Florida: Djali shqiptar 7 vjeçar mbytet në një pishinë në Seminole- Tampa Bay

Amerika

Florida: Djali shqiptar 7 vjeçar mbytet në një pishinë në Seminole- Tampa Bay

Nga: Beqir SINA Më: 11 korrik 2017 Në ora: 17:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një djalë shqiptar 7-vjeçar me autizëm vdiq të shtunën në mbrëmje në atë që duket të jetë një mbytje aksidentale, tha Zyra e Sherif Qarkut Pinellas, simbas gazettes Tampa Bay.

Ajo shkruan se Dedektivët që po hetojnë pas mbytjes së djalit në pishinën e banimit në Pasco, thonë se ende nuk kanë nxjerrur një përfundim mbi mbytjen.

Image
Artemio Shkulaku

Hetuesit thanë se Artemio Shkulaku ishte me nënën e tij, babanë dhe gjyshen në shtëpinë e tyre në Seminole, kur djali u end për të dal nga një derë anësore.

Djali shkoi për disa minuta, në pishinën aty afër ndërsa babai i tij po punonte në anën e kundërt të shtëpisë, thanë zyrtarët e stacionit të Policisë Tampa Bay Sherif.

Detectivët gjithashtu sipas gazets Tampa Bay Time, thanë se gjyshja e vrejti e para mungesën e djalit dhe i paralajmëroi prindërit se Artemio mungonte. Prindërit dhe fqinjët kërkuan djalin pë rreth 30 minuta më vonë, derisa ata vet njoftuan policinë, të cilët u bashkuan me pridërit në kërkimin.

Fqinjët u thanë hetuesëve se e gjetën Artemion të shtrirë me fytyrë nga uji në një pishinë në një shtëpi drejtpërsëdrejtë në rrugn nga shtëpia e djalit.

Fqinjët e tërhoqën djalin duke e nxjerr nga uji dhe kryen veprimet e para të frymëmarrjes CPR por ishte shumë vonë deri sa erdhën dhe Autoambulnacet dhe automjetet e Shpëtimit të Zjarrit dhe Policia nga Seminole, të cilët vazhduan përpjekjet e shpëtimit.

Djali u dërgua në Qendrën Mjekësore Largo por u tha se ishte i vdekur.

Detectivët që hetojnë mbytjen thanë se duket të jetë një mbytje e rastësishme, pra aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat