Nju Jork: "Së Bashku në Festivalin e Komunitetit Shqiptar” - Bota Sot
Nju Jork: "Së Bashku në Festivalin e Komunitetit Shqiptar”

Amerika

E hënë, 18 dhjetor 2017

Nju Jork: "Së Bashku në Festivalin e Komunitetit Shqiptar”

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 5 nëntor 2017 Në ora: 16:28
Festivali i parë i komunitetit shqiptaro në "Seth Low Playground" Brooklyn

Festivali i parë i komunitetit shqiptaro në "Seth Low Playground" Brooklyn është organizuar dje me bazë komunitare, e gjitha vullnetare, nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare me presidentin Mark Kepi, dhe nënkryetar Nick Beqi si dhe revista VOTRA, me drejtor dhe redaktore Afërdita Delaj, e ndihmuar nga autoritetet lokale, senatori i shtetit Marty Golden, the NYPD.

Kepi dhe Delaj i thanë gazetës Bota sot, se ata ishin  të udhëhequr nga nisma për të bër komunitetin bashkë në një ditë, si kjo në kuadër të veprimtarive që organizohen në komunitetin shqiptar në SHBA, në muajin Nëntor.

 "Ne së bashku provuam  për të organizuar në qytetin e Buklinit - Nju Jork, ku jetonë një komunitet shqiptarësh nga më të mëdhat në Amerikë, për të sjellë një festival të lirë për të gjithë komunitetin shqiptarë, emigrantë nga Shqipëria, Kosova, Luginën e Preshevës, Mal i Zi, Maqedoni, Çamëri, dhe më shumë, në këtë park i lagjes Bay Ridge e për rreth saj, në këtë park që është dhe njëri prej parqeve më të mirë në të gjitha pesë lagjet e qytetit të Nju Jorkut” thanë ata.

Ndërsa, treguan se të gjitha gjërat në këtë festival si e shihni  drejtohen nga vullnetarë dhe janë falas për të gjithë pjesëmarrësit.

Me qëllim që 2500 pjesëmarrësve t’ju garantohej një ditë e bukur gëzimi NYPD, kishte dërguar një furgon të policisë i cila kishte ardhur për ruajtjen e sigurisë në kuadër të masave të sigurisë së lartë që janë vendosur në qytetin e Nju Jorkut, mbas atij aktit terrorist të 1 Nëntorit në Manhattan, ku humbën jetën 8 person ndersa 12 të tjer mbeten të lënduar, edhe masat janë rritur, ndërkohë, që nga vet autoritet lokale njujorkeze, komuniteti shqiptarë u inkurajuan që të marrin pjesë në Festivalin e Parë Shqiptar të Bruklinit, në një ditë shqiptare  me Sport dhe Muzikë, në Seth Low Playground - Brooklyn NYC.

Festivali i parë i komunitetit shqiptar në Bruklin, ishte një nga festivalet më të bukura për fëmijët shqiptar mbajtur në këtë komunitet, ku qindra fëmijë me prindërirt e tyre, u bën së bashku duke gëzuar e luajtur gjatë gjithë ditës. 

Fëmijët ishin ata që i gëzonin ma shumë këtij festivali, mbasi at ishin të veshur edhe me kostume folklorike, bluzat e kuqe “O sa mirë me qenë Shqiptar”, dhe “Albanian” , ndërsa, ja morën së bashku me prindërit këngës e valles shqiptare, lodruan nëpër lodra dhe e mbushen me piktura të lira rrugët, dhe sheshin e lojërave, shkuan pas karnavaleve për fëmijë, dhe shijuan ushqime tradicionale shqiptare.

Festivali i Parë Shqiptar Amerikan, dje në "Seth Low Playground" në Brooklyn, ishte dhe si pjesë e muajit të flamurit kuqezi, 105 Vjetorit të Ditës së Pavarësisë shqiptare, 28 nëntor 1912, ku shqiptarët  në Shqipëri, Kosovë, trevat shqiptare, Çamëri, Arbereshët, dhe diasporë në të gjithë botën, po e festojnë këtë ngjarje të madhe kombëtare.

"Së bashku në Brooklyn NY Festivali I-rë i Komunitetit Shqiptar", më 4 nëntor, ka demonstruar dje diversitetin e madhe e kulturës shqiptare dhe ka siguruar një mjedis mjaft të bukur festiv, tha Mark Kepi, Nick Beqa, dhe Afërdita Delaj, organizatorët dhe drejtuesit e këtij festivali të cilët thanë :”Se gjatë gjithë ditës shqiptarët arritën të gëzojnë së bashku, zhvillojnë aktivitetet e ndryshme sportive, të këndojnë e vallëzojnë së bashku, shfaqje, lodra, pjesmarrje artistësh, ushqime etnike, si dhe të mësojnë e ju tregojnë komuniteteve për rreth rusve, kinezve, polakve, latinve, afrikanve, edhe organizatave të ndryshme të interesuara se kush janë shqiptarët, kush është Shqipëria e Kosova, trojet shqiptare në Ballkan, Luginën e Preshevës, shqiptarë në Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri, dhe më shumë, në Italinë e jugut, pra Arbëreshët - ata “Gjaku ynë i Shprishur” dhe shqiptarët e shpërndarë sot në çdo cep të botës".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test