SHBA: “Sons of Illyria”, ngjiten në majën e malit -“Whiteface” në New York, 1483 metra të lart, me flamurin kuq e zi

Amerika

SHBA: “Sons of Illyria”, ngjiten në majën e malit -“Whiteface” në New York, 1483 metra të lart, me flamurin kuq e zi

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 12 qershor 2017 Në ora: 17:03
Motoçiklistët shqiptarë të Klubit “The Sons of Illyria”

 Motoçiklistët shqiptarë të Klubit “The Sons of Illyria”, u ngjitën dje në majën e malit -“Whiteface” në New York, e cila është 4867  feet të lart, ndersa ata mbanin  famurin kuq e zi, duke demostruar me simbolet shqiptare, për gjatë gjithë përshkrimit të rrugës, deri sa edhe në arritjen e pikës më të lart të rrugës, duke iu ngjitur malit me motorçikleta.

Agim Sheji, njëri prej anëtarve kryesorë të Klubit “Bijtë e Illirisë”,  i cili është një grup motoristësh shqiptar të apasoinuar, anëtar të shoqërisë “The Sons of Illyrians – New York” me motorrçikleta, ka postuar sot në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, fotografitë e aktivitetit të tyre zhvilluar këtë fund javë në zonat malore të Nju Jorkut.

Në llogarinë e tij, Sheji, shkruan se ne u ngjitëm në mal dhe lamë, atje shenjën tonë, kombëtare: Duke bërë që “Në mal, nëpërmjet mediave sociale, ku të gjithë mund ta shohin flamurin kuq e zi, madje, edhe ta shohin edhe ata nga larg, se ne Motoçiklistët shqiptarë të Klubit “The Sons of Illyria”, u ngjitëm në majën e malit -“Whiteface” në New York, këtë fundjavë me famurin kuq e zi”, mal ky i cili është i lart 4867 feet(1483 metra) mbi nivelin e detit”.
 
Më tej ai përshkruan se si kanë ngjitur malin me motoçikleta në rrugën e tatëpjet e dredha - dredha, e cila është një ndërë zonat më malore, të New Yorkut.

“Ne kaluam rrugës që gjerpëron për në pikën më të lart duke përshkruar edhe 2 miljet e fundit, deri shkallët shkëmbore në krye, të malit, ku temperatura ishte 20 gradë më e ftohtë se më poshtë. Ne u ngjitëm atje në majën më të rrëzikshme, ku një shkëmbë qendron si ballkon, dhe poshte kembeve të ku duket vetem një humer 1 mijë metra më poshtë, ashtu si mund të shihet edhe në këto fotografi, që po postojmë . Ku vetëm një “fërfëllimë” erë, dhe do të kishte shkaktuar ndoshta edhe vdekjen tonë”.

Mirëpo, ja që “Bijtë e Illyrisë,  duke arritur këtë majë mali - kanë treguar, atë se çfarë guximi të “çmendur” kanë shqiptarët!

“Ne vendosëm flamurin tonë, që të u tregojmë që të gjithëve njerëzve, nëpërmjet fotografive në rrjetin social në mbarë botën, se ne Shqiptarët, jemi në çdo vend të botës, me ne “Bijtë e Illyrisë”, qe ishim këtu në këtë ditë dhe në këtë vend të rëndësishëm të këtij mali “, tregon me krenari Agim Sheji, i cili mbajti flamurin shqiptarë në “ballkonin” e Malit Whiteface në New York, së bashku me koleget e tij.
Mali i Whiteface.

Ai është mali i pestë më i lartë në shtetin e Nju Jorkut, dhe një nga majat e larta të maleve të Adirondakut. I vendosur larg në vargmalet e e Larta Peaks e të tjera. Vargmalet e larta dhe me kreshpa ofrojn një pamje 360-shkallë të Adirondacks dhe pamje të qartë të Vermontit dhe madje edhe me Kanadan, ku rrokaqiejt e Montrealit, që janë 130 kilometra larg, mund të shihen në një ditë shumë të kthejlltë.

Mali i Whiteface, ka nën “këmbët” e tij, qytetin përballë Wilmington, i cil ndodhet rreth 21 kilometra larg liqenit Placid, dhe është shpati lindor i malit. Ai është një atraksionet më të frekuentuara,  i një zone të madhe të skive që priti garat alpine të skijimit të Lojrave Olimpike të 1980.

 Për të shkuar atje duhet të kalosh nëpër Autostradën Memorial Whiteface, dhe arrin një zonë parkimi në një lartësi prej 4867 feet, ndërsa pjesa e majës prej 81 metra arrihet vetëm nga tuneli dhe ashensori.

Parku i njohur Whiteface dhe autostrada Memorial White Veterans Memorial jan të financuar tërësisht nga shteti i Nju Jorkut.
 Autostrada u hap zyrtarisht më 20 korrik 1935, në një ceremoni që atëherë President ishte Roosevelt, i cili bëri inagurimin dhe autostrada iu dedikua veteranëve të Luftës së Madhe.

Motoçiklistët shqiptarë të Shoqërisë “Klubi i Motoçiklistve Bijtë e Ilirisë”: Dhe, kështu motoçiklistët shqiptarë të Shoqërisë “Klubi i Motoçiklistve Bijtë e Ilirisë”, duke përshkuar rrugët plot dredha - dredha,  vendosin flamurin shqiptarë në majën e malit “Whiteface” në New York, e cila është 4867 feet konvertuar kjo me matjen europiane do te thotë 1483 metra mbi nivelin e detit.

Grupi i motoristëve shqiptare, me flamurin kuq e zi dhe atë Amerikan, përgjatë demostrimit me motor malor, kan qenë duke tërhequr edhe interesimin e banorëve të këtyre zonave.

Ata janë të apasionuarit pas motorëve, dhe, janë një grup motoçiklitësh të apasionuar, të cilët thujase çdo fundjavë, sidomos festat kombëtare në  SHBA, organizojnë me mjetet e tyre parada sportive në zonat  të ndryshme të New Yorkut, dhe shtetetve për rreth. 

“Bijtë e Illirisë”,  është një grup motoristësh shqiptar të apasoinuar, anëtar të shoqërisë “The Sons of Illyrians – New York” me motorrçikleta, që po provojnë simbolet tona kombëtare, Shqiponjën me dy krena që e kan edhe simbol të logos së tyre me flamurin shqiptar.

Ata dallohen rrugëve të pafundme të Amerikës, mbasi në helemetat, xhaketat e zeza bluzat e tyre, dhe nga Tattoo-t, të mëdha dezinjuar në trupin e çdo motoçiklisti, është stamposur logoja me Emërtimin & Ëmblema e  Shoqatës së Motoçiklistëve Shqiptarë në New York, Shqiponja e madhe me dy krena dhe Flamuri ynë kuq e zi. 

Emblema e shoqatës Sons of  Illyria, ose flamuri i tyre, ështe shqiponja dy krenare, një mbret - Agroni, një anije antike me vela dhe deti me valët e tij.

Ata janë një grup shqiptarësh, disa edhe të lindur në Amerikë, ose emigruar prej vitesh që janë të motivuar të formojnë edhe ata një shoqatë - Klub të tillë me Motoçiklistë Shqiptarë nga, Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Çamëria, dhe diaspora.

Çdo motorçiklist anëtar i shoqatës “Klubi Sons of  Illyria”, përbëhet nga persona të rritur, me karakter të mirë, me pasion për sportin e motoçiklizmit, që zotërojnë të paktën një motoçikletë mbi 125 ccm, me dokumenta të regullta qarkullimi, dhe që janë të pajisur me lejen e posaçme për drejtimin e motoçikletave, simbas regullores së qarkullimit të SHBA.

Ata janë pjesëmarrës të rregullt në Paradën shqiptare në New York, që mbahet në Qershor, organizuar nga Rrënjët Shqiptare, dhe, ngjarje të tjera të shënuara të komunitetit shqiptar, si Dita e Flamurit 28 Nentori 1912.

“Sons of  Illyria”, kan bër parakalime me motoçikleta, me motive patriotike me flamurin amerikan në ditën e Pavarësisë së SHBA, 4 Korrikun dhe turet e tejra te mbajtura në SHBA, me atukollonat e motoçikletave.

Motoçiklistët shqiptar kanë bërë në autokollon disa udhëtime turistike,  të gjata nëpër SHBA, me pjesmarrjën e anëtarëve të Sons of Illyria dhe të amatorëve të sportit të motoçiklizmit, si edhe ky më i fundit në majën e malit Whiteface në New York duke vendosur atje flamurin kuq e zi.

Demostrimet me motoçikleta në atukollonë kan shërbyer edhe për zhvillimin e mardhënieve miqësore dhe sportive mes Shoqatës së Motoçiklistëve Shqipëtar “Sons of Illyria” dhe shoqatave simotra nga vendët e ndryshme të  SHBA dhe botës.

 Gjithashtu, ata kan sherbyer edhe zhvillimin e mardhënieve miqësore dhe sportive mes Shoqatës së Motoçiklistëve Shqipëtar “Sons of Illyria” dhe shoqatave simotra nga Shqipëria , Kosova e viset shqiptare, në SHBA.

Ne thonë anëtarët Klubit të Motoçiklistëve Shqipëtar “Sons of Illyria”: “Kemi një kod moral të lashtë që ilirët (shqiptarët) e sotëm përdorin si një standard, dhe që përdorin në jetën e përditshme. Ne e quajmë atë 'Besa' ajo bazohet në mikpritje, besnikëri, respekt dhe nder".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat