Nxënësja shqiptare në New York zgjidhet më e mira në shkollë

Amerika

Nxënësja shqiptare në New York zgjidhet më e mira në shkollë

Nga: H. Orana Më: 16 qershor 2017 Në ora: 15:13
Melisa

Nxënësja shqiptare Melisa, ka triumfuar në mesin e 6000 nxënësve në Bronx, në shkollën ku vijon mësimet, duke dalë e para. Ajo që nga vogjëlia ka marrë shumë çmime. 

Melisa kaq e suksesshme është frymëzim për gjithë nxënësit shqiptarë, dhe na bën krenar gjithë shqiptarëve.

Prindërit e Melisës, babai Ismeti e ëma Lola Jahjaga, shprehen shumë të lumtur dhe krenar me vajzën e tyre.

Sipas tyre, ajo ka triumfuar falë mençurisë, disiplinës dhe përkushtimin e saj në mësime gjatë ter vitit dhe kështu mori çmimin e parë.

“Shumë krenare një ndjenjë e pa përshkruar për prindër,një ënderr për shume nxënës dhe prindër! Vazhdo me këto rezultate të na bësh krenarë dhe në vitet në vijim..”, thonë ata./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat