Ambasadorja Floreta Faber :”Të paktën 20 familje shqiptare humbasin gjithshka nga Uragani Harvey në Teksasin jugor”

Amerika

Ambasadorja Floreta Faber :”Të paktën 20 familje shqiptare humbasin gjithshka nga Uragani Harvey në Teksasin jugor”

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 06:01
Floreta Faber

Ambasadorja e Shqipërisë në Washington, Floreta Faber,  Hjustoni sot është i gjithi i përmbytur! Rreziku i furtunës nuk ka kaluar ende. Komuniteti shqiptar atje, megjithëse relativisht i vogël në numër, përbëhet nga 500-600 familje.

Studenti nga Shqipëria, Klodian Ian Hoxha,:” Komuniteti shqiptar i Dallasit është duke jetuar me  dëmet e familjeve shqiptare të prekura nga Urgani Harvey, duke ndjekur situatën e krijuar”

TEXAS : Presidenti Donald Trump vizitojë Teksasin të martën duke ndjekur me vëmendje të madhe përmbytjet katastrofike nga Uragani Harvey, në jug të këtij shteti, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Vizita e Presidentit Trump, thanë analistët është një provë për presidentin, pasi është fatkeqësia e parë e madhe natyrore për të goditur Shtetet e Bashkuara nën presidencën e tij. 
Presidenti George W Bush,ishte ai që u ballafaqua me kritika të gjera pasi qeveria federale ishte e ngadalshme për t'u përgjigjur pas Uragani Katrina, i cili shkaktoi përmbytje të mëdha në New Orleans në gusht të vitit 2005.
Uragani Harvey tani është transferuar në një stuhi tropikale, thanë metereologët, dhe po hedh shi të dendur mbi territorin e Teksasit jugor. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se raporti përfundimtar mund të jetë se rënja e shiut ka nivelin më të lartë deri në 50 inç, duke vendosur një rekord të të gjitha kohërave për reshjet e shiut në Teksas. 
Rrugët që të çojnë në Hjuston dhe shumë qytete të tjera të vogla rreth tij, janë të përmbytura.
Harvey erdhi në breg të premten vonë si një nga stuhit më të fuqishme që ka goditur Teksasin në më shumë se 50 vjet, dhe deri tani kan mbetur të vdekur të paktën dy njerëz. Autoritet thanë se numri i të vdekurve pritet të rritet, mbasi stuhia të bjerë, një stuhi kjo që ka shkatuar shkaktuar përmbytje rekord, rritje të baticës dhe tornadot. 
Aeroportet e Houston Bush dhe William P. Hobby anulluan të gjitha fluturimet komerciale të dielën. Disa zona nuk kishin ujë të pijshëm ngase zona e ishte e përmbytur uji është i pistë.
Rafineritë të mëdha janë duke u mbyllur, duke shkurtuar të paktën 1 milion fuçi në ditë jashtë prodhimit dhe “kanali” më i madh i transportit të naftës në vend Houston Ship, është i mbyllur.

Studenti nga Shqipëria, Klodian Ian Hoxha, i cili ka studiuar dhe ka diplomuar në Universitetin e Houstonit dhe aktualisht jeton në një lagje të Dallasit, e cila nuk u godit nga uragani Harvey,  thotë se :” Është një tmerr të shohësh nivelin e ujë që afron ngadalë shtëpisë. Shpresoj që të mos ndodh që në ditën në vijim”
Ai i tha gazetës Bota sot, se “Po lexoj lajmet nga portalet shqiptare për Teksasin dhe po e bëjnë sikur u përmbys bota. Teksasi, është shumë i madh. Uragani goditi në juglindje. Me sa kam dëgjuar dëmet nuk janë aq katastrofike dhe me sa di nuk ka raporte vdekje. Tani për 3 ditën e ardhshme disa zona mund të përmbyten por tani gjendja është e qetë”
Ndërsa, shtonë :”Ende nuk e dimë, numërin e sakt? të dëmeve që u jan shkatuar familjeve shqiptare, por sot u mblodh komiteti i Dallasit, dhe mendojmë se do mblidhemi përsëri, për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga Urgani Harvey.  Deri tani me gjithë shqiptarët që kemi kontaktuar, në jug të Teksasit, thonë se janë mirë” tha studenti nga Shqipëria, Klodian Ian Hoxha,për gazetën Bota sot, në New York.

Ndërsa, Inxhinieri nga Shqipëria, Pano Zhonga i cili jeton në një lagje në veriperëndim të Hjustonit, e cila u godit nga uragani Harvey, i tha sot Zërit të Amerikës,  se banorët e lagjes ishin të frikësuar nga uragani i fuqishëm dhe kanë lëvizur gjërat në katet e dyta të shtëpive për t'i shpëtuar nga ujërat.
Ambasadorja e Shqipërisë në Washington, Floreta Faber, i tha gazetës shqiptaro amerikane Illyria, në New York, se Hjustoni sot është i gjithi i përmbytur! Rreziku i furtunës nuk ka kaluar ende. Komuniteti shqiptar atje, megjithëse relativisht i vogël në numër, përbëhet nga 500-600 familje.
“E prekur thellësisht për sa kam ndjekur përditësimin e ngjarjeve, ju drejtohem të gjithëve bashkëkombasve të mi, ju që po vuani pasojat e natyrës bashkë me të gjithë pjesën tjetër të popullsisë amerikane që jeton dhe punon në Hjuston dhe rrethinat e tij” thotë ambasadorja.
Ndërsa shton se nga kontaktet me autoritetet kemi mësuar se deri tani nuk ka patur fatalitete ndërmjet familjeve shqiptare. Kam kontaktuar me drejtuesit e organizatës Arberia Houston dhe jam informuar se janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrembyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë.
Së pari, shpresoj thellësisht që të gjithë të mbeteni jashte rrezikut për jetën! Qyteti i Hjustonit është akoma nën kërcënimin e faktorëve të natyrës, por edhe nën gjëndje emergjence për arsye të rritjes së kriminalitetit në qytet.

Ambasadorja bën thirrje duke inkurajuar shqiptarët e Teksasit, që të bëjnë më mirën, të qëndrojnë sa më afër dhe ndihmojn njëri-tjetrin. “Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!” thotë ambasadorja Floreta Faber, duke ofruar kontaktet e Ambasadës në Uashington me numërin e telefonit 202.223.4942, embassy. washington@mfa. gov.al dhe numri i emergjencës 202.758.9526, të cilat thotë ajo për gazetën shqiptaro amerikane Illyria, janë të hapura për cdo informacion apo për t’u lidhur me familjarët tuaj. Do ju vëmë në dispozicion të gjitha sa ne kemi mundësi.
Jemi me mendje dhe me zemër bashkë me Ju! shpreht Ambasadorja e Shqipërisë në Washington, Floreta Faber.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat