Federata PanShqiptare e Amerikës “Vatra” mbajti kuvendin e saj në Nju Jork

Amerika

Federata PanShqiptare e Amerikës “Vatra” mbajti kuvendin e saj në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 11 qershor 2017 Në ora: 16:16
Federata Panshqiptare të Amerikës”VATRA”

Federata Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, mbajti dje kuvendin, i cili filloi punimet të Shtunën më 10 Qershor 2017, në njerin prej auditoreve të kolegjit “Manhattan College”, në qytetin e Bronxit - Nju Jork.

Hapja e kuvendit të Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, u bë sipas traditës vatrane nëpërmjet një përshëndetje të posaçme drejtuar këtij Kuvendi - nga anëtari më i vjetër prezent- kryetari i mëparë Dr. Gjon Buçaj, i cili me këtë rast, ka përshendetur  Kryetarin e Nderit, të kësaj shoqërie të madhe shqiptare, në diasporë, zotin Agim Karagjozi, i cili, para 10 viteve është tërhequr për arsye të forta shëndetësore. 

Zoti Agim Karagjozi, gjithashtu është shpallur Kryetar Nderi i Përjetshëm i Vatrës, titull, që deri tani i është dhënë vetëm të ndjerit Anthony Athanas. 

Në këtë Kuvend, i cili përkon edhe me zgjedhjen e Kryetarit të ri të Vatrës, u shënua edhe 105 vjetori i themelmit të Vatres.
 Në Kuvendin e Vatrës, morën pjesë dhjetëra delegatë e mysafirë të nderuar dashamirë të Vatrës, nga Nju Jorku dhe zona e "Tri Shteteve", Detroiti, Uashingtoni, Florida, Bostoni, Toronto (Kanada) e të tjerë. 

Sipas, procedurës së këtij Kuvendi pas zgjedhjes së komisionit prej tre veta, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve, Kryetari i Kuvendit të Vatrës, u votua zoti Amir Zotaj, (kryetar i degës Washington) sekretar të Kuvendit u zgjodhën Adriatik Spahiu dhe Naze Veliu, të cilët ndoqën dhe procedurën e këtij Kuvendi në bazë të Kanunores së shoqatës VATRA, duke verifikuar mandatet e delegatve. 

Pas këndimit të Himneve kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë, nga këngëtari Frederik Ndoci, dhe shoqërimin e tij nga të gjithë pjesëmarrësit, kryetari i Kuvendit të Vatrës, Armin Zotaj, kërkoi të mbahet një minutë zi, për të nderuar të gjitha ata që ranë për kombin shqiptar.

Kuvendi më pastaj nisi me një ceremoni rasti, me nderimin më të lart të Vatrës në 105 vjetorin e saj duke nderuar tre vëllezërit shqiptaro amerikan, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi.

Kryetari i Vatrës Dr Gjon Bucaj, tha se është në nderin e Vatrës, që me këtë rast të nderohet edhe Epopeja e UÇK-së, dhe me "Çertifikatën e Mirënjohjes" të bëhet një nderim i veçantë edhe për tre vëllezërit Bytyqi që ishin Ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku nga SHBA, dhe shkuan e luftuan për çlirimin e Kosovës.

Ndërkohë, familja Bytyqi, mes emocioneve të papërshkrueshme, duke marrë çertifikatën e “Mirënjohjes së Vatres"në emër të familjes , foli babai i tre vëllezërve dëshmorë, Ahmet Bytyqi - i cili ka uruar me këtë rast, punë të mbarë këtij Kuvendi, duke thënë se: Vatra ishte adresa e vetme që u drejtuan shqiptarët, prej kolonive të para dhe ishte institucioni i vetëm i shqiptarë në botë, që mbajti gjallë frymën tonë kombëtare, me Nolin në krye.

Ai, më pas falenderoi në emër të tij, dhe familjes të gjithë të pranishmit, duke e vlerësur nderimin e Vatrës, "së kolosve të kombit Shqiptar, - Nolit e Konices, duke i nderuar këta dy kolos, me të gjithë pjesëmarrësit me një minut heshtje". 

Babai i tre vëllezërve dëshmorë, Ahmet Bytyqi, në fund ka përshëndetur me urimin për nji Shqipëri Etnike.
Tre djemtë e tij, të tre vëllezërit  Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së, përkatësisht të batalionit “Atlantiku” i përbërë nga djem e vajza shqiptarë, që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët në vitin 1999 ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në fund të muajit korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar nga forcat serbe nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë, dhe janë egzekutuar barbarishtë nga policia serbe. Trupat e tyre janë gjetur në një varrezë masive me duar të lidhura me tela, mbas përfundimit të luftës.

Sipas procedurës, Kuvendi më pas nisi punën, dhe i përfundojë punimet e saj brenda ditës me zgjedhjen e kryetarit të ri, të Vatrës mbas dhënjes së “dorëheqjes” së kryetarit dhe kryesisë dhe votimeve të fshehta.

Numri i delegatëve i përcaktuar në raportin 1 delegat për 10 vatranë, të cilët kanë qenë anëtarë të rregullt në fund votuan me votë të fshehtë për kryetarin e ri, i cili pas zgjedhjes së tij, kërkoi Kuvendit të Vatrës dy ditë kohë, për të zgjedhur, strukturat e kryesinë e Vatrës, dhe postet drejtuese në mandatin dy vjeçar.

Kryetari u zgjodh me 48 vota, në një votim që nisi mes shumë debateve të forta, nga delagatët dhe Kryetarit të Kuvendit, për mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit të ri, duke kërkuar dhe ndryshimin e Nyjes së Statutores së Vatrës, e cila u ndryshua me shumicë votash, duke zgjedhur zotin Dritan Mishto, ndërkohë, që “kundërshtari” i tij, Prof. Mithat Gashi, mori 22 vota dhe urojë përzemërsisht kryetarin e ri. Dy vota u tha se dolën të pavlefshme.

Kryetari në “largim” Dr. Gjon Buçaj, mbasi urojë Mirëseardhjen të pranishmeve, iu drejtua mysafirëve dhe delegatëve, duke urua me kete rast punë të mbarë Kuvendit të Vatrës.

Ai mbajti Raportin dy vjeçar, dhe deklaroi zyrtarisht dorëheqjen e udhëheqësisë së Kryesisës së Vatrës. Më pas Zotaj, ftoi për përshëndetje të shkurtëra disa prej mysafirëve. Seanca e Dytë e Kuvendit të Vatrës, vazhdoi me Raportin mbi gjëndjen financiare nga Arkëtari, z. Marjan Cubi.

Raporti i Kryetarit të Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.”, dr. N. Kaliçi, u lexua nga Kaltrina Hoti. Kurse, Raporti i Fondit të Studentave “Vatra Educational Foudation”, nga prof. Mithat Gashi. Raporti tjetër ishte i Editorit të gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca.

Kuvendi ka vijuar  me diskutimet, pyetjet dhe propozimet nga Kryetarët e Degëve të Vatrës – të cilët folën gjithashtu mbi aktivitetet e degëve: dhe, cilat ishin arritjet e degës se tyre, gjatë vitit që shkoi dhe cilat janë objektivat e degës deri në kuvendin e ardhshëm, folën me rradhë: 
Dega Washington DC, z. Armin Zotaj
Dega Michigan, z. Mondi Rakaj
Dega South Florida, z. Kolec Ndoja
Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu
Dega Tampa, Fl., z. Tasim Ruko
Dega Orlando, Fl. znj. Florisiana Ahmetaj-Metollari
Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha
Dega Queens, NY, dr. Skender Myrtezani
Dega Newburgh, NY, dr. Nexhat Kalici
Dega Toronto, Canada z. Tony Sufaj
Dega Hartford, CT, z. Nesim Muçollari
Dega Boston, MA, z. Adnand Mlika
Dega Worcester, MA, z. John Lito
Në mbyllje të punës së Kuvendit të Vatrës u shtrua një darkë për pjesëmarrsit , darkë e cila mes një solemniteti i dha çmimin më të lartë të Vatrës “Çmimi i Meritës – Award of Merit” z. Marijan Cubi, Kujtim Qafa, dhe të tjerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat