Mark Gjonaj, për herë të dytë bënë histori në Nju Jork - Bota Sot
Mark Gjonaj, për herë të dytë bënë histori në Nju Jork

Amerika

E shtunë, 18 nëntor 2017

Mark Gjonaj, për herë të dytë bënë histori në Nju Jork

Nga: Nga Bronx New York Beqir SINA Më: 13 shtator 2017 Në ora: 06:08

BRONX NYC : (Bota sot) Të martën në mbrëmje, më 12 Shtator 2017, Asambleisti Mark Gjonaj, kandidati shqiptar për një vend në Këshillin Bashkiak, në qytetin e Nju Jorkut, gara brenda partisë demokrate, ka bër një tjetër histori, duke fituar garën në Ditriktin13-të, votimet paraprake në parintë Demokrate në Nju Jork, ku konkuruan 5 kandidatë.
Simbas rezultateve të orës së fundit Mark Gjonaj e shpalli fitoren në Distriktin 13-të (City Council District 13), duke i hapur rrugën vetes në një fitore në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen më 7 Nëntor 2017.
Kandidatë              Votes        Percent 
 
Mark Gjonaj              3326     38.7% 
Marjorie Velazquez   2958    34.4% 
John Doyle               1644     19.1% 
Victor Ortiz                414       4.8% 
Egidio Sementilli       254       3.0% 
Precincts Reporting: 129 Precincts Total: 129 Percent: 100%
Shqiptaro Amerikanët në Nju Jork, me Martk Gjonaj më 2012, së bashku shkruan histori duke zgjedhur Shqiptaro Amerikanin e parë në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut. Tani përsëri shqiptarët e Nju Jorkut, hynë në histori mbrëmë, duke zgjedhur Shqiptaro Amerikanin e parë në Bashkinë e Nju Jorkut. 
Pra, për herë të parë në historinë mbi njiqindë vjeçare, të emigracionit në SHBA, një shqiptar nga Reçi i Ulqinit, Mark Gjonaj, është prej mbrëm shumë afër për të marr një vend në Këshillin e Bashkisë së qytetit më të madh në botë New York City. 
“Kam punuar shumë të jem një Përfaqësues i denjë për Komunitetin tim dhe me ndihmën tuaj do të jem edhe më i dobishëm në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut”. tha zoti Gjonaj në mbrëmjen e fitores, Victory Night, para një grupi vullnetarësh dhe mbështesish të tij, shqiptar dhe amerikan, të cilët brohorisnin me tone të zjarrta :“Goo Mark Goo Mark!”
 Shqiptarët e Nju jorkut, votuan dhe mbështetën Mark Gjonaj, nga që zëri i shqiptarve tani do të dëgjohet edhe në Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut, një bashki kjo që ka edhe numërin më të madh të shqiptarve në Amerikë, mbi 80 mijë shqiptar mendohet se jetojnë në pesë lagjet e qytetit të Nju Jorkut.
Mark Gjonaj për tre vjet sa shërbeu si Asambleist në Shtetin e Nju Jorkut, u dallua për kontributin e tij për inisiativën për Qendrën e Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Nju Jork, Shkollat Publike dy Gjuheshe, Përfaqësimin politik dhe Integrimin e Shqiptarve, Programe për të rinjë dhe të moshuar, Aktivitete Kulturore  dhe Artistike, Festimin e festave Kombëtare, dhe mundësi për Bursa Studimi".

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test