SHBA: Shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli dhe avokati i tij, Evan Greebel të dy para gjyqit

Amerika

SHBA: Shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli dhe avokati i tij, Evan Greebel të dy para gjyqit

Nga: Beqir SINA - Brooklyn NY Më: 17 tetor 2017 Në ora: 14:38
Martin Shkreli

Gjyqi ndaj një avokati amerikan të akuzuar se gjatë përpunimit - "mbrojtjen" e klientit të tij, Martin Shkreli, i cili akuzojet se ka përdorur akcionet, e marra për një ilaç jetik, duke mashtruar në emër të një kompanie farmaceutike, është një rast që ka ngritur pyetje rreth avokatëve amerikan gjatë ekspozimit ligjor, të cilët tani mund të ballafaqohen me akuzën kur klientët e tyre, akuzohen për keqbërje.

Në këtë çështje u tha dje se përfshihet edhe avokati i njohur njujorkez Evan Greebel, 44 vjeç. Ai sipas fletores së Gjykatës së Përgjithshme në Brooklyn, duhet të përballet me akuza të komplotit të tij, duke perdorur sipas akuzës, letrat me vlerë nëpërmjet mashtrimit dhe në lidhjet me klinentin e tij, i cili akuzohet për mashtrim.

Me zgjedhejen e jurisë, thuhet se tani pritet  të përfundojë në Brooklyn - New York, dhe gjyqi "maratonë" i të akuzuarit Martin Shkreli, dhe e avokatit të tij Evan Greebel , njofton Bota sot nga New Yorku.

Avokati Evan Greebel, u akuzua për dy nga tetë akuzat që u përballën ish drejtuesit e kompanisë farmaceutike, dhe "mashtruesin" si e quan shqiptaro amerikanin media Martin Shkreli.

Image

 Evan Greebel, 44 vjeç, ndodhet në paraburgim dhe do të përballet me akuza të komplotit të kryer me anë të letrave me vlerë dhe mashtrime , telashet që dalin në lidhje me atë që prokurorët federalë pretendojnë, se ishin skema për të plaçkitur Retrofin, RTRX 0.29% Inc, ilaç ky i një kompanie farmaceutike e cila ka tregtuar publikisht, se ka paguar investitorë në fondet zinxhir të z. Shkreli.

Z. Shkreli, i njohur për provokimet e tij në media sociale dhe për rritjen e çmimit të barnave jetësore, u dënua në gusht për akuzat me mashtrim të letrave me vlerë, pas një gjyqi fillimisht ishte planifikuar për të, me avokat mbrojtjës z. Greebel.

Ndërkaq, z. Greebel, si dhe ish-klienti dhe i pandehuri i tij, u arrestua në dhjetor 2015 duke u akuzuar në dy nga tetë akuzat me të cilat po përballet z. Shkreli. 

Avokati Greebel, i njohur në New York, kishte qenë më parë një partner në zyrën e Nju Jorkut të avokatisë Katten Muchin Rosenman LLP, ndërsa kishte shërbyer edhe si këshilltar i jashtëm për Retrofinin.

Një avokat i kësaj firme avokatësh, i pyetur për kolegun etij, z. Greebel, nuk pranoi të komentojë të premten e kaluar çështjen e kolegut të tij.

Kurse, të dhënat e gjykatës tregojnë se mbrojtja e z. Greebel, ka në plan të mbështetet në argumente se çdo sjellje e pahijshme, dhe e dyshuar që rrjedh nga z. Shkreli, të cilët ata thonë se kanë gënjyer dhe kanë mbajtur informacionin e z. Greebel, duhet të ndahet si çështje.

Ndërkohë, që avokatët e z. Shkreli , argumentuan në gjykim dhe në dosjet gjyqësore se ai mbështetej në udhëzimet ligjore të z. Greebel dhe për këtë arsye nuk kishin qëllimin për të kryer mashtrime, me shitjen e ilaçit.

Image

Më parë këtë vit, gjyqtari i SHBA qarkut të Brooklyn, Kiyo A. Matsumoto, ra dakord të ndajë çështjen e z. Greebel nga ajo e z. Shkreli, duke vendosur se përpjekja e të dyve së bashku do ta pengonte Shkrelin, që të merrte një gjykim të drejtë, pasi avokatët e Greebel do të mbronin klientin e tyre, nga kjo çështje mbasi automatikisht lidhet me të dy, thonë gjyqtarët e shtetit.

Ata janë :"Duke paraqitur dëshmi të tjera për raste të shumta të gënjeshtrave, mashtrimeve dhe keqinterpretimeve të Shkrelit," shkroi gjykatësi Matsumoto , duke sugjerur se kështu dëshmia mund të mos devijojë në favor të zotit Shkreli.

Z. Greebel, figuronte në mënyrë të dukshme në disa pjesë të gjyqit të zotit Shkreli këtë verë. Dëshmitarët dëshmuan se z. Greebel, dukej më shumë vigjilent ndaj z. Shkreli se sa te Retrofin. Email-et dhe provat e tjera të paraqitura në gjyq , treguan një marrëdhënie të ngushtë midis z. Shkreli dhe z. Greebel, me drejtuesin e ri , herë pas here, duke fyer avokatin e tij, dhe duke kërcënuar ta lëshonte mbrojtjen e tij.

Gjyqi i z. Shkreli mund të ndikojë në gjykimin e z. Greebel.

Juria federale në gjyqin e z. Shkreli, e liroi atë nga pesë akuza me të cilat u përball, në fillim, duke përfshirë një nga dy në të cilën u akuzua gjithashtu z. Greebel-për baskëpunim, për të kryer mashtrime me ilaçet jetike për kurimin e SiDA-s.

Kjo akuzë lidhej me një skemë të supozuar për të mashtruar Retrofin duke transferuar në mënyrë të papërshtatshme aksionet ndaj fondeve zinxhir të z. Shkreli, dhe duke hyrë deri në siguracionet shendetesore shterore e private, në marrëveshje e konsultime me investitorët të medhenjë anemban SHBA.

Në gusht, pasi një jurie e liroi z. Shkreli në 5 akuza, avokatët e z. Greebel, paraqitën një mocion që të hiqnin akuzat e mashtrimit të telegrafikut, duke thënë se ndjekja e vazhdueshme e qeverisë ndaj z. Greebel, përbënte një "skenar Kafkaesque".

Avokatët e tij thonë se qeveria po përpiqet të kriminalizojë praktikën normale ligjore, duke mbajtur një avokat të përgjegjshëm për keqbërjen e pretenduar të një klienti që ai përfaqësonte.

"Është në kundërshtim me interesat e drejtësisë dhe të frikshme për çdo avokat të korporatës në Amerikë, thjesht duke bërë punën e tyre duke përfaqësuar klientët, siç bëri z. Greebel, vetëm për të gjetur veten e tyre, paditur, pa ndonjë njoftim paraprak, mbi sjelljen e pretenduar të ish- CEO ", shkruan avokatët e z. Greebel.

Avokatët gjithashtu thonë se prokurorët nuk kanë folur kurrë me z. Greebel apo me askënd në firmën e tij të mëparshme përpara se të padisin dhe arrestojnë atë.
Gjyqi i z. Greebel ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen e njëjtë të medias që e përfshiu rastin e ish-klientit. Muajin e kaluar, gjyqtari Matsumoto revokoi kerkesen  e z. Shkreli, duke thënë se modeli i tij i kërcënimeve dhe ngacmimeve në linjë paraqiste një rrezik për komunitetin.

Pas largimit nga Katten Muchin, Z. Greebel iu bashkua firmës Kaye Scholer si partner në verën e vitit 2015. Ai dha dorëheqjen në fillim të vitit 2016, pas padisë së tij. Ai ka qenë i lirë në lidhje me një milion dollarë që nga arrestimi i tij.

Mirëpo prokurorët federalë pretendojnë se ata janë të përfshirë në skem për të "plaçkitë" ilaçin e famshëm që shëron milëjona jetë njerëzish - Retrofinin, RTRX 0.29% Inc, produkt nga një kompani farmaceutike qe e pat tregtuar publikisht, për të paguar investitorë të medhenjë nëpërmjet "mashtruesit"  z. Martin Shkreli .

Z. Shkreli, i njohur për provokimet e tij në media sociale dhe për rritjen e çmimit të barnave jetësore, u dënua në gusht për akuzat për mashtrim të letrave me vlerë, pas një gjyqi që fillimisht ishte planifikuar për të ndarë përfitimet me avokatin e tij z. Evan Greebel.

Martin Shkreli ndodhet në burg në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin ndërkohë që pret gjykimin për një sërë rastesh mashtrimi.Vendi ku po kryen paraburgimin është i njohur si burgu i “Kollareve të bardha”,  aty vuajnë dënimin mafiozë dhe të dyshuarve për terrorizëm, të cilëve i mohohet aksesi ndaj shumë shërbimeve, përfshirë edhe Pablo Escobar "El Chapo", kapos së kokainës, njofton Bota sot, nga Bruklini Nju Jork.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat