“Bota Sot” merr urim nga Amerika: Një popull i informuar nuk vdes kurrë

Amerika

“Bota Sot” merr urim nga Amerika: Një popull i informuar nuk vdes kurrë

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 16:09
“Bota sot”

Nëpër vite gazeta “Bota sot” u bë një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare në Ballkan dhe ,,gardian,, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kronikat e kohës dhe të brezave shqiptarë që i patën dalë ballë hasmit të Serbisë, lajmi i parë i kushtrimit parakalonte nëpër faqet e gazetës ”Bota Sot,,. Përmes faqeve të saj fliste Kosova, dëgjohej zëri i djelmenisë së UÇK-së dhe fjala e Adem Jasharit ,,hajde vllazën e luftojmë bashkë,,!

Image
Skënder Karaçica

Pushteti vrastar i Serbisë së pari i mbylli mjetet e informimit në Kosovë(,,Rilindja,,dhe RTV)dhe tevona ndërmarrjet vitale të ekonomisë me Trepçën e njohur në botë. Fjala publike shemb regjime e diktaturat, fjala publike e gazetës ,,Bota Sot,,ishte në shërbim të kombit shqiptar dhe të Kosovës.

Edhe sot, diaspora shqiptare nga Amerika, me lajmin në faqet e kësaj gazete, mëngjeset e mërgimit këndej detit, e gjenë më afër erëtokën shqiptare në Atdhe.Në kohën e shtetndërtimit të Kosovës, po merre pjesë me projektin e madh kombëtar me lajmin shqip, gazeta e përditshme

,,Bota Sot,, që po e luan rolin e ,,opozitës,, dhe me projektin e saj ka vënë nismën kombëtare se si duhet të bëhet shteti i Kosovës, thuhet në fund të urimit nga Amerika për 22 vjet të lajmit shqip në këtë gazetë të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat