Ambasadori Walker, vizitoi Ambasadën e Shqipërisë në Uashington

Amerika

Ambasadori Walker, vizitoi Ambasadën e Shqipërisë në Uashington

Nga: Washingtoni - Beqir SINA Më: 15 shtator 2017 Në ora: 17:18
Ambasadori Walker, vizitoi Ambasadën e Shqipërisë në Uashington

WASHINGTON D. C.:– Ambasadorja e Shqipërisë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Washington D. C.: Floreta Faber, ka pritur dje në drekë, Ambasadorin William G. Walker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, i njohur nga Shqiptarët si Heroi i Reçakut, i cili megjithëse ka një histori të gjatë në lidhjet e tij me shqiptarët, këtu në Amerikë, tha se kjo ishte hera e parë që ai vizitonte Ambasadën Shqipërisë në SHBA -

Ambasadoria Faber, dhe stafi i saj, përfshirë dhe Atesheun ushtarak , i rezervoi me këtë rast një pritje mjaft miqësore Ambasadorit Walker, i cili shoqërohej nga Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan, zotëri Haxhi Dauti, duke vlerësuar shumë kontributin e ish-shefit të Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vitin 1998, dhe më pas.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja, njohu mikun e shqiptarëve, Ambasadorin Wallker, me punën e kësaj Ambasade , lidhjet e vendosura me komunitetin shqiptarë anembanë SHBA, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Image

“Me rinovimin e ndërtesës dhe plotësimi i saj me staf të kompletuar, Ambasada jonë tha Faber, ka krijuar tani edhe një shërbim dinjitoz e cilësor ndaj shqiptarëve këtu në SHBA, ku në atë që qeveria e ka quajtur “Diplomacia Ekonimike”, ne do të kontribojmë në rritjen e marrëdhënieve ekonomike dhe tërheqjen e investimeve amerikane, të cilat do të jenë një ndër shtyllat kryesore të punës së Ambasadës, në kuadër edhe të prioriteteve tona. Zgjerimi së fundmi i Ambasadës në D.C. dhe Misionit të R.Sh.në New York, reflektojn jo vetëm prioritetet e mësipërme, por dhe zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, të cilat janë të hershme, por të ruajtura mjaft mirë deri tani në saj të kontributit që ka dhën diaspora shqiptare në SHBA me dekada”, tha ajo.

Duke e falënderuar për pritjen mjaft miqësore, Ambasadori William G. Walker, ka folur në fillim gjerësisht për lidhjet e tija të forta me shqiptarët, duke permendur edhe disa miqt e tij të njohur, veprimtarët të dalluar të komunitetit, por edhe me ata që e kanë lidhur më shumë atë me shqiptarët, duke permendur Kosovën, dhe kohën kur Millosheviqi dhe Beogradi, hodhën ndaj personalitetit të tij akuza të forta, duke e konsideruar misionin e tij udheheqes ne Kosove ne ate kohe, si te nje anshem, si mik i madh i shqiptarëve qe ishte ai.

Ish-Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, më tej i tregojë Ambasadores Faber, edhe mbi planet e tij, që kan sipas tij si u shpreh ai edhe gjatë fjalës së tij: "Kan për qëllim unifikimin e shqiptarëve në të gjithë Ballkanin, përfshirë edhe shqiptarët e diasporës". 

Ambasadori Walker, tha se kohët e fundit kishte shkuar disa herë në Kosovë, me qëllim që Kosova të ecë me hapa që të gjithë e kanë pritur që nga viti 1999, kur lufta përfundojë me largimin një herë e përgjithmonë të Serbisë, nga Kosova, dhe ajo u çlirua e fitojë lirinë e saj të shumë deshiruar, ndërsa, 9 vjet më pas pra më 17 Shkurt 2008, Kosova shpalli edhe pavarësinë e saj nga Serbia, që e e mbajti me dhunë të pushtuar, Dokumentin e Dekleratës së Pavarësisë së Kosovë më 17 Shkurt 2008, n? Prishtinë e kam firmosur edhe vet " tha ai.

Image

Më tej duke folur për një projekt të ri, të cilin ai tha se ka promovuar tashmë dhe nuk është më i panjohur, dhe se tani ai është duke e udhëhequr atë, dhe është duke punuar, Ambasadori Walker, kujtojë  të gjitha takimet e fundit të tij në udhëtimin e ketij 10 mujori te 2017, si në Prishtinë, Tetovë, Ulqin takimet e tij me të gjithë liderit shqiptarë, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Luginën e Preshevës, dhe ata në diasporën shqiptare në Europë, këtu në SHBA. 

Jam duke punuar në një projekt të përbashkët të unifikimit të tyre, tha ai, duke shtuar se :”Ky projekt që kam themeluar pêr t’i bërë shqiptarët bashkë kudo që janë, bëhet  sipas tij, nga një projekti të përbashkët siç është unifikimi". 

"Shqiptarët në botë janë bashkuar në vitet e 90-ta për qëllimin e vetëm, çlirimin e Kosovës, dhe unë isha bashkë me ta, gjatë luftës, çlirimin dhe kur u shpall pavarësia, tha ai, natyrishtë që të gjithë shqiptarët erdhën dhe u bënë bashkë e festuan, por tani është koha pas pavarësisë te hapi i fundit i cili është për të gjithë shqiptarët kudo që janë, është të bëhen bashkë, dhe t’i materializojn të gjitha ato të arritura deri tani”, tha miku i dëshmuar i shqiptarëve Ambasadori Wlliam Walker.

Image

Në mbyllje, Heroi i gjallë të Reçakut, Ambasadori William G. Walker, i cili jeton në rrethinat e Washingtonit, - në Virginia, dhe që ka një jet mjaft dinamike , tha se po punon së bashku me z. Haxhi Dauti - Kryetar i Këshillit Shqiptaro – Amerikan, për hapjen e një zyre të re në Washington D.C- 

Ambasadori William G. Walker, në fund të vizitës ka vizituar ambjentet e brendshme te Ambasadës, dhe ka bërë me kete rast te pare vizite, disa fotografi në shenjë kujtimi në mjediset e brendshe dhe jashte Ambasadës e R.Shqipërisë në Washigton DC,me  Ambasadoren ,Floreta Faber dhe stafi i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat