktorin e Portokallisë Ernad Sojli , dy vëllezërit nga Korça, Nesti dhe Endri Prifti që u ngjitën në skenën e amfiteatrit të festivalit, dhe sheshin veror të Hart Plaza , së bashku me  Grupet e mrekullishëm të valltarëve “Shqiponjat e Vogla”nga Toronto, Grupin “Rozafa” të Agelina Nikës, dhe atë “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” të koreografes Jola Paparisto, preformuan duke mrekulluar shqiptarët, dhe duke sjell për tre netë në Detroit, atë atmosferën e koncerteve madhështore, kur mizikantët, artistët dhe këngëtarët shqiptar ngrenin në peshë të gjithë publikun, i cili për tre netë u bashkua me ta dhe këndojë e vallëzojë ne shesh deri pas mesnatë.

Organizatori, tha se :”Me këtë Festival shqiptaro-amerikan ne kemi si qëllim bashkimin e të gjithë shqiptarëve, në një process që ka nisur prej vitesh në këtë komunitet, nga veprimtar dhe lider të dalluar të komunitetit, dhe tejkalimin e atyre ndasive dhe dallimeve që kemi. Qëllimi ynë është që të arrijmë si komunitet, bashkimin tonë kombëtar dhe unitetin për brezat e ardhshëm e shqiptaro-amerikanëve, për të festuar dhe për të kontribuar së bashku në komunitetin shqiptarë. Zotimin tonë dhe angazhimin tonë për të ruajtur dhe për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë tonë të pasuror jetën kulturore, e artistike, që ajo si ka qenë traditë tek shqiptarët e Amerikës, të mbeten të vazhdueshme, dhe përgjithmonë! Shqipëria, atdheu ynë, vendorigjina jonë dhe Amerika, vendi ynë i dashur, shtëpia e dytë, dhe e përshtatur, janë dhe do të mbeten përgjithmonë e të pandashme në zemrat tona. Zoti e bekoftë dhe të na mbrojë të gjithë Shqiptarët! Le të festojmë, dhe le të argëtohemi si shqiptar!”

Festivali u mbyll në një atmosferë mjaft të këndshme festive dhe është manifestimi kulturor më i madh Komunitetit shqiptaro-amerikan në Michigan, e shtetet për rreth tij, duke sjellë disa nga këngëtarët më të mirë të skenës shqiptare, nga Shqipëria. Kosova, viset shqiptare dhe diaspora, kudo që ata ndodhen, që të ndihmojnë për të ndarë kulturën shqiptare me komunitetin shqiptarë në SHBA, si dhe me amerikanët e komunitetet e tjera.

 Ky është një konceptim amerikan,  por një traditë e hershme e këtij komuniteti, në Miçigan, që dy vitet e fundit biznesmeni i suksesshëm shkodran në SHBA, Ben Pëllumbi, e solli këtë festival të mbahet javën e pare të qershorit në qendër të qytetit të Detroit, sheshin e famshëm “Hart Plaza”. 

Ky festival ka marrë për te dytën herë edhe mbështetjen e gjerë të komunitetit shqiptarë dhe ndihmohet edhe nga dy kishat shqiptare, Kisha,  Katolike Shqiptare St. Paul, Kisha Orodokse Shqiptare St. Thomas, Qendra Islamike Shqiptare, Qendra e Bektashinjve Shqiptarë, Televizionet lokale shqiptare, si dhe nga disa  organizata, shoqata dhe biznese shqiptaro-amerikane të Metrosë së Detroit.

 Ky festival, bashkon të gjitha komunitetet shqiptare si pjesë e veçantë e kulturës sonë të njohur ndërkombëtarësh mbi harmoninë fetare,.

Festivali Shqiptaro – Amerikan, u ndoq nga qindra vet, dhe dy Televizionet shqiptaro amerikane, në Detroit, ACTV, dhe ALBTVUSA, Boin, e studioit, private,  TVSH nga Tirana, Kameroman Ilir Buçpapaj dhe gazetar Ramazan Çeka, të ardhur enkas, si dhe gazeta Bota sot dhe gazeta shqiptaro amerikane Illyria në New York.

Image
Festivali i II-të Shqiptaro Amerikanë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat