Mark Gjonaj fiton garën e demokratëve për Këshillin e Bashkisë së NY - Bota Sot
Mark Gjonaj fiton garën e demokratëve për Këshillin e Bashkisë së NY

Amerika

E martë, 26 shtator 2017

Mark Gjonaj fiton garën e demokratëve për Këshillin e Bashkisë së NY

Nga: Ajete Beqiraj, NY Më: 13 shtator 2017 Në ora: 17:14
Mark Gjonaj

Asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj, mbrëmë, krahas katër kandidatëve të tjerë ka filuar zgjedhjet për këshillin bashkiak të qytetit të Nu Jorkut. Kjo është fitorja e dytë e Gjonajt, pas zgjedhjes së tij si asambleist në vitin 2014, kur edhe ishte shqiptari I parë I cili u fut brënda legjislativit të shtetit amerikan.
NT.:Raporti bashkangjitur:

 Asambleisti shqiptar-amerikan Mark gjonaj për të dytën herë radhazi bëri histori duke na bërë krenar komunitetin shqiptar kudo në botë, duke fituar garën për Këshillin Bashkiak të qytetit e Nju Jorkut krahas katër kandidatëve të tjerë. Dhe, ngaqë beson se nga kjo pozitë do të jetë më I dobishëm për komunitetin, gjonaj sonte ndjehet si triumfues:

“Është një natë e mrekullueshme- tha Gjonaj për RTK-në- Një natë me shumë energji pozitive jo vetëm për komunitetin shqiptar por për krejt distriktin. Komuniteti jonë është shumë I rëndëishëm për mua dhe koha e komunitetit shqiptar është sot, sepse janë të suksesshëm në biznese, në shkollë dhe kanë hy në vende kyqe. Ndaj, jo vetëm Bronxi apo Nju Jorku por edhe Amerika po e sheh dhe po  e njeh vullnetin e shqiptarëvetë cilët janë te suksesshem në cdo lëmi, qoftë në biznese apo shkolla e kudo që kanë hy ndaj edhe na përkrah.  Unë më e të vërtet jam interesuar jo vetëm për komunitetin tonë por edhe për popujt e tjerë, për këtë  shtet dhe harmoninë që e gëxojmë brënda tij. Ndërsa, cesoj se ky është vetëm fillimi I ngritjes së komunitetit tonë  sepse kemi disa  disa djelmosha dhe vajaa qe jane vertet të lindur per politike. E serish, e ky do të vazhdojë sot, duket  do të punojne edhe vete e është vetëm nje hap si komunieti ndërs së shpejt do te kesh hapa edhe të ,etutjesh, dhe komunteti jonë të vazhdojë më të njëjtën tempo që  ka”, tha Nika për RTK-në.

Asambleisti I parë shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj I cili shquhet si model I liderit largpamës politik, iu fut futet garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të NeW Yorkut,me 6 shtator krahas katër kandidatëve të tjerë për t’u kthyer me fitore. Ndërsa, premtimet e dhëna   gjatë fushatës, si: Qendër e komunitetit, shkolla publike dygjuhëshe, përfaqësim politik dhe integrim, programe për të rinj dhe të moshuar, aktivitete kulturoe si dhe mundësi për bursa studimi janë disa nga pikat me të cilat Gjonaj joshi jo vetëm elektoratin shqiptar duke arritur 38.7 për qind të votave,  kundrejt rivales Velasquez e cila mori 34.4 për qind të votave.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test