Diplomaci Ekonomike: Verërat e Kosovës në tregun e Kanadasë

Amerika

Diplomaci Ekonomike: Verërat e Kosovës në tregun e Kanadasë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 12 tetor 2017 Në ora: 21:38
Vera shqiptare

Tashmë të gjithë bashkë-atdhetarët dhe konsumuesit e verës në Kanada, kanë mundësi të blejnë dhe të shijojnë verërat “Made in Kosova” të verarisë prestigjioze StoneCastle në rrjetin kryesor të pijeve alkoholike LCBO, njofton kështu nëpërmjet rrejtit shoqëror Facebook, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ottava - Kanada.

Sipas saj fillimisht konusmatorët do të marrin dhe shijojnë këto verëra online dhe së shpejti dhe fizikisht në të gjitha dyqanet e LCBO-së në Ontario, ku do të mund të blihen produktet e verërave “Made in Kosova” në Kanada.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ottava - Kanada shkruan në llogarinë e saj se :”Promovimi dhe krijimi i tregjeve të reja për produktet "MadeinKosova" është prioriteti numër një i Diplomacisë Ekonomike dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada, e cila është krenare për këtë rezultat të Stone Castle.  "KosovoinCanada".

Kompania e Verës Stone Castle nga Rahoveci, me pronar veprimtarin e njohur Rrustem Geci, vitin e kaluar për herë të parë, zyrtarisht, mesohet se ka hyrë edhe në tregun amerikan, SHBA.

Sipas njoftimeve nga Stone Castle, ka qene Avdi Gecaj, i biri i pronarit të Stone Castle , zotit Rrustem Geci, i cili, në emër të kësaj kompanie njoftoi se produktet e saj, 8 lloj e verërave të saj kan hyrë edhe në tregun e SHBA, vitin e kaluar .

Ai me atë rast falënderoi z. Harry Bajraktari, e babain e tij Rrustem Gecaj të cilët investuan miliona euro në Kosovë, e mbi të gjithë në vreshtat dhe tokën e bekuar të Rahovecit.

Z. Harry Bajraktari, e ka vlerësur këtë sukses të hyrjes në tregun amerikan të verërave të Kosovës, si ngjarje historike promovimin e verës “Stone Castle” në Amerikë.

Ai citohet të ketë thënë se kjo verë është prodhuar nga toka dhe rrushi i cilësisë së lartë nga Rahoveci, dhe sjellja e saj edhe në tregun Amerikan të kësaj vere, e cila është një e arritur e madhe për prodhimet vendore të Kosovës.

Bajraktari, gjithashtu si frekuentues i rregullt i verës, ka ftuar të gjithë frekuentuesit e verërave në Amerikë, e sidomos pronarët e restoraneve në Amerikë, që të fusin në lokalet e shtëpit e tyre, shërbimin me verën e Rahovecit, Stone Castle.

Përshëndetjen e hyrjes së Verërave nga Kosova nga ana e kantinës gjigande të verërave Stone Castle, e ka bër edhe Konsullja e e Përgjithshme Republikës së Kosovës në Nju Jork znj Teuta Sahatqija, dhe Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku.

Shija dhe cilësia e disa varietereve të verës si Chardonnay, Vranac etj, si rakia e konjaku, janë velërsuar shumë edhe nga konsumatorët, amerikan dhe shqiptar, si verëra dhe pije të cilësisë së lartë dhe shije shumë të mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat