Klement Tinaj nga Vermoshi, në fushatë për Kandidat për Guvernator të Kalifornisë

Amerika

Klement Tinaj nga Vermoshi, në fushatë për Kandidat për Guvernator të Kalifornisë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 14 gusht 2017 Në ora: 17:43
Klement Tinaj

Kandidati për Guvernatorin e Kalifornisë, Klement Tinaj, zyrtarishtë, njofton stafi i tij elektoral, ka nisur fushatën e tij me ambicjen e madhe, për t’u bër Guvernator i shtetit më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kalifornisë me 38 milion banorë. 

Kështu të paktën thuhet në një deklerat të bashkngjitur për shtyp, të shpërndar mbrëm për lansimin e menjëhershëm, nga shefja e fushatës Amy Barriga, e cila duke faleminderuar të gjithë mbështetjen, lutet dhe bën me dijë nëse dikush do të ketë edhe ndonjë pyetje, le të kontaktojë me www..klementtinajforgovernor.com.

Nëpërmjet këtij lansimi Kandidati për Guvernatorin e Kalifornisë, Klemendasi - Klement Tinaj ,ka prezantuar disa nga pikat kryesore të fushatës së titulluar “Tinaj for Governor of California”:

Sipas dekleratës Klement Tinaj, kandidat për Guvernatorin e Kalifornisë, filloi turneun e tij të dytë të shtetit në San Diego County më 12 gusht 2017. Ku Tinaj ishte në fushat gjatë takimeve me mbështëtësit e tij në kantonin Encinitas të Kalifornisë dhe foli me qytetarët e San Diegos dhe Orange County. Tinaj me këtë rast thuhet se e ndau vizionin dhe synimet e tij për Kalifornin.

"Unë jam duke kandiduar për Guvernatorin, sepse unë dua të rregulloj sistemin arsimor, të ofroj kujdesin më të mirë shëndetësor, të ndërtoj shtëpi të përballueshme, të investoj në ujë të pastër dhe të ajrit, të rregulloj rrugët, urat dhe aeroportet tona dhe të mbështesim ndryshimet dhe kushtetutën tonë", thotë Tinaj.

 Tinaj ndau me qytetarët planin e tij për kujdesin shëndetësor, strehimin e përballueshëm, arsimin dhe popullatën e pastrehë. 
Ai u zotua, duke thënë se : "Kur unë të jem Guvernatori i juaj unë do të rishqyrtoj planin e shëndetësisë dhe e vetmia gjë që do të ofroj me planin tim, është të bëjë së bashku me ju më të mirën e kujdesit shëndetësor për Kalifornin".

Tinaj sipas kësaj deklerate është shprehur, se "Në Kaliforni të gjithë njerëzit duhet të jenë të barabartë, njerëzit dhe planeti duhet të vlerësohen mbi fitimin dhe diversitetin që duhet të gëzojm së bashku".

Klement Tinaj - shqiptaro amerikan, siç dihet deklaroi kandidaturën e tij këtë prill 2017 për të bër ndoshta edhe guvernatori i Kalifornisë. Tinaj vendosi të nisë fushatën e tij për Guvernatorin, sepse simbas tij Kalifornia ka nevojë për një lider të ri të ndritshëm me një vizion dhe zë të fuqishëm që do të luftojë për liri, drejtësi dhe barazi.

Që nga nisja e fushatës së tij, Tinaj, ka udhëtuar në takimet e shtetit më të madh Kalifornisë, me 38 milion banorë, duke u takuar me njerëz në të gjitha 58 qarqeve dhe ai është i ngazëllyer që aktualisht tani është në turneun e tij të dytë, i cili duket se po e nxitë edhe më shumë për arritur ndoshta edhe ëndrrën e tij.

"Unë jam shumë i kënaqur me grupet e të rinjve dhe vullnetarëve që janë duke më mbështetur në Kaliforni për kandidaturën time. Kam krijuar një ekip me staf të mrekullueshëm dhe së bashku po i sjellim një frymë të re rinisë dhe familjeve të Kalifornisë", thotë Klement Tinaj, për gazetën Bota sot, nëpërmjet një komunikimi në rrjetin social Facebook.

“Platforma ime tha Tinaj, do të fokusohet në ekonomi, papunësi, arsim, transport, imigrim, shëndetësi, trafikim njerëzor, strehim dhe mjedis etj".
I pyetur rreth asaj se çfarë ndihme ai kërkon nga komuniteti shqiptar, shqiptarët e Amerikës, Tinaj thotë se :” Fillimisht gjejë rastin me anë të gazetës dhe televizionit tuaj -  të faleminderojë, shumë shtypin shqiptarë dhe gazetarët, që deri tani i kanë dhënë mjaft vëmendje kundrejt kanidaturës time për Guvernator të Kalifornisë - Ndërsa , ngaqë në Kaliforni, natyrisht nuk ka ndonjë komunitet shqiptar, që mund të më ndihmojë në fushat, kërkojë nga të gjithë shqiptarët e Amerikës , për të qëndruar afër meje, duke me inkurajuar dhe më mbështetur moralisht, duke u premtuar se ndoshta nuk do t’i zhgënjejë”.

Klement Tinaj :

Klement Tinaj është një aktor, i artiit martial , dhe regjisori më i njohur për filmat e tij të veprimit në artet marciale. 
Tinaj, ka lindur, në një nga zonat më fundore të veriut të Shqipërisë, Selcë - Komuna e Kelmendit në vitin 1990, kur vendi i tij Shqipëria, sapo po dilte nga robëria e tmerrshme, e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

Zona ku jetuan prindërit e tij - Vermoshi e krahinës së Kelmendit, ka qenë një nga zonat kufitare më të presekutuara në Shqipëri, mbasi aty shumë familje të kësaj treve, përfshirë vet fisin e madh Tinajt, kan qenë kundërshtar të përbetuar të regjimit komunist, të cilat pjesën më të madhe të jetës së tyre, e kaluan nëpër burgjet dhe kampet e interrnimit, ose punët e rënda në kooperativat bujqësore dhe të privuar. 

Klement Tinaj, kaloi rininë e tij në demokraci, duke qenë gjithmon në lëvizje. Saqë në kohën kur ishte 15 vjeç, kishte ndjekur 5 shkolla të ndryshme, deri sa mbrriti nga Evropa në SHBA. 

Duke ardhur në vendin e ëdnrrave në Amerikë, ai më në fund u vendos në vitin 2005 në kantonin Yonkers, Nju Jork, një kanton ky i njohur edhe për vendosjen e shumë familjeve nga Klemndi që kan emigruar në Amerikë. 

Ndërsa shkollën e mesme, ai kreu me një interes tjetër, për të vepruar dhe braktisur planet e tij, për t'u bërë fermer, dhe zgjuar ëndrrën e tij - në vendin e realizmit të ëndrrave SHBA, me një dhunti që atij duket se ia kishte dhën Zoti, për t’u bër aktor.

Dhe, në moshën gjashtëmbëdhjetë vejçare ai luajti për her të parë rolin e Z. Kirby në shfaqjen "Ju nuk mund ta merrni me vete". Pas kësaj shfaqje, Tinaj, u doli në skenën amerikane në tre shfaqje të tjera "Lysistrada 2008", "Room Service" dhe "Julius Caesar" në Lincoln High School në Yonkers New York. 

Tinaj mori vazhdoi studimet në Kolegjin e Pesë Komunave - “Five Towns College” në vitin 2009 dhe qysh në vitin e tij fillestar doli me tre shfaqje; "Macbeth", "Mounty plotë" dhe "Parachutes Artë".

Përmes kohës së studimit të tij në Kolegjin e Pesë Komunave, ai luajti në shumë shfaqje të tilla si "Aladdin", "Dora", "Dymbëdhjetë meshkuj të zemëruar" dhe "Ragtime".

Përveç aktrimit në shkollat, Tinaj, thuhet se luajti edhe rolin kryesor në filmat "Stolen", "Extra Special", "American Dating Catastrophes Vol. 11", "The Table" dhe "X's & O's".

Ndërsa ndiqte karrierën e tij aktive, Tinaj, vazhdoi trajnimin në sportin marcial Tae Kwon Do, si dhe u mësonte nxënësve duke filluar nga të gjitha nivelet e sportit. Aftësitë që ai fiton nga trajnimi dhe dashuria e tij për artet marciale e çuan atë të krijonte edhe filmin e parë me këtë sport "Sulmuesi" dhe "Shansi i fundit". 

Ku, Tinaj shkroi, dhe vuri në skenë dhe luajti në dy filma të tjere. Tinaj shkroi, drejtoi dhe është producent në disa  shfaqjen si ajo ”Njëzet Ditë". Shfaqja u prezantua për her të parë  në The Secret Rose Theatre në North Hollywood, California, dhe u shfaq më 24 maj 2015, e cila më pastaj udhëtoi në Teatrin Mccadden në Hollywood, California më 7 qershor 2015.

Tinaj gjithashtu drejtoi, prodhoi dhe ishte koreografi i dramës "Disa lloj dashurie" shkruar nga Arthur Miller. Shfaqja e cila kjo u prezantua edhe  në Qendrën e Arteve Artistike të Dix Hills dhe më pas udhëtoi në New York City off-Broadway në Teatrote New Yorkut, përfshirë edhe atë teatrin e njohur shqiptar në Broadway “The producers Club” të vëllezërve Tollja në qytetin e Nju Jorkut. Ai dha mësim në shkollën e Art of Combat në Nju Jork në vitin 2012, i organizuar nga Akademia Amerikane e Arteve Dramatike të sponsorizuar po nga Akademia Amerikane e Arteve Dramatike në Nju Jork, ku Tinaj ende mëson për Art of Combat në Los Anxhelos. Tinaj mori një diplomë B.F.A në Artet e Teatrit në dhjetor të vitit 2012 dhe MPJ në aktrim për filmin në janar të vitit 2015.

Klement Tinaj, është shumë i lidhur me vendorgjinën e tij Vermoshin - Kelmendein , aq sa edhe në këtë kohë fushate, thuhet se ai e vizitoj vendlindjen, e tij, Selcën - Vermoshin, Kelmendin dhe gjithë  Shqipërinë, pikerisht këtë muaj, para se të kthehet në Kaliforni ku do vazhdojë turneun dhe fushatën politike deri në 2018, për t’u bër ndoshta një Arnold Schëarzenegger i shqiptarve për Guvernator të Kallifornisë.

A do të jetë Klement Tinaj një Arnold Schwarzenegger tjetër për Guvernator  i Kalifornisë……..!

Por, megjithëse, ai ende nuk e ka përmendur emrin e aktorit të madh me origjinë austriak, Arnold Alois Schwarzenegger i lindur më 30 korrik 1947) i cili është një aktor, producent, biznesmen, investitor, autor, filantrop, aktivist, politikan dhe ish-bodybuilder profesionist austro-amerikan, me shtetësinë austriake dhe amerikane, i cili shërbeu dy terma si Guvernatori i 38-të i Kalifornisë nga 2003 në 2011, ndoshta dhe ndoshta them prap, është i frymëzuar nga austro-amerikani, me shtetësinë austriake dhe amerikane, Arnold Alois Schwarzenegger.

Sepse, ndoshta dhe pse jo! mundet të mësosh nga Arnold Schwarzenegger, i cili tregon se si :”Të Bëhesh i Pasur e i Suksesshëm” dhe kështu jo vetëm Klement Tinaj, por edhe shumë të rinjë e të reja  shqiptaro amerikan që kan arritje këtu, dhe studiojnë ose kan diplomuar në SHBA.

Arnold Schwarzenegger, ka thënë :’ Pra, tani, natyrisht, për t’ju ndihmuar ju në rrugën që keni zgjedhur, mendoj se dhurata më e mirë që mund tju ofroj sot, është t’ju bëj të ditur disa nga idetë e mia personale se si të arrini suksesin. Dua t’ju them se ndoshta do t’ju duhet të mbyllni veshët, sepse mund të degjoni nja dy gjëra që s’do t’ju pëlqejnë nga ato që kam për t’ju thënë”.

Sidoqoftë, sygjeronë ai  pra po ju shpjegoj si arrita unë vetë të bëhem i suksesshëm e të jem ai që jam sot duke zbatuar ato që unë i quaj 6 rregullat e suksesit të Dr. Shvarcenegerit.  Të gjithë më pyesin “Cili është sekreti i suksesit” dhe unë gjithmonë u jap versionin e shkurtër “ e para :”Ejani ne Amerikë”, e dyta :” Punoni për vdekje”, e treta duke qeshur me fatin :” Martohuni me një vajzë nga familja Kenedi…..se ndoshta bëheni edhe ju i pasur” . Por, këto janë rregullat e versionit më të thjesht mendojë unë thotë Dr. Shvarcenegeri i madh.

“Sot, në fakt do t’ju bëj të njohur gjashtë rregullat e suksesit. Para se të filloj dua të theksoj se këto janë rregullat e mija të cilat mund të zbatohen nga çdokush por, këtë e vendos çdonjeri vetë, sepse nuk jemi të  gjithë njësoj. Mbasi, ka njerëz që duan të pushojnë e të mos lodhen shumë, në jetë e ka të tjerë, si unë, që janë intensive e duan gjithmonë të jenë numri një.

Unë gjithnjë isha intensive e doja të isha më i miri e këtë, e kam marrë përherë seriozisht në karrierën time. Kështu ndodhi kur nisa bodi-bilding në fillim. Unë nuk doja thjesht  të bëhesha  një kampion i çfaredoshem i bodi-bildingut, por doja të bëhesha bodi-bilderi më i mire i të gjitha kohërave. Po kështu ndodhi dhe është me kinematografinë. Nuk doja të bëhesha thjesht një star filmash por, doja të bëhesha ylli më i madh dhe më e paguar i kinemasë. Ky intensitet, ky përkushtim absolut i imi më ka shpërblyer gjithmonë në jetë.

Ja pra, disa nga rregullat:  Rregulli i parë: “Beso veten Tënde”

Ç’dua të them me këtë? Ju fëmijët sot merrni shumë keshilla nga prindërit, nga mësuesit, etj. Por me e rëndesishmja është që të gërmoni thellë, shumë shumë thellë e të pyesni veten. Kush do të donit të ishit. Jo çfarë por, kush. Jo kush duan prindërit e mësuesit të bëheni, por, kush doni të bëheni ju vetë. Vendosni vetë. Ç’ju ben ju të lumtur?

Pavarësisht se sa e çmendur mund t’u duket njerëzve dëshira juaj. Unë kam qenë me fat, sespe në kohën që u rrita unë nuk kishim televizor me ngjyra dhe digital e HD, celular, kompjuter, I-Pod dhe Facebook. apo Twitteri, cicërima ishte atëhere ende këngë zogjsh. Rrija shumë orë vetëm që të dëgjoja e të kuptoja zërin brenda zemrës e mendjes sime. 

Dhe arrita të kuptoj shumë shpejt se brenda mëndjes e zmrës sime kisha një deshirë të zjarrtë për të ikur nga fshati im i vogël në Austri – jo se ka ndonjë problem me Austrinë. Auastria është një vend i bukur dhe i bekuar. Por, unë dëshiroja të ikja nga ai vend i vogël e të bëhesha pjesë e diçkaje të madhe, pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një kombi të fuqishëm, një vendi ku ëndrrat e çdo njerit mund të bëhen realitet. E sapo mbërrita këtu, e ndjeva se mund teë realizoja vetëm në Amerikë, ëndrrat e mija.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat