SHBA: Uashington ceremonia e 10-të e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit

Amerika

SHBA: Uashington ceremonia e 10-të e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit

Beqir SINA New York City Nga Beqir SINA New York City Më 13 qershor 2017 Në ora: 17:55
Ceremonia e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit

Në 10 Vjetorin e organizmit të kësaj ceremonie morën pjesë më shumë se njëzet ambasada dhe tridhjetë organizata etnike përfshirë edhe Degën e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, me Kryetari Armin Zotaj, Merita - Bajraktari McMarnock dhe organizata e aktivistë të të drejtave të njeriut, në SHBA

WSHINGTON DC: Në Uashington, edhe këtë 9 Qershor, që përkujton viktimat e Komunizmit disa dhjetra vetë u mblodhën dje për të përkujtuar 10-vjetorin e një përmendoreje kushtuar viktimave të komunizmit.

 Në ceremoni krahas shumë vendeve ish komuniste u vendos një Kurorë :” Roll Call of Nations wreath Laying” edhe për Shqipërinë, si vendi që përjetoi një ndër regjimet më të egra komuniste në botë. 

Drejtuesit e Degës, së Federatës PanShqiptare të Amerikës, Armin Zotaj , Lekë Bujçaj, dhe Merita Bajraktari të cilët vendosën një Kurorë për viktimat e Komunizmit në Shqipëri, bënë thirrje që shoqëria dhe politikanët shqiptarë të tregojnë më tepër ndjeshmëri ndaj viktimave të komunizmit. 

Përmendorja kushtuar viktimave të komunizmit ndodhet në një nga parqet e shumta të ëashingtonit në një kryqëzim rrugësh të kryeqytetit Amerikan. Kjo Përmendore për ata që vuajtën dhe të tjerë që e ndjejnë se lufta kundër mesazhit komunist nuk ka përfunduar, ajo flet shumë.

Në ceremoni janë sjellë shumë kurora për nderuar viktimat. 

Ato kanë ardhur nga personalitete politike, në emër udhheqësish të disa shteteve, senator dhe kongresmen amerikan.

Zyrtarve të Instututit të Viktimave të Komunizmit në Uashington, Memoralit të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit, iu bashkuan më 9 Qershor, në Ceremoninë e Vendosjes të Kurorës së Thirrjeve të Kombeve, për të nderuar kujtimin e100 milion viktimave të ideologjisë barbare komuniste, festimi i atyre vendeve ku demokracia triumfoi si dhe vazhdimi i përpjekjeve për të pasur një botë të lirë, e të çliruar nga zgjedha e komunizmit.
.
Me këtë rast është nderuar me Medaljen e Lirisë Amerikane Truman-Reagan: H.E. Mart Laar, ish kryeministër i Estonisë.


Medalja, që është pranuar në emër të tij nga ambasadori Eerik Marmei, ambasadori i Estonisë në Shtetet e Bashkuara. Dhe, një fjalë e mbajtur me këtë ceremoni nga H.E. Vytautas Landsbergis, ish Chariman i Këshillit të Lartë të Lituanisë dhe Anëtar i Parlamentit Europian.

Ceremonia përfshiu vendosjen e Kurorës  “Thirrjeve të Kombeve”, gjatë së cilës ambasadat e ish shteteve që dolën nga Komunizimi përfshirë edhe Shqipërinë, vendin që kaloi sundimin e regjimit më të egër komunist në botë, dhe organizatat e shoqatat e djathta, nga mbara bota, vendosen nga një kurorë në bazën e Memorialit për nderimin e kombeve dhe popujve të mëparshëm dhe të tanishëm të robëruar nga komunizmi. 
Në 10 Vjetorin e organizmit të kësaj ceremonie morën pjesë më shumë se njëzet ambasada dhe tridhjetë organizata etnike përfshirë edhe Degën e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, me Kryetari Armin Zotaj, Merita - Bajraktari McMarnock dhe organizata e aktivistë të të drejtave të njeriut, në SHBA .
Ceremonia u mbajtë më 9 Qershor 2017 nga ora 9-10.30 të mëngjesit në ëashington DC, tek monumenti memorial i Viktimave të Komunizmit në kryqëzimin mes Massachusetts dhe Neë Jersey Avenue, dhe u organizua nga fondacioni Viktimat e Komunizmit 

Ky ishte një vit jubile i këtij përkujtimi i cili për 10 vit me rradhë shoqërohet me vendosjen e kurorave me lule nga kombe të ndryshme të botës në kujtim të 100 milion viktimave të ideologjisë barbare komuniste, festimi i atyre vendeve ku demokracia triumfoi si dhe vazhdimi i perpjekjeve për të pasur një botë të lire të çliruar nga zgjedha e komunizmit.

Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA Dega ëashington DC, shkruan në rrjetin social facebook se ajo :” vendosi një kurorë me lule në këtë ceremoni në kujtim të atyre që humbën jetën dhe që vuajtën ndaj regjimit barbar komunist në Shqipëri, dhe në trojet shqiptare në Ballkan ku ka sunduar regjimi komunist”.
 ”Ne kemi obligim ndaj brezave te rinj qe tu faktojme krimet e shekullit 20 dhe te sigurojme qe keto krime te mos perseriten kurre me. Ne kete vend te shenjte, kujtohen mesimet e nxjerra nga Lufta e Ftohte te cilate jane : Liria eshte e shenjte dhe nuk mund te konsiderohet asnjehere e garantuar" - ka thënë Presidenti George W. Bush tek monumenti memorial i Viktimave të Komunizmit- Qershor 2007

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat