Ambasadorja shqiptare në Amerikë: Shqiptarët që ndihen të rrezikuar nga uragani, ja ku të telefonojnë

Amerika

Ambasadorja shqiptare në Amerikë: Shqiptarët që ndihen të rrezikuar nga uragani, ja ku të telefonojnë

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 07:10
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Floreta Luli – Faber

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Floreta Luli – Faber ka shkruar një status në “Facebook”, ku shprehet se shqiptarët e rrezikuar nga uragani në Florida sidomos, duhet të telefonojnë pranë numrave të vënë në dispozicion nga ana e ambasadës.

Statusi i saj:

Një Uragan tjetër po kërcënon SHBA-në! Këtë herë pjesa jugore e shtetit të Floridas është në qëndër të vëmëndjes. Autoritetet amerikane po i qëndrojnë shumë afër popullsisë së zonave që parashikohet të preken nga Uragani Irma, dhe një pjese të madhe të popullsisë i është kërkuar të evakuohet.

Gjatë këtyre ditëve jam munduar të qëndroj në lidhje për informacione me përfaqësuesit e organizatave shqiptare në shtetin e Floridës. Ka pak shqiptarë që duket se kanë lëvizur nga banesat e tyre, pjesa me e madhe besojnë që mund t’i bëjnë ballë situatës aty ku janë.

Ju bëj thirrje që të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale dhe njoftimet e rifreskuara që dalin nga ora në orë me parashikimet e lëvizjes së Uraganit.

Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.ë[email protected] dhe numri i emergjencës 202.758.9526 janë në dispozicionin tuaj për çdo informacion të mundshëm.

Uroj që kjo situatë të kalojë me sa më pak probleme, për të gjithë popullsinë e prekur nga Uragani, veçanërisht për shqiptarët që kanë lënë jo pak në vëndin e tyre dhe kanë vendosur të jetojnë e punojnë në SHBA.

Floreta Faber

Ambasadore e RSH në Shtetet e Bashkuara

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat