SHSHA në Çikago në përkrahje të Ziadin Selës për kryetar të komunës së Strugës - Bota Sot
SHSHA në Çikago në përkrahje të Ziadin Selës për kryetar të komunës së Strugës

Amerika

E shtunë, 21 tetor 2017

SHSHA në Çikago në përkrahje të Ziadin Selës për kryetar të komunës së Strugës

Nga: Skënder Karaçica Më: 12 tetor 2017 Në ora: 21:32
Ziadin SEla

Zgjedhjet komunale në Maqedoni dhe çështja shqiptare për pushtetin lokal janë disa nga qasjet aktuale më të cilat po merret SHSHA në Çikago.Përmes kësaj kumtese për opinione shqiptaro-amerikanët thonë se jemi në krah të dr.Ziadin Selës, i cili me shembullin e tij në rrafshin kombëtar nuk qiti kandidatin për kryetar të Kërçovës, për mundësinë që Fatmir Dehari të marrë edhe një mandat në udhëheqjen e këtij qyteti të banuar me shumicën shqiptare.

Do të ishte mirë që projekt-programin politik të dr.Selës të mbështesë BDI-ja e Ali Ahmetit,në mënyrë që dy komunat me shumicë shqiptare Kërçova dhe Struga të marrin timonin e udhëheqjes Fatmir Dehari dhe dr.Ziadin Sela, thuhet në kumtesën e SHSHA-së në Çikago.

Pas zgjedhjeve komunale këto dy komuna dhe aspekti i pushtetit lokal sipas Konventës së BE-së për të vënë në doktrinën kushtetuese të Maqedonisë, që pushteti lokal të decentralizohet dhe në këtë frymë demokratike qytetarët komunën mos të shohin vetëm përmes dyerëve kryesore të komunës, por pushteti lokal të zbresë sa më afër për zgjidhjen e problemeve jetësore dhe që nga këtu të nisin kahet e zhvillimit në participim të barabartë të buxhetit të shtetit, ndërkaq njëherë e mirë të ndalet udha e mërgimit për shqiptarët në këto hapësira, thuhet në ndër të tjera në kumtesën për opinione të SHSHA-së në Çikago.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test