Këshilli Shqiptaro Amerikan uron Mark Gjonaj - Bota Sot
Këshilli Shqiptaro Amerikan uron Mark Gjonaj

Amerika

E premte, 17 nëntor 2017

Këshilli Shqiptaro Amerikan uron Mark Gjonaj

Nga: A.M. Më: 13 shtator 2017 Në ora: 17:32
Mark Gjonaj

Kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti ka uruar për fitoren kandidatin për Qarkun e Këshillit Bashkiak, nga Zona Elektorale 13të, në qytetin e Bronksit, Mark Gjonaj.

Në urim thuhet se i gjithë komuniteti ishin të sigurt se do të fitonit në këto zgjedhje brenda partisë dhe shpresojmë se kjo ka për të ndodhur edhe me 7 Shtator, kur ju do të zini një vend në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut.

Urimi i plotë:

I Nderuar zotëri. Mark Gjonaj,

Ne në emër të organizatës sime Këshilli Shqiptaro-Amerikan ju uroj përgëzime përzemërsisht për fitimin e zgjedhjeve mbrëm në Distriktin 13-të, në Bronx dhe marrjen e fitores në Partinë Demokrate, për të qenë anëtari i Këshillit Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut. 

Unë dhe të gjithë komuniteti tonë ishim shumë të sigurt se ju do të fitoni në këto zgjedhje brenda partisë tuaj dhe shpresojmë e besojmë se kjo ka për të ndodhur edhe me 7 Shtator, kur ju do të zini një vend në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut, duke qenë edhe zëri i të gjithë komuniteteve në distriktin tuaj që ju votojë mbrëm, përfshirë komunitetin shqiptarë që ju mbështeti gjatë fushatës dhe ju dha votën mbrëmë.                                                                                                                                                                                 

Ne presim me padurim punën tuaj në përfaqësimin më lart lokal në qytetin e Nju Jorkut, ku jetojnë e punojnë mbi 80 mijë shqiptarë, dhe shpresojmë që ju do të merrni të gjitha përgjegjësitë siç u përmendët ju gjatë fushatës me komunitetin shqiptarë.

Edhe një herë ju urojmë dhe ju dëshirojmë të gjitha të mirat për fitoren në zgjedhjet paraprake dhe të fitoni edhe me 7 Nëntor 2017, dhe së bashku me te gjithe komunitetin shqiptar të ecim vetëm përpara, duke bër si shqiptar vetëm histori suksesi.

Me shumë respekt 

Haxhi Dauti

Kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test