Harri Bajraktari me Lisa Milicaj, bashkohen me familjet e ligjvënësve, për piknikun e Shtëpisë së Bardhë

Amerika

Harri Bajraktari me Lisa Milicaj, bashkohen me familjet e ligjvënësve, për piknikun e Shtëpisë së Bardhë

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 23 qershor 2017 Në ora: 02:00
Trump me gruan dhe djalin e tij

Pikniku i Kongresit  në Kopshtin e gjelbërt para Shtëpisë së Bardhë, është mbajtur sot të enjten mbrëma, kur Ligjvënësit, republikan dhe demokrat, së bashku me familjet e tyre, mbajtën një piknik tradicional - në lëndinën e jugut të Shtëpisë Bardhë.

Presidenti Donald J. Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump, thanë se  janë të kënaqur që po presin piknikun e parë të Kongresit në lëndinë e Jugut të Shtëpisë së Bardhë këtë mbrëmje në orën 6:00 pasdite me kohën e Washingtonit.

Nënkryetari dhe znj. Pence gjithashtu u bashkuan me familjen e parë në përshëndetjen e anëtarëve të Kongresit dhe familjeve të tyre për një mbrëmje bipartizane, me muzik dhe vallëzime, ushqime e pije, në këtë piknik tradicional . 

Tema, “Piknik në Park”, është modeluar sipas një mbrëmjeje të verës që mbahet zakonisht në Central Park në Nju Jork.

"Burri dhe unë jemi të kënaqur të mirëpresim anëtarët e Kongresit dhe familjet e tyre në shtëpinë e popullit. Presim me shumë kënaqësi një mbrëmje së bashku që do të nxjerrë në pah shtëpinë tonë në Nju Jork, duke sjellë një copë New York City këtu në Uashington, D.C. “, tha Zonja e Parë Melania Trump para mysafirve. 

"Me të shtënat e fundit tragjike që ndodhën në fushën e praktikës së lojërave të bejzbollit të Kongresit javën e kaluar, është më e rëndësishme se kurrë që ne tê kalojmë së bashku, një pasdite të gëzuar jo si politikanë, por si kolegë dhe miq. Ne do të vazhdojmë të mbajmë lutjet tona për përmisimin e shëndetit të kongresmenit Scalia, familjen e tij dhe të gjithë ata që u plagosën, ndërsa bashkohemi sonte me ju përmes kësaj tragjedie të paimagjinueshme ".

Pikniku i Kongresit, thuhet se është një ngjarje vjetore dypartiake që filloi nën Presidentin Reagan. Në vitet e kaluara, familjet e para zgjedhin tema që i japin homazhe shteteve të tyre të origjinës, prej nga vinë.

Pikniku i këtij viti përfshiu edhe një garë të vogël me varkat me vela e cila u mbajtë në shatërvanin e South Lawn, si dhe një karusel. 

Kurse, Orkestra e plotë e Frocave Detare të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara performojë para Presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melanie Trump. 

Simbas shtypit amerikan, Presidenti Donald Trump dhe Zonja e parë, Melania Trump, ishin ata që presinin para derës, së Shtëpisë së Bardhë, të gjithë  mysafirët e piknikut të Kongresit, në këtë ngjarje dypalëshe dhe bipartizane në Shtëpinë e Bardhë, që synon të sjellë së bashku anëtarët të Kongresit, me familjet e tyre dhe anëtarët e Administratës

Trump, për një mbrëmje të rastësishme të gëzuar dhe me “zemër të hapur”.

Në mesin e mysafirve, atyre që u ftuan për të “kaluar” kangjellat e Shtëpisë së Bardhë, dhe u futën në Kopshtin e Jugut , pikërisht në vendin ku Presidenti i SHBA, organizon çdo pritje më mysafirët e lartë, nga mbarë bota, Mbretër, Preisidenta dhe Kryeministra, u gjenden sot edhe çifti shqiptar nga New Yorku: veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Harri Bajraktari, i cili është i nderuar nga Presidenti i Shqipërisë Nishani me titullin : “Nderi i Kombit” dhe Lisa Milicaj e cila është ish- Gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur në shtetin e Nju Jorkut, -  e nderuar edhe ajo nga Presidenti i Shqipërisë Nishani, me Urdhërin e Kalorësit të Skënderbeut.

Çifti Harri Bajraktari - Lisa Milicaj, u bashkuan me udhëheqësit e Uashingtonit dhe përfaqësuesit e Kongresit, që të marrin pjesë në këtë piknik të rrallë, i cili bashkon me këtë rast edhe politikat e hidhur partiake, duke u bër miq në Shtëpinë e Bardhë, të enjten në mbrëmje për një piknik tradicional, edhe me Kongresmenin Demokrat të New Yorkut, Eliot Engel dhe bashkëshorten e tij, Piknik ky që organizohet për çdo vjet në këtë javë qershori nga Shtëpia e Bardhë, nën kujdesin e Presidentit të SHBA dhe familjes së tij Zonjës së Parë Melanie Trump.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat