Nju Jork, u zhvillua Festivali i 27-të Shqiptar i Këngës e Valles në Amerikë

Amerika

Nju Jork, u zhvillua Festivali i 27-të Shqiptar i Këngës e Valles në Amerikë

Nga Beqir SINA - Bronx -NY Nga Nga Beqir SINA - Bronx -NY Më 6 nëntor 2017 Në ora: 19:25
Festivali i 27-të Shqiptar i Këngës e Valles në Amerikë

Gurra popullore shqiptare, sjell  në Amerikë, një tufë të madhe me  këngë e valle, melodi popullore burimore, kostume të shumëngjyrshme shqiptare, nga Shqipëria Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare.

Lehman College - Bronx, NY : Nën organizim tradicional të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale të Nju Jorkut, mbrëm u zhvillua Festivali i 27-të, Shqiptar, një festival ky mbarëkombëtar, në të cilin marrin pjesë qindra solistë, valltarë, grupe muzikore dhe ansamble nga i gjithë komuniteti shqiptar në SHBA, si dhe mysafirë nga trojet mbarëshqiptare.

Festivali  Shqiptar në Amerikë, edhe kësaj radhe, u mbajt në Qendrën e Arteve të Kolegjit Lehman- “Lehman Center for the Performing Arts”, në qytetin e Bronksit - Nju Jork, mikpritës dhe organizator Qendren Kulturore “Nëna Tereze”, pranë Kishës Katolike Shqiptare ‘Zoja e Shkodrës” në Hartsdale - Nju Jork .
Ky, festivali u ndoqë nga më shumë se 2.500 shikues, ndërsa, në skenën e festivalit për më shumë se 3 orë dolën dhe interpretuan më shumë se 200 këngëtarë, vallëtarë dhe muzikantë, e artistë nga e gjithë diaspora në Amerikë.

Konferencierët e këtij festivali Kozeta Turishta, Sebastian Tinaj dhe Joseph Cubi,  “paralajmëruan” që në hapjen e festivalit se shikuesit do të kishin rastin të ndjekin një mbrëmje të bukur festive me këngë dhe valle shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat mbarë shqiptare.

Orkestra “Kastrioti” drejtuar nga Shpëtim Saraçi (mjeshtër i Madh) dhe Dritan Papa, shoqëruan të gjithë këngëtarët dhe grupet e vallëtarve të festivalit me instrumentat e tyre muzikore.

Këshilli drejtues i Festivalit,  Fran Çotaj, Ismer Mjeku, Mark Shkreli dhe Simon Vukel, thanë se  “ Aktiviteti kulturor, i cili është më i madhi i shqiptarëve të Amerikës, për çdo vjet përcjell një mesazh dhe i dedikohet figurave apo ngjarje më të rëndësishme kombëtare, sivjet në “Vitin e Skëndërbeut” ai i  përkushtua 550 vjetorit të heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë të prekshme dhe asaj shpirtërore shqiptare”.

Këngëtari që është nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, Gëzim Nika, i cili njëheereshit është për afro një dekad edhe Drejtor artistik i Festivalit Shqiptar, tha se “E veçanta, është, që përafërsisht tri dekada  me rradhë, sa ka jetëgjatësin e tij , është se ky festival, organizohet në Nju Jork, nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Qendra Kulturore Nëna Terese,  dhe është i tërë Festivali Shqiptarë, i të gjithë shqiptarëve, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare, në SHBA”.

Ndërkaq, një nga prezantueset e cila edhe hapi festivalin, moderatoria e sharmit dhe talentit të veçant, Kozeta Turishta, nga Shkodra, e cila këto vitet e fundit ka zgjedhur Amerikën, ta shfaq talentin e saj,  e “ndezi’ atmosferën’ me entusiamin karakteristik. duke then se Festivali i 27 -të vjetor mbarë shqiptar për njëzeteshtatë vjet këndoi dhe vallëzoi vetëm Shqip.

 “Festa më e madhe shqiptare, në Amerikë, festa e këngëve, e valleve, kostumeve të bukura folklorike shumëngjyrshe, dhe traditës nga të gjitha trevat shqiptare në Amerikë, e cila konsiderohet si festa më e madhe shqiptare e kulturës tonë në diasporë, vjen me atë madhështin e saj nën kujdesin shembullorë të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe atij që i takojnë të gjitha fjalët më të mira, deri tani, meshtarit tonë të shquar shqiptar, Dom Pjetër Popaj, duke e bër këtë një Festival gjithëshqiptar! Një ditë ditë kjo në fakt ku shqiptarët e Amerikës, mblidhen e festojnë së bashku kulturën tonë, festojnë trashëgiminë tonë, festojnë atë që na sjell dhe na bënë së bashku ne si një popull edhe në mërgim me një kultur të pasur që sjell visari ynë popullor nga të gjitha trevat” tha Turishta, duke ftuar në skenën e festivalit për të bekuar dhe përshëndetur festivalin Dom Pjetër Popajn.

   Famullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, në Hartsdale - Nju Jork, Dom Pjetër Popaj, në cilësinë e kryetarit të festivalit, dhe kryetar i komisionit organizues të festivalit shqiptar në Nju Jork, ceku në fillim të fjalës së tij, se ky festival i dedikohet heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeu, me rastin e 550 vjetorit të tij.

    Dom Pjetër Popaj, duke faleminderuar Zotin, për këtë njeri të madh tha se po të mos të ishte Ai, nuk dij a do të kishte Shqipëri, :” A do të flisnim shqip ndopak , dhe a do të kishim edhe këtë festival sonte. ku ne si shqiptar  faleminderojmë Zotin për Kastriotin, që me flamurin e tij me shqiponjën dy krenare, na bëri ne të indetifikohemi si Shqiptar,  me gjuhë e kulturë, që ne e ruajtëm dhe krenohemi përsëri si shqiptar.”

Në fjalën e tij meshtari i dalluar shqiptar, në Nju Jork, e quajti festivalin shqiptar një pasuri të madhe kulturore shqiptare,  i cili nxjerr në skenë para mijëra bashkëkombasve tanë më të bukurën që t’a shijomë së bashku me traditat tona të vyera e të lashta, me plot në këngë e valle shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare.

Dhe, që kurr mos ti shmangemi porosisë së Tij, u shpreh Famullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, në Hartsdale - Nju Jork, Dom Pjetër Popaj,: “ Mos harro se je Shqiptar”.

Ndërkaq, ai duke inkurajuar brezat e rinjë, tha se është kënaqësi kur i shohim të rinjët e të rejat që megjithëse kan lindur këtu, dalin në këtë skenë festivali duke kënduar e vallëzuar shqip, dhe të mburren që janë shqiptar, se ata janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Çamëria, janë këngëtar, muzikant, instrumentalista të talentuar e të shquartë, të cilët janë vijnë plot gëzim së bashku me ne sonte në këtë festival të shquar me këngë e valle mbarë shqiptare nga lamitë e ndryshme.

Në fund të fjalës së tij Dom Pjetër Popaj, i ka drejtuar edhe një faleminderim të gjithë të pranishëm për pjesëmarrjen e tyre,  dhe për përkrahejn e tyre tash 27 vjet vite me rradhë,  mbasi si tha ai “pa ju nuk do të ishte edhe ky Festival, sepse pranija e juaj jo vetëm e madhështon festivalin por edhe e ndihmon atë dhe e nxitë brezin e ri, sidomos atë që ka lindur në Amerikë, të këndojë e vallëzojë si shqiptar” tha Dom Pjetri.

Festivalin e 27-të Shqiptarë e ka përshëndetur me një fjalë rasti dhe asambleisti i Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, i cili nesër është në garë për një vend në Këshilin e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, duke i uruar suksese Festivalit Shqiptar në vazhdën e ruajtjes dhe kultivimit të kulturës dhe traditave shqiptare.
“Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë për tu shërbyer si Asambleii Shtetit të Nju Jorkut. kam kënaqësin që kam punuar shumë për të qenë një përfaqësues i denjë për komunitetin shqiptar, dhe kam besim dhe jam i bindur se po me ndihmën tuaj do të jem dhe më i dobishëm në Këshilin Bashkiak të Nju Jorkut’ ju drejtuar Mark Gjonaj të pranishëmeve nga foltorja e Festivalit të 27-të Shqiptar në Amerikë.

Edhe, mbërmë salla e koncerteve ishte e mbushur me përplot bashkatdhetarë, të rinjë e të reja, fëmijë të vegjël, ku dikush mbante veshur një fanelë kuq e zi, ose të tjerë, që kishin veshur një kostum kombëtar shqiptarë, a një plisë, të tjer, mbanin një flamur shqiptarë dhe Amerikan në medalionin në cep të xhaketës, dhe tregtarët sollën suvenire nga më të ndryshme kombëtare.

Hapja e Festivalit, u bë me një dalje në skenë të grupit Rozafati, me koreografe Agjelina Nika ( Mjeshtre e Madhe) , me vallen e kënduar “Lulet e Festivalit”.
Meqenëse, ky festival i dedikohej heroit tonë kombëtar Skënderbeut, poeti Nosh Camaj, recitoi poemën “I madhi Skëndërbe”.

Me këngë për Ibrahim Rugovën dhe Kuq e Zi, kënduar nga Arbërije Hadergjonaj, u ndez atmosfera e entusiamit të këtij festavli, e cila u ndoq më pas me “Margjelo mori Margjel” kënduar nga  Artur Matia.
 
Vallja “Vallja e Shamisë" nga Grupi i dytë i Rozafatit, me koreografe Angjelina Nika, solli në skenën e fistivalit një grup të rinjësh djem e vajza që interpretuan me shumë virtuozitet. 

Duke udhëtuar nga njëra trev në tjetrën me këngë valle, në skenën e festivalit me një Popuri “Korçare”, erdhi këngëtarja e njohur Mira Konçi.
Si gjithmonë shpirtin patriotik të bashkimit tonë kombëtar me interpretimin e tyre e solli edhe në këtë festival  Ansambi Folklorik “Bashkimi Kombëtar” i drejtuar nga Gjergjë Dedvukaj, me pjesën “Kombi jonë me djep mbi gur - Të pa ndarë Jug e Veri”, të shoqëruar edhe më një valle të kënduar nga dy fëmijë nga Shkolla Shqipe në Bronx, vëlla e motër Suzana e Engjëll Junçaj.

Kurse, programi vazhdoi më pas me një valle me motive  dibrane nga Ansambli Kombëtra “Valle Dibrane”   përpunuar nga Eurgen Gjoka.
“Këndoj për Shqiptarinë” ishte edhe kënga që korri më shumë sukses dhe u pritë me më shumë duartrokitje, kënduar e interpretuar me shumë talent nga 10 vjeçarja Valentina Ivezaj.

Me pjesën instrumentale “Freski Bjeshke nën interpretimin e trios Tonin Haxhia, Ndue Nika dhe Edmon Nikolli, u përfaqësua melodia burimore nga Lezha, Mirdita dhe Puka, kurse,  me një Melodi me çifteli, në skenë u ngjitë instrumentisti i talentuar Alfred Popaj.

 “Në Vlorë foli prefekti" një këngë polifonike, e interpretuar nga Grupi polifonik Boston, me kompozitor dhe solist Petrit Alibeaj, soli gjithë atë bukurinë e saj, të tashggmnisë së këngës së kësaj treve, e cila ka hyrë si një visar i çmuar kombëtar edhe në kujdesin e UNESKO-s.

“Valle blegtorale” erdhi me të gjitha ngjyrat e alpeve shqiptare në skenën e festivali me paraqitjen e  Grupi Rozafati me koreografe S. Haklaj, dhe  përpunuar nga Agjelina Nikaj.

Programi vazhdoi, më tej me këngën “Moj e bukura more!” e kënduar nga Layla Lukaj, “Këngë kosovare” këndoj Shpresa Gojani. 
Atmosfërën e këngëve e valleve e vazhdojë me një këngë shkodrane Nikoleta Vokrri. Festivalin e nderojë dhe bilbili i këngës bertase Floresha Debinja, dhe ajo e Malsisë Elizabeta Marku.

Valle të bukura me motive  nga Çamëria - u prezantua nga Grupi “Bashkimi” nga Bostoni, ku vashat si sorkadhe dhe djemt si petrita, me ato kostumet e bukura çame, ngritën në këmbë pjesëmarrësit duke i duartrokitur ngrohëtësisht gjatë gjithë intërpretimit të tyre, valltaret nga Bostoni.

“Del prej Dheu Prek Cali” ishte Monologu i interpretuar nga autori i saj, Tomë Gjergji, kushtuar kësaj figure historike të kombit shqiptar, i cili është edhe simboli ynë kombëtar i luftës kundra sllavo - komunizmit, në Malsinë e Madhe.

Kurse, Shoqëria Kulturore Artistike “Kelmendi” solli në skenën e festivalit të 27-të, këngë e valle burimore nga kjo krahinë :”Këngë për Prek Calin” kënduar nga Luigj tinaj dhe Ylli Sufaj, këngën “Bashkimi Kombëtar” kënduar nga Klaudia Hysaj, “Shtatë malet e malcisë”,kënduar dhe vallëzuar nga Grupi i fëmijëve të kësaj shoqërie kulturore, e cila e mbylli preformancën e saj me një valle tradicionale Kelmendase, luajtur bukur nga Gjok Rexhaj dhe Vera Preldakaj.
Mes duartrokitje dhe entusiasiamit u shoqërua edhe vallja e bukur tropojane “Freskia e Valbonës” e interpretuar me mjeshtëri nga Grupi i Rozafatit, me drejtuese dhe koreografe Agjelina Nika.

Këtij festivali nuk i mungojë edhe pika humoristike,  interpretuar nga Sebastian Tinaj dhe Kristjan Qarri.

Festivali i 27-të, i Këngës dhe Valles Shqiptare në Amerikë, u mbyll me daljen në skenën  e festivalit të të gjitha grupeve dhe këngëtarve, me interpretim e valles së kënduar “Valle e Shqipeve” me koreografi të Angjelina Nikës.

Sipas, pjesmarrësve ky ka qenë festivali më i bukur i mbajtur ndonjëherë!  i organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Qendra Kulturore Nëna Tereze, më i miri, për të kremtuar, një përvjetor të veçantë.
 
Festivali i Këngës dhe Valles Shqiptare, në Amerikë

Është, një festival madhështor kulturor mbarëkombëtar, në rang komunitar. Festivali është manifestimi më i madh kulturorë i botës shqiptare, i organizuar për çdo vit, nga Qendra ” “Nënë Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Qysh nga edicioni i tij i parë në vitin 1990 e deri tani janë organizuar 25 edicione, duke ushtruar një ndikim të madh si brenda dhe jashtë Amerikës, tek shqiptarët. Krahas përhapjes së emrit të këtij festivali në botën shqiptare, në këtë festival janë tërhequr çdo vit më shumë trupa të njohura vallëtarësh, muzikanësh, këngëtarësh e recituesish, edhe nga më të njohurit në bashkësinë shqiptare në Amerikë, por edhe në vendlindjen e tyre.

Ky është një Festivali Folklorik i këngës, valles dhe melodisë shqiptare në Nju Jork, është padyshim një ndër evenimentet më të mëdha kulturor, që mbahet në diasporë, dhe, tregonë më shumë se çdo gjë, se: në komunitetin shqiptar në Amerikë, shqiptarët janë njerëz të apasionuar, cilët, dinë të respektojnë dhe e paraqitin folklorin autentik kombëtar shqiptar, edhe në një largësi kaq tejet oqeanike, nga vend-lindja e tyre.

 Festivali  shqiptar i këngës, valles dhe melodisë shqiptare në Nju Jork, është një pasuri e madhe dhe një famë e madhe, për gjithë folklorin e bukur shqipëtar. Pikërisht, kjo i bënë shqiptarët në Amerikë, të dallojn nga popujt e tjerë këtu(SHBA) me këtë manifestim të madh kulturoro-artisitk.

Festivali Shqiptar në Amerikë, valles dhe melodisë shqiptare, në Nju Jork, ka bërë traditë dhe është një prej aktiviteteve të komunitetit shqiptar më të vlershëm, që mund t’i japin dinamizëm e gjallërimin e jetës kulturo – artistike kombëtare shqiptare, këtu në SHBA-s. Asgjë tjetër nuk mund të bashkojë njerëzit kaq shumë, ashtu siç i bashkojnë e lidhin vallet tona dinamike, këngët e bukura dhe melodit e ëmbëla të folklorit të blirant shqiptar nga të gjitha trojet Etnike, prej nga Shqiperia, Kosova, Plave, Gucie e Ulqini, Presheva, Bujanovci e Medvegja, Tetova, Gostivari, Struga, Kumanova, Dibra, Çamëria e tërë Diaspora.
Në këtë këndëvështrim, është me shumë rëndësi të ceket, se me këtë Festival – lidhet edhe Historiku i famullisë ” Zoja Shkodrës”. I cili, është e nevojëshme së pari të japim një përshkrim të të dy enteve që i paraprinë asaj: Qëndrës Katolike Shqiptaro – Amerikane ” Zoja e Këshillit të Mirë”, e themeluar nga i ndjeri Msgr. Zef Oroshi, në 1969, dhe Qendrës Katolike Shqiptare “Shën Pjetri e Pali” , e themeluar nga i ndjeri Dom Lazër Sheldia, në 1973. Si rezultat i bashkimit të tyre, u formua ajo që sot, është krenaria jonë – Kisha Katolike Shqiptare: “Zoja e Shkodrës”.

Për këtë, është e rëndësishme të theksohet, se gjatë gjithë historisë të të dy qendrave, si dhe gjatë ndërtimit të kishës, përveqse shërbimeve fetare, meshtarët dhe Këshilli i Kishës i dhanë rëndësi të veçantë ruajtjes së gjuhës, kulturës, folklorit dhe traditave të mira shqiptare. Kohë pas kohe u organizuan seminare kulturore e festivale folklorike. 

Festivali Folklorik i këngës, valles dhe melodisë shqiptare, u bë një ent kulturor, për të cilin, ka shkruara mjaft favorëshëm edhe gazeta e famëshme amerikane “The Neë York Times”. Prej pesmëdhjetvjetësh me rradhë ky manifestim kulturor, vazhdon ende të tubojë mbarë komunitetin shqiptar, pa dallim feje – apo ideologjije.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat