New York: Një javë para përfundimit të fushatës, “Votë Gjonaj” 7 - Nëntor 2017!

Amerika

New York: Një javë para përfundimit të fushatës, “Votë Gjonaj” 7 - Nëntor 2017!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 31 tetor 2017 Në ora: 14:56
Mark Gjonaj

 Kandidati për Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili ka fituar një garë të rëndësishme mes demokratëve në zgjedhjet paraprake për zonën elektorale 13-të, të qytetit të Bronksit, duke mposhtur rivalen më të afërt me rreth 4 për qind vota më shumë, tani është i vetëmi demokrat në Qarkun 13-të, i Këshillit Bashkiak, për një vend i hapur nga “pensionimi” i James Vacca, përball John Cerini, republikan dhe konservator, Marjorie Velazquez, nga Demokrate e regjistruar tani në “Familjet e Punës", John Doyle, Liberal, dhe Alex Gomez, partia “Bronx i Ri”

Zoti Gjonaj, që konsiderohet si kandidati më potencial në Qarkun 13-të, i Këshillit Bashkiak, mbrëm zhvilloi një fushatë për rritjen e fondeve të fushatës së tij, financiare, me të gjithë përkrahësit e tij, miqtë dhe kolegët, pikërishtë ata që e kan mbështetur gjatë gjithë fushatës për të besuar në fushatën Gjonaj dhe duke dhën mbështetjen e e tyre me rritjen e fondeve e cila për afërsisht mund të jet afro 1 milion dollar. 

Kandidati shqiptar Mark Gjonaj, i cili është shqiptari i parë në historinë e emigracionit shqiptar që është zgjedhur 3 vjet më parë, në një post kaq të lart - si Asambleist , dhe tani ka shancet e mëdha të bëhet më 7 Nëntor edhe këshilltari i parë i Bashkisë së Nju Jorkut, mbrëm në lokalin e njohur në qytetin e Bronxit, "Pine & Bar", kishte një falenderim të veçantë, për të gjithë mbështetësit e tij, dhe për kolegët, për kryetarin e Partisë Demokratike, Bronx, Asembleistin Marcos Crespo, Asembleistin Michael Benedetto, senatorin e shtetit Marisol Alcantara, Këshilltaren Vanessa Gibson, këshilltarin Rafael Salamanca, këshilltaren Ydanis Rodriguez, këshilltarin Mark Levine, këshilltarin Corey Johnson, këshilltarin Robert Cornegy dhe shumë të tjerë!

Ai në fjalën e tij përshëndetëse, gjithashtu faleminderojë bizneset e vogla në lagjet e Nju Jorkut, për mbështetjen që i dhanë atij  për fushatën :”Vote Gjonaj - District 13 - Wake Up City Hall : November 7” për Këshillin Bashkiak të New York City! -

Kandidatët për Këshilltarë të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, që janë një javë përpara përfundimit të garës së gjatë tani duket se janë edhe gati para një sfide të martën në disa rrethe - ose zona elektorale në të 5-të, Borought , pra pesë zonat administrative të qytetit, me afro 10 milion banorë. 

Ndërkohë, ashtu si gara në fillimore ajo brenda partive, edhe kjo mes kandidatëve potencial është e përqendruar më së shumti në debatet e kandidatëve në çështjet lokale të cilat mbizotërojnë zgjedhjet  e tyre për në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut, shkruan shtypi lokal njujorkez.

Në qytetin e Nju Jorkut, pesë lagjet e tij, në garë për këshilltar në Këshillin Bashkiak, garojnë për 51 vende,  20 kandidat të sigurt nga partia demokrate, e cila ka në kontestet 10 vende të hapura, dhe një tjetër grup për 10 vende me ri-kandidime, para këshilltar që janë në detyrë, përfshirë dhe kandidatin shqiptaro amerikan zotin Mark Gjonaj i partisë Demokrate .

Mirëpo simbas shtypit lokal njujorkez, që të gjithë kandidatët e kan përqendruar dhe kan në fokus të tyre, të fushatës, dhe po kërkojnë votën të martën më 7 Nëntor mbi çështjet lokale të cilat kan dominuar edhe në debatet e tyre, veçanërisht ato çështje që lidhen me shqetësimet shumëvjeçare të gentrifikimit, dhe zhvillimit si dhe çshtjet e strehëhimit (qirave të larta).

 Ku kandidatët deri tani janë përfshirë në një sfidë të ashpër që është përqëndruar në një propozim kontestimor, për zgjidhur një strehim të përballueshëm e cila është kundërshtuar fuqishëm nga ata që kan në pronësi të tyre apartamentet dhe nuk e mbështetin planin para se të vijnë kundër saj. Shumë prej tyre kanë kundërshtuar projektin, duke thënë se përfshirja e tyre në shitjen e apartamenteve - condominiums, simbas kursit të tregut do të i jepte qytetit një gentrifikimin - një plan pak më fisnik, më një çmim sa më të përballueshem..

Zoti Gjonaj, i cili ka tani shansin të bëhet shqiptari i parë në historinë e emigracionit shqiptar për tu zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut, pasi ai konkurron në një zonë ku demokratët tradicionalisht fitojnë, ka si rivale kryesore ish kundershtaren e tij, Marjorie Velazquez, e cila pasi humbi garën brenda partisë demokrate, ka ndërruar “lëkurën” nga Demokrate e regjistruar, tani në 7 Nëntor garonë në partinë e pavarur “Familjet e Punës".

Në një intervistë që i dha kohët e fundit Zërit të Amerikës - Ilir Ikonomit, zoti Gjonaj, me origjinë nga Reçi i Ulqinit, tha se qëllimi që ai kandidon për Këshillin e Nju Jorkut është të ndihmojë komunitetin për të zgjidhur çështjet lokale dhe jo të avancojë për garat e vitit 2018 në Kongresin amerikan.

“Është në natyrën tonë t’ua shpërblejmë të tjerëve, është pjesë e traditës sonë. Ne jemi njerëz shumë bujarë, bëjmë më shumë për të tjerët sesa për veten tonë,” tha zoti Gjonaj, duke theksuar se Amerika, i kishte dhënë shumë familjes së tij dhe se tani ishte koha që ai të kthente borxhin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat