Daniel Shure në Çikago u nderua me Plaketën "Ura e Gurit Shkup"

Amerika

Daniel Shure në Çikago u nderua me Plaketën "Ura e Gurit Shkup"

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 gusht 2017 Në ora: 07:08
Daniel Shure

Daniel Shure,këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago tashmë është bërë i njohur për diasporën shqiptare në Amerikë si dhe për Tiranën, Prishtinën dhe pjesët tjera etnike në Ballkan, me angazhimet e tij të pareshtura karshi kaheve të reja të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve në ekonomitë e të dyja vendeve.

Shpalimet historike që hedhin dritë për popullin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë lidhur me praninë dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore,kanë thyer shumë tabu antishqiptare që i ka kurdisur nëpër vite në Amerikë dhe Evropë,qarqet serbe,greke dhe maqedonase për gjoja se ,,shqiptarët ishin vrasës të hebrenjve,,dhe ata paskëshin ,,pritur me lule,,fashistët hitlerianë dhe italianë në Ballkan,kanë mundësuar që Daniel Shure dhe Oda Ekonomike Izrael-Amerikë të di më shumë për popullin mik shqiptar në hapësirën e vet etnike.

Krejt në këtë frymë, Daniel Shure,pati organizuar me sukses konferencën ekonomike për investime në Çikago që i dedikohej ekonomisë së shtetit të ri të Kosovës dhe priti me nderim të lartë presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani në selinë e këtij institucioni ekonomik dhe të bisnesit në Amerikë,për të hapur mundësitë për miqësinë dhe ndihmën për popullin human dhe mikpritës shqiptar.

Në sajë të angazhimit për shqiptarët në Ballkan,Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Përendimore me kryetarin Nebi Hoxha,e nderoi Daniel Shure me Plaketën ,,Ura e Gurit Shkup,,që në emrin e tij ia dorëzoi sekretari i SHSHA-së Mahmut Skenderi.Këtë mirënjohje miku i shqiptarëve e priti me gëzim dhe ritheksoj se do të jem në 
çdo kohë pranë popullit mik shqiptar në rrjedhat e ndihmës dhe të projekteve të nisura për investime në ekonomitë shqiptare nga Amerika.

Në takimin e sotëm në Çikago u bisedua lidhur me përgatitjet që kanë nisur në Muzeun Holokaust në Skokie,ku do të vëhet Pllaka Përkujtimore me mbishkrimin:Prania dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore,që ky manifestim do të organizohet me programin e SHSHA-së  në bashkëpunim me këtë institucion historik hebreik dhe të Odës Ekonomike Izrael-Amerikë,ku do të marrin pjesë përfaqësues të diasporës shqiptare në Amerikë, delegacionet shtetërore nga Shqipëria,Kosova dhe pjesët etnike, thuhet në këtë takim të sotëm në Çikago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat