APEN: “Përsosmëria e Grave përmes Lidershipit”

Amerika

APEN: “Përsosmëria e Grave përmes Lidershipit”

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 15 qershor 2017 Në ora: 16:16
Lidia Curanaj

Big apple Nyc: Reporterja e kanalit televizivë amerikanë Fox5 News, Lidia Curanaj - me 5 gra të suksesshme në fusha të ndryshme, të cilat kanë arritur të realizojnë ëndrrën Amerikane: Valerie Biberaj, Drita Gjongecaj, Majlinda Kamberi,, Sava Lelcaj, dhe Suzanna Shkreli folën për arritjet e tyre

Të martën, më 13 Qershor, në njërën prej mjediseve të lokalit 3 West Club në qender të Nju Jorkut, Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë APEN - organizojë panelin e moderuar nga reporterja e njohur e kanalit televizivë amerikanë Fox5 Neës, Lidia Curanaj - në të cilin folën 5 gra të suksesshme në fusha të ndryshme, të cilat kanë arritur të realizojnë me shumë sukses ëndrrën Amerikane.

Në mesin e pesë penalistëve, në mbajtjen e këtij paneli me diskutime , pyetje e përgjigje, ishin Valerie Biberaj, Drejtore, Kate Spade & Company Foundation, Drita Gjongecaj, Zëvendës Drejtore e Departamentit të Arsimit të Qytetit të Nju Jorkut, Majlinda Kamberi, Analiste, nga “Fiera Capital Hedge Funds”, Sava Lelcaj, CEO, Savco Hospitality dhe Suzanna Shkreli, Ndihmës Prokurore e Shtetit të Michiganit dhe ish Kandidate Kongresit të SHB.

Panelin e ndoqën me vëmendje dhjetëra të rinj e të reja shqiptar e amerikan, pjesëtar të komunitetit, studentë e studente nga ata që kanë diplomuar ose vazhdojnë duke shënuar suksese në shkollat e larta në SHBA.

Ndërkohë të ftuar nderi të këtij paneli ishin përfaqësues nga Konusllata e R. Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatqiu, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Neë York, konsullia Albana Bylykbashi. Mysafirja nga Kosova, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala, e cila ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka marr pjesë në punimet ” Forumi i Ambasadoreve Femra” në Dallas, të Texas-it.

Si dhe disa personalitete të shquara të komunitetit shqiptar, si Gazmend Gjonbalaj, Këshilltar për Arsimimin Ndërkombëtar dhe Anëtar i Komitetit të Fondit të Arsimit të Kosovës - KAEF, financieri i dalluar shqiptaro amerikan – zoti Richard Lukaj, filantropist dhe biznesmen i suksesshëm i komunitetit shqiptar, në SHBA, fotografi i famshëm Fadi Berisha, ish drejtori Ekzekutivë i NAAC, Avni Mustafaj, Albana Krasniqi - e cila është Koordinatorja për shqiptarët nga projekti “Gift of Life” (Dhurata e Jetës), e Rotary Club - Bronx NY, Melinda Gjeloshi - treasurer from the Ana e Malit org, Raza Sinanaj - Co-Chair - Albanian Educators Clube, e të tjera.

Suzanna Shkreli, Ndihmës Prokurore e Shtetit të Michiganit dhe ish Kandidate  Kongresit të SHBA, e impresionuar nga ky panel la një shënim në statusin e saj në rrjetin sociale Facebook, ku ka shkruar se :

“Mbrëmjen e kaluar, kisha privilegjin të merrja pjesë një forum me disa gra të suksesshme shqiptaro-amerikane në metropolin e botës - qytetin e Neë Yorkut. Falënderime të veçanta për Etrita Ibroci e Leonard Gega, dhe të gjithë pjesëtarëve të Rrjetit Profesionistë dhe Sipërmarrës të APEN - it, për organizimin dhe realizimin e kësaj veprimtarie. Ngaqë isha me të vërtet e lumtur të shihja kaq shumë njerëz të suksesshëm nga bashkësia jonë. Ne folëm për përsosmëri përmes udhëheqjes, çfarë na shtyn, baraspeshën mes karrierës dhe familjes, sfidat specifike me të cilat përballemi si gra, dhe se si ne të tregojmë veten për të vazhduar përballë dështimit dhe vështirësive. Treguesi më i mirë i suksesit të çdo vendi apo komuniteti ,  shkruan ajo është se si i trajton dhe i vlerëson gratë ky komunitet.”

Panelin “Women's Excellence Through Leadership” - "Përsosmëria e Grave përmes Lidershipit”, e hapi me një përshëndetje rasti , mikëpritsja , zonjushe Etrita Ibroci - e cila është Bashkëkryesuese - Presidente , e sapo zgjedhur organizatës Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë APEN - në Nju Jork, me Leonard Gegën.

“APEN – Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikane, po bashkon disa nga sipërmarrësit më innovativë dhe të suksesshëm Shqiptarë në disa aktivitete të tilla, dhe këtij qëllimi i shërben edhe ky aktiviteti i quajtur Panelin “Women's Excellence Through Leadership” - "Përsosmëria e Grave përmes Lidershipit”, ku kemi zgjedhur kësaj radhe pesë gra që në fushat e tyre kanë bërë histori suksesi në Shtetet e Bashkuara” tha Etrita Ibroçi duke hapur panelin e diskutimeve.

Ndërkohë, zonjushe Ibroçi, ka bërë thirrje të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave shqiptarë, që kanë diplomuar në shkollat e larta amerikane, ose janë të suksesshëm në jetën e tyre, se “duke ardhur në këto veprimtari dhe bashkuar me APEN-in, le të nxisim një rrjet më të fortë të grave të suksesshme në komunitetin tonë, si dhe të fuqizojmë brezin e ri”.

Më tej ajo tha se :”Me këtë forum të lidershipit të grave në APEN, që ne paraqesim në këtë diskutim - panel me disa nga profesionistët dhe sipërmarrësit më të shquar të grave shqiptare, dëgjojmë tregimet e këtyre zonjëve për luftën, suksesin dhe udhëheqjen përmes përsosmërisë në fushat e tyre përkatëse".

Tema: “Përsosmëria e grave nëpërmjet udhëheqjes”

Me këtë temë dhe këtë ngjarje - vjojë Ibroçi ne donim të krijonim një platformë për dialog për të inkurajuar, mentoruar, frymëzuar dhe fuqizuar gratë (sidomos gratë e reja), duke u bazuar në përpjekje për përsosmëri, dhe duke udhëhequr në disiplina dhe fusha të ndryshme.

Veprimtaria jonë, u shpreh Ibroçi, është të krijomë një forum për diskutim, e rrjetëzim dhe mundësi për të ngritur dhe mbështetur njëri-tjetrin në përpjekje të ndryshme. “Ku panelistët dhe pjesëmarrësit e shumtë pas kësaj, do të nxjerrin në pah rrugëtimin dhe aftësitë e tyre të suksesshme, që do të jenë të dobishme edhe për të tjerët dhe të përfasohen në fushat specifike të ekspertizës - dhe që të udhëheqin përmes përsosmërisë”.

Tema jonë është zgjedhur, “Përsosmëri përmes Lidershipit,” sugjerojë Ibroçi, ngase shumë njerëz thonë se përsosmëria është një mendim apo qëndrim që lejon të përcaktojë qëllime të qarta dhe të ndjekë përmes këtyre qëllimeve, suksesin. Kështu, si do ta përcaktoni ju përsosmërinë në jetën tuaj dhe si keni për të ndihmuar nga ky përkufizim në kapacitetin tuaj udhëheqës dhe çfarë mësimesh mund të ndani nga përvoja juaj?

Ndërsa, të gjithë udhëheqësit përballen me sfida, gratë shpesh përballen me sfida ose pengesa unike në vendin e punës dhe në jetën tonë personale, tha Ibroçi duke shtuar se  Prandaj jeni ju ato, në këtë tubim që mund të flisni për sfidat me të cilat mund të ballafaqoheni në karrierën tuaj dhe çfarë ju bëri ju dhe ju auditorin që t'i tejkaloni ato?

Gjithashtu, ne kemi për të parë se si mund të nxisim një rrjet më të fuqishëm të grave të suksesshme në komunitetin tonë si dhe të fuqizojmë brezin e ri, mbasi ky është edhe qëllimi ynë - në APEN, u shpreh ajo.

Me këtë rast natyrisht, në emërin e saj dhe të bashkëkryesuesit, Ibroçi drejtojë falënderime të veçanta që shkonin për Bordin APEN : Leonard Gega, Nick Markola, Nick Nikic, Mediha Kosovrasti Gega, Edmond Coku, e tjer.

Ibroçi tha gjithashtu dua t'ju them faleminderit edhe komitetit të programit APEN.

I cili është : “Një grup profesionistësh të rinj dhe udhëheqës të ardhshëm në komunitetin dhe të cilët kanë udhëhequr dhe do të udhëheqin APEN në dekadën e ardhshme. Ata janë të zgjuar, të zellshëm, të përkushtuar, por edhe të sjellshëm dhe bujarë me kohën e tyre dhe pasionin e tyre për të qenë pjesë e komunitetit tonë dhe për të qenë pjesë e APEN-it. Këto janë: Nita Kukaj; Catherine McGahan; Pranvera Ahmetaj; Vincent Domgjoni; Amelda Pllumaj; Agim Kotaj; Fllanza Bacaj; Dorentina Vucetaj; Antigona Komoni” tha Etrita Ibroçi.

Dy bashkëkryesuesit:

Etrita Ibroçi - është drejtoresh ekzekutive në kompaninë “Kepler Cheuvreux” , lidere në fushën e ndërmjetësimit të kapitalit, e cila beson se këmbëngulja është çelësi i suksesit të saj në karrierë.

Leonard Gega, është CEO i kompanisë Grumbol. Më parë, Leonardi ishte një udhëheqës i lartë në Altria, ku ai kaloi 17 vjet duke zhvilluar strategji, shitje dhe iniciativa të marketingut. Leonard Gega u diplomua nga Boston College me një BS në Financa. Përveç kësaj, ai menaxhon një portofol investimesh të pasurive të paluajtshme dhe është Bashkëkryesues i Rrjetit Shqiptar të Profesioneve dhe Sipërmarrësve (APEN) në të cilin ai është gjithashtu një anëtar themelues.

Image
Lidia Curanaj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat