Asambleisti i Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj mohon kategorikisht autorësinë e shkrimit dhe e quan të pavërtetë dhe parafabrikat! - Bota Sot
Asambleisti i Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj mohon kategorikisht autorësinë e shkrimit dhe e quan të pavërtetë dhe parafabrikat!

Amerika

E mërkurë, 18 tetor 2017

Asambleisti i Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj mohon kategorikisht autorësinë e shkrimit dhe e quan të pavërtetë dhe parafabrikat!

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 05:01
Asambleisti i Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj

Asambleisti i New Yorkut zoti Mark Gjonaj mohon kategorikisht autorësinë e një shkrimi të botuar disa ditë më parë në disa gazeta në Shqipëri e Kosovë dhe disa portale e media sociale.

Shkrimi i titulluar”Rusia ka blerë një televizion dhe tri portale në Tiranë” me autorsi dhe shoqeruar me fotografinë e Asambleisit shqiptarë në New York, çuditërisht është vënë në emër të tij, çka e ka detyruar zotin Gjonaj që me anë të një letër drejtuar atyre mediave që e publikuan, ta tërheqin shkrimin me autorsinë e tij dhe ta përgenjështrojnë shkrimi me firmën e tij, është i pavërtetë dhe  përgatitur nga ndonjë tjetër që ka shfrytëzuar emrin e tij .

Një shkrim i ngjashëm në temë dhe në shkrim u botua nga media shqiptare - gazeta Tema e Mero Bazes, me autor Sokol Ballën, kur partia demokratike në Shqipëri bëri protestën e madhe dhe hyri në çadrën e Lirisë. 

Më poshtë është reagimi i  zotit Mark Gjonaj:
“T? nderuar redaksi,
Ne pamundesi te gjetjets se nje email per t’ju kontaktuar, ju lutem pranoni kete mesazh per te komunikuar me ju nga Zyra e Asambleistit te New Yorkut Mark Gjonaj per nje artikell te botuar nga mediumi juaj qe eshte totalisht i fabrikat dhe i pavertete.
Mark Gjonaj
Bronx, NY, 10461
15 Qershor, 2017

Drejtuar Editoreve :
Po ju shkruaj ne lidhje me nje artikull te botuar ose ribotuar   me 15 Qershor, 2017 ku identifikohem si Asambleist i Shtetit te New Yorkut.

Dua te bej te ditur publikisht dhe kategorikisht se as une dhe as dikush ne emrin tim, nga zyra ime e Asamblese apo e Fushates, nuk ka shkruar nje artikull te tille, nuk ka dhene interviste dhe as ka komentuar ne lidhje me kete ceshtje.

Si rrjedhoje, kerkoj qe menjehere ky artikull i fabrikuar te hiqet nga faqja juaj ne internet dhe te ndalohet shperndarja dhe botimi i ketyre lajmeve te fabrikuara dhe te rreme dhe gjithashtu kerkoj qe te botoni nje pergenjeshtrim te ketyre deklaratave.

Ju lutem konfirmoni qe e keni marre kete korrespondence dhe kerkoj reagimin tuaj te shpejte dhe konfirmimin tuaj qe do te veproni ne perputhshmeri me kerkesat qe ju jane bere ne kete email. Ne pamundesi te dergimit nepermjet emailit ne faqen tuaj, ju lutem pranoni kete mesazh ne Facebook.

Sinqerisht,
Mark Gjonaj
Asambleist i Shtetit te New Yorkut.”

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test