Ju e meritoni fitoren ! Urime dhe suksese Mark Gjonaj!

Amerika

Ju e meritoni fitoren ! Urime dhe suksese Mark Gjonaj!

Nga: Besim Malota Më: 13 shtator 2017 Në ora: 16:03
Mark Gjonaj

Zoti Mark Gjonaj, kam kënaqësinë e veçantë që me rastin e fitores tënde mbrëm në zgjedhjet paraprake, në partinë Demokrate, zona 13 të në Bronx, Nju Jork, t’ju përcjell urimet e mia dhe të familjes time, që me dëshirat e përzemërta Juve, dhe të gjithë komunitetit shqiptarë t’ju uroj: URIME dhe SUKSESE edhe në 7 Nëntor, ku natyrishtë, që ju tani e ken edhe më të lehtë për të mos thënë e fituar.

Mua si veprimtar i vjetër i këtij komuniteti, dhe si anëtar i kryesisë së Federatës PanShqiptare Vatra, dhe si n/kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, dega e saj për SHBA dhe Kanada, më gëzon fakti se Shqiptarët e Nju Jorkut, u treguan veten të vullnetshëm dhe shumë të organizuar si gjatë fushatës me mbështejen që dhanë, por edhe mbrëm gjatë votimit, dje  duke bërë të mundur fitoren, tuaj që është një histori me vete për gjithë diasporën shqiptare. 
Mbasi për her të dytë Ju po na bëni më shumë krenar, në Nju Jork, mbase tash ne do të kemi më për her të parë më 7 shtator, nuk është e përfunduar, por nga që Nju Jorku, gjithmon voton për demokratët, Ju keni shumë përparsi, që të jeni shqiptari i parë si përfaqësues i ynë, në Këshillin e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut.
 

 Zoti Gjonaj, Shqiptarët e Nju jorkut, mbështetën dhe votuan mbrëm Ju, për të qenë,  zëri i shqiptarve, që tani do të dëgjohet edhe në Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut, një bashki kjo që ka edhe numërin më të madh të shqiptarve në Amerikë, mbi 80 mijë shqiptar aq sa mendohet se jetojnë në pesë lagjet e qytetit të Nju Jorkut.

 Si gjithë komuniteti shqiptarë , edhe unë e prita deri vonë mbrëm lajmin e fitores Tuaj, me gëzim, duke shpresuar dhe besuar në qëllimet tuaja fisnike, në përfaqësinë tënde si Asambleist dje dhe tani si një anëtar i Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, duke përfaqësuar dhe punuar në interes të të gjithë qytetarëve te Nju Jork-ut, por edhe në përkrahje të komunitetit shqiptarë që të mbështeti dhe ta dha votën .

Kështu që sot me të drejt ne si komunitet kemi të drejt të gëzojmë dhe urojmë përzemërsisht fitoren e juaj dhe presim e shpresojmë nga Ju si në vitet që kaluara, përkrahje dhe mbështetjen tuaj me qëllim të avancimit të vlerave tona kombëtare dhe synimeve shekullore të shqiptarëve – për një të ardhme më të mirë dhe integrim sa më të madh të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat