Myslimanët shqiptarë në SHBA e Kanada festuan Bajramin e Madh

Amerika

Myslimanët shqiptarë në SHBA e Kanada festuan Bajramin e Madh

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 25 qershor 2017 Në ora: 23:05
Falja e Fiter Bajramit

Myslimanët në të gjithë botën festojnë Fiter Bajramin, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjëruan 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Fiter Bajrami nis kur hëna e re dallohet në qiell duke e bërë festën të ndryshme në të gjithë botën. Miliona besimtarë u zgjuan që në orët e para të mëngjesit për të falur namazin. Festa zgjat tri ditë dhe parashikon blerjen e rrobave të reja, shkëmbimin e dhuratave e vizita tek familjarët e miqtë, si dhe një kujtim për njerëzit e tyre në amshim.

Ndërkohë, myslimanët shqiptarë që jetojnë në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, celebruan edhe ata në orët e para të mëngjesit, sot me lutje në xhamitë islamike shqiptare, natën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ditën Bajramit të Madh - Eid al-Fitr.

Muaji i Ramazanit nisi nga 26 maji, ku mijëra besimtarë muslimanë agjeruan për 30 ditë në muajin e shenjtë të agjërimit sipas kalendarit islamik.

Besimtarët myslimanë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha viset shqiptare, së bashku me myslimanët në vendlindje, erdhën këtë festë me lutjet e tyre për plotësimin jo vetëm të  dëshirave familjare, por edhe  ato në rafshin kombetar.

 Ndërkaq, gjatë gjithë ditës shkëmbejnë dhurata dhe festojnë me plot ushqime të mira me familjet e tyre. 
Në rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Tëitter, e tjer, nëpërmjet fotografive pjesëmarrësit në festmin e Bajramit të Madh në xhamitë shqiptare, tregojnë se ka qenë pjesmarrje e madhe nga anëtarët e komuniteti musliman shqiptarë në Amerikë.

Ditën e Diel (25 - Qershor, 2017), qysh në orët e para të mëngjesit, shqiptarët mysliman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e Kanada, kryesisht në vend-banimet më të populluara me shqiptarë,  në Qendrat Islame Shqiptare , xhamite në Nju Jork, Çikago, Nju Jersi, Miçingan, Florida, Arizona, Teksas, Kaliforni, Karolina e Jugut dhe e Veriut, Uashington , Pensillvenia e Kenektiket, Tornto - Kanada, u mblodhën, për t'a ndarë këtë gëzim të madh të tyre, së bashku në ditën e shenjët të Bajramit. 

Numëri më i madh e i tyre, sipas njoftimeve u pa të mblidhej si gjithënjë dekadat e fundit në Xhaminë shqiptare në Staten Island - NYC, ku numëri i besimtarve, ndoshta i ka kaluar dhe të 3 mijë besimtarve.

Ima Rifat Halili nga Xhamia shqiptare në Garfild, në një mesazh që drejtua të gjithë besimtarëve, thuhej se sot që po kompletojmë muajn e shenjtë të Ramazinit; I lutemi Zotit për adhurime të pranuara dhe shpresojmë në begatit dhe shpërblimet e tij .                  

Ai thotë se në emrin e Komintetit Musliman Shqiptarë për SHBA dhe Kanada, Imameve dhe Këshillit Ekzekutiv të Qendrës Islame në SHBA , “Ju Urojmë Fiter Bajramin me dëshirat më të përzemerta për paqe , mbarësi, suksese  dhe lumturi në familje dhe bashkësin mbarë Shqiptare  - Paqa , Bekimi dhe begatit e Zotit qofshin me ju”  Me fat Fitr Bajrami.

 Kurse, ai quhet, si festimi qëndrorë, u përket nostalgjikëve, atyre që e falin Bajramin pikërishtë, në Xhaminë e parë shqiptare në Amerikë. Qëndrën Islame Shqiptare, në rrugën Albemarle Road në Bruklin.

 Bruklini, i cili është njëra prej nga lagjet më të bukura, e më të banuara nga mërgimtarët shqiptarë, të, të gjitha trojeve, prej shqiptarëve të dekadave të fundit, deri te emigrantët e vjetër nga Shqipëria, Kosova, Plavë, Gucie e Ulqini, Presheva, Bujanovci e Medvegja, Tetova, Gostivari, Struga, Kumanova e Dibra, Çamët e tjerë, përfshirë një komunitet të gjërë shqiptar mysliman që e fali Bajramin në Qëndrën Islame Shqiptare.
Festimi i gëzuar i Bajrami i Madh - Eid al-Fitr zgjat tri ditë.

 Dita e festimit të Bajramit nisi me leximin e pjesëve të Kuranit, :"Çdo punë e mirë, çdo vepër e madhe, çdo detyrë e rëndësishme, kur kryhet me vullnet e ndërgjegje të paster shpirtërore, pa dyshim, sjell gëzim në mëndje, zemër e shpirt të çdo personi." 

 Të parët që hapen dyert e xhamise ishin anetaret e Keshillit te Qendres, besimtaret e devoteshem, femije te vegjel te veshur mire, e shoqeruar nga prinderit e tyre, burra e gra te te gjitha moshave. 

Xhamia 45- vjeqare e Bruklinit, u mbushë plot e përplote me bismitarët, që shkleqenin nga gëzimi i kësaj dite, të madhërueshme, e cila shënon edhe përfundimin  e Muajit të Shenjt të Ramazanit - Ramadan: muajin më të cilin filluan dhe mbaruan 30 ditet e agjerimit. 

Të dy katet e xhamisë, u mbushën menjëher në mëngjes me shumë besimtarë. Lutfi Mati, një besimtarë që kan nisur ta falë Bajrmin prej se ku u ndërtua kjo xhami , tha se Bajrami i kujtonte atj, ditët kur është ndërtuar edhe kjo Xhami - Qendra Islame Shqiptare, në nëntor 1972.

Ai tha se ka një dukuri të veçantë, atëher ishim të gjithë burra, e gra të moshës mesatare, ndërsa sot, ishte se shumica e besimtarëve ishin të rijë e të reja të moshës 18 - deri me 35- vjeçare, bile edhe fëmijë të vegjël që falnin Baramin, gjë që të jep me kuptue, se të rinjtë e të rejat po trashëgojn, po ndjekin besimin e prindërve të tyre, edhe në mergim”.

 Pas, Faljes së namazit të Baajramit, n'ora 7:00 të mëngjesit, kohë, kjo, e caktuar sipas kalendarit islamik nga Hutbeja e Bajramit u mbajt edhe Duaja e Bajramit. Ku, të tubuarit, bashkarishtë nën drejtimit të Imam Osman Zaka dhe Imam Roland Çinari, kryen atë që njihet si falja e Fitër Bajramit, në shenjë falenderimi, nderimi e kujtimi ndaj All'llahut, Krijuesit, Zhvilliuesit dhe Mirëbërsit të Gjithësisë.

 Imam Osman Zaka, i cili kësaj rradhe mbajti edhe Hytben, në të cilin ai u tha besmitareve se :" Vëllazën e motra, besimtar e besmitare! Celebrimi i kësaj feste të madhënueshme, është një shënjë falenderimi ndaj të Madhit Zot, fuqija e të cillit, n'a dha mundësinë, t'i qendrojmë urisë e etjes, dëshirave gjatë 30- ditëve të agjerimit dhe n'a bëri lehtësina t' i plotësojm faljet e përditëshme gjatë gjithë Muajit të Shenjte Ramazan.

Gjithashtu, shtoi ai Fitër Bajrami, është një shënjë bashkimi, që n'a bashkojë, n'a afroje dhe n'a dha mundësinë e rastinë që bashkërishtë t'i përulemi, t'a adhurojmë të Madhin Zot. Na, agjenuem gjatë një muaji spese ishte mënyra dhe rasti për t'ja përmisuar besimtarit sjelljen, për t'ja pastruar shpirtin, për t'ja forcue moralin, e t'ja naltsuar karaterin".

 Ndërsa, Imam Roland Çinari - flet për festën duke thënë se "Këtë ditë të shënuar në i lutemi Zotit, t'a krementojmë ashtu si na mëson feja dhe zakonet tona fetare, për të qenë të bashkuar , të shkojme tek njeri tjetri, dhe nese nuk kemi shkuar deri sot, pikërishtë sot, të shtrijme dorën e respektit për njeri - tjetrin". Me këtë rast, tha Imam Çinari tek të gjithë besmtarët Mysliman,  te mbizotroj gjithmon paqeja, qetësija e harmonija në mesin tonë, pasi kështu jo vetëm na mëson feja Islame, por, kështu na mëson edhe tradita kombëtare, të jemi të bashkuar dhe të lidhur me fen e kombin tonë".  "Ne, - tha ai, - i rrisim vlerat kesaj dite, kur lutemi edhe per paqen, Kosovën Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që janë” tha ai.

Besimtarët e shumtë pas faljes me këtë rast përcollën dhe urimet e tyre të Fitër Bajramit tek të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë trojet shqiptare dhe diasporë me shpresën dhe dëshirën që viti i ardhshëm të jetë edhe më mirë.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, edhe liderë politik, përfaqësues të bashkësive tjera fetare, dhe besimtarë shqiptarë të krishterë e ortodoks, kanë përgëzuar bashkëkombësit e tyre, në SHBA, besimtarët mysliman shqiptarë në së bashku me gjithë bashkatdhetarët tanë në trojeve etnike dhe të gjithë diasporës, për ta gëzuar këtë ditë të shenjtë – të Fitër Bajramit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat