Jonuz Ndreu në rrjedhë të viteve... - Bota Sot
Jonuz Ndreu në rrjedhë të viteve...

Amerika

E enjte, 14 dhjetor 2017

Jonuz Ndreu në rrjedhë të viteve...

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 18:23
Jonuz Ndreu

Spanktown Road - Warwick NY: Gjenerata i këtyre shqiptarëve në mërgim patjetër, që kujtohet sot e kësaj dite, ka shumë arsye të jetw një gjeneratë e veçantë dhe shumë e nderuar e respektuar në të gjitha kënd shikimet e saj.

Mbasi, ajo ka lënë gjurmë jashtëzakonisht të pashlyera, për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve në diasporë, në saj të këtyre burrave, të cilët një pjesë e tyre ikën nga mosha, ndërsa, ata që kan mbetur dhe janë shumë pak janë duke kaluar vitet e pleqërisë, pranë familjes së tyre dhe larg komunitetit.

Ndërkohë, që për shumicën e mërgimtarëve, është paksa e vështirë të mendohet se mund të rikthehet në diasporën tonë, një brez burrash të tillë : kaq atdhetar, patriotë, demokratë e me aq përkushtim për kombin tonë, pasi edhe vetë kohërat ndryshuan, ishin të tjerë burra ishin të tjera situata që ndoshta i bën ata edhe më burra.

Mirpo, padyshim, që ata janë shumtë dhe sa herw na vjen një rast jo vetëm i kujtojmë por tani dhe përulemi përpara veprës së tyre dhe përpiqemi edhe ne të ecim sadopak në gjurmët e tyre.

Jonuz Ndreu, tani është te, të 90’, ai është një nga ikonat e diasporës ndër vite, mbasi ai është edhe djali i Cen Elezit, nipi i Elez Isufit(Arushës së Malit).

Nuz Ndreu, si i thërrasin, është biri i denjë e njërës prej familjeve më të mëdha shqiptare e njohur si - Familja e Derës së Madhe së Ndreut të Sllovës (Dibër) ose e familjes që përbënte njërën prej "Shtatë Malet e Dibrës”.

 Ai sot gëzon një shëndet të “mirë” në se e krahasojmë me vitet e tij, duke jetua në një fshatë njujorkez, shumë i ngjashëm ky me bukuritë e natyrore të fshatit të tij të lindjes - Sllovës në Peshkopi.

Mëndje kthjelltë dhe me një kujtesë të rrallë, gjithmonë i qeshur dhe bujar, mikpritës, i interesuar dhe konsekuent me çështjen kombëtare.

Në shtëpinë e tij, e cila është një vilë me dhjetëra hektar tokë, brenda saj ai mban të gjitha simbolet kombëtare prej flamurit kuq e zi, distiktiva me shenja kombëtare, libra, kaseta e videokaseta, revista të gjitha shqip, deri dhe një veshje popullore burrash të Dibrës, që quhen Tirqe, Xhubletë dhe Ksulë të Bardhë.

Ndërkohë, tokën për-rreth shtëpisë e ka si një bahçe dibrane, me kumbulla, rrush, arra dhe mollë rrënjët e të cilave thotë se i ka marr në Dibër.

Jonuz Ndreu, njihet nga të gjithë ne në diasporë se ai dhënë një shembull të pakrahasueshëm gjatë gjithë jetës aktive.

Atij të një shqiptarit shembullor, si patriotë, atdhetarë, demokratë, familjar, mik e shok i mirë, me gjithë gruan zonjën e nderuar Balen, vajzat që janw bërw me një tufë  nipër e mbesa.

Jonuz Ndreu kështu është një nga simbolet e diasporës shqiptare në Amerikë, në rrjedhën e viteve.

E vetmja breng i tij, sot janë vitet pra mosha e cila nuk e lejon për të bërë atë jetë më shumë aktive, që ka pas ai. Megjithëse, prapëseprapë ai është mjaft i preokupuar, e'i angazhuar duke ndjekur çdo gjë nëpërmjet social medies dhe nëpërmjet nipit të tij Cezar Ndreut, i cili është “Jonuz Ndreu” në të gjitha aktivitetet e disaporës, aktivitet kombëtare.

Por cila është jeta e Jonuz Ndreut!

 Arratisja nga Shqipëria:

U arratisë nga skëterra komuniste në vitin 1949-të, nga kampi i internimit në Rrogozhinë, ku punonte në punë të detyrueshme, në hapjen e rrugës Elbasan - Korçë. ,Mbasi i “preu shiritin" e inaugurimit të disa kampeve të internimi si në Berat, Kuçovë në vitin 1948- dhe në një kampin afër Tiranës, ku punojë edhe atje në ndërtimin e rrugës Tiranë - Durrës.

"Këtu punuam deri në nëndor të këtij viti, kujton Nuzi, pasi më pas na futën në kampin e Valiasit afër Tiranës. Aty si skllav kemi hedhur themelet e para të fermës atje, pasi ne të internuarit punonin në kanalizimin dhe sistemimin e tokave”.

Në vijim të kujtimeve të tija, ai thotë se :"Në vitin 1949 më 6- maj kur u arratisëm nga Rrogozhina, ishim nëntë vetë. Gjatë tentimit për kalimin e kufirit rrugës ramë në përpjekje me forcat e ndjekjes.

Kemi qënë 9 - vetë dhe disa prej tyre, sot, nuk janë më, si i ndjeri Esat Dineja e Abdulla Kaloshi. Së bashku, me ne ishin Muhamet Kadria, Muhamet Begu, Xhelal Dine, Esat Dine, Nikoll GjonMarku, Tafil Ndreu, Selim Haxhia nga Puka, dhe një emigrant kosovar, siç u thërrisnin at'ëhere shqiptarëve të Kosovës, në Shqipëri.

“Aventurën” e tij si e përshkruan ai në botën e lirë, ishte një ëndërr të hidhur.

“Udhëtuam për tre ditë e tre netë. Humbëm edhe rrugën, duke rënë në përpjekje në malet e thata, e të egra të Skraparit. Gjatë përpjekjeve me forcat e sigurimit të shtetit, na mbeti i vrarë një shok yni i ngushtë Esat Dineja. U plagos edhe ai djali nga Kosova, që fatkeqësisht nga koha e gjatë dhe nuk ja mbaj mend emërin. Selim Haxhija, që ishte udhëheqësi i grupit tonë u dorzua, pasi siç mësuam më pasë, ai kishte qënë kontigjent i sigurimit të shtetit".

Ndërkaq, ne që shpëtuam pra vetëm gjashtë vetë, ndrruam drejtim për t'u arratisur duke ndryshur rrugën për nga Llixhat e Elbasanit. Aty mbritëm nga mesnata duke u ndarë në dy grupe. Grupi i parë isha unë i ndjeri Abdulla Kaloshi dhe Tafil Ndreu.Grupi i dytë, me Muhamet Kadriun, Xhelal Dinen dhe Nikoll GjonMarku( i biri i kapedanit të Miriditës Gjon Mark Gjonit), rrëfen, Jonuz Ndreu.

Në kujtimet e arratisjes, ai tregon :“Kur mbërritëm në Dibër, studiuam mirë terrenin dhe kaluam natën kufirin ndërshteror, duke dalë në tokën e Maqedonisë- katundet e Dibrës së Madhe. Aty papasur kontakte me asnjenjëri, ramë në duart e forcave ushtarake të ish "Jugosllavisë". Të tre na futën në burg. Në burg si komandat i tij ishte një shqiptar i quajtur Staf Lleshi ose Mustafa Lleshi, bashkëpuntor vjetër i rregjimit sërbo-sllav në Maqedoni. Me urdhër të tij qëndruam 21 ditë në izolim dhe po me urdhër të tij pasi Staf Lleshi ose Mustafa Lleshi si bashkëpuntor i sërbo-sllavëve në Maqedoni bashkëpunonte edhe me Tiranën na dorzuan në pikën kufitare Bllatë, te autoritetet shqiptare “.

Në Shqipëri, vazhdon duke treguar ai qëndruam rreth gjashtë muaj deri sa u arratisëm përsëri, të tre pa ditur dhe kurrë njigjë, rreth tre shokëve të mbetur që lamë pasë në Shqipëri, në tentativën e parë.

Ka qenë vjeshtë, e vitit 1949-, tetor ose fillim nëntori me sa mbaj mend unë tani, kur ka ardhur djali i Sheh Haxhis nga Peshkopia, Selami Shehu duke kërkuar të takohej me ne. Ne ja pranuam takimin që të na tregonte se ku ndodheshin shokët tanë. Ai kishte dijeni dhe na i tregoj të gjitha , pasi ata ndodheshin të fshehur në shtëpin e tij në një fshat afër Peshkopisë.

Qëndruam aty edhe ne të fshehur nëpër fshatrat e Peshkopisë, derisa ramë në kontakte dhe arritëm një marrëveshje me Fik Maliqin, nëpërmjet njerëzve të tij që ishin në Maqedoni, që të arratiseshim përsëri e të dilnim pa u dorzuar atje .

Sapo dolëm në anën tjetër të kufirit ata na kapën dhe na dërguan për shtatë muaj në një kamp afër një fshati i quajtur Trashevë. Prej këtu na transferuan në Sarejevë, duke na punësuar atje në ndërtimin e Sarjeves, e shkaterruar nga lufta.

Qëndruam atje rreth një vit, deri në fund të vitit 1950 duke punuar deri sa na këthyen përsëri në Maqedoni në Gostivar dhe prej aty na dërguan në Panqevo- Sërbi.

Mbas dy a tre muajve na erdhi një oficer policie sërb i quajtur Ziko Sharkiq dhe e njihte shqipen shumë mirë, së bashku me dy xhaxhallarët e mijë të liruar nga burgu sërb.

Ata erdhën për të na njoftuar se Cen Elezi , Dan Kaloshi kishin “vdekur”, por ne e mësuam më vonë se i kishin pushkatuar forcat komuniste serbo - sllavë në bashkëpunim me agjentët e tyre shqiptar, që punonin për OZNA dhe UDB  .

Kurse, mësuam në Jugosllavi, se dy vllaznit nga Dibra, miq të vjetër të përjetshëm të familjes Ndreu, Ferit Beqir Sina dhe Rushit Beqir Sina, së bashku me dajën e tyre Aqif Noka, i kishin zhdukur pa lënë gjurmë kriminelët sllavo maqedonas dhe bashkëpuntorët e tyre shqiptar në Maqedoni.Ata sapo ishin arratisur nga Shqipëria, ishin arrestuar dhe i kishin dërguar të lidhur me tela me gjëmba nga burgu i Idrizovës, në Goljo Otok, dhe përsëri në Idrizov ku i kishin zhdukur fare.

Na thanë se sllavo maqedonasit, shqiptarët që ishin nacionalista kur donin ti zdhuknin i pushkatonin afër lumit  Vardar, dhe i hidhnin në lumë për të humbur gjurmët. Asnjeri se di sa shqiptarë janë egzekutuar dhe janë zhdukur në atë kohë.

Dhe, kështu e, pasi qëndruam rreth gjashtë vjet nëpër ish"Jugosllavi", në vitin 1955 - fituam një farë lirie të shkojm ku të duam. Ky lloj vendimi i jugosllavëve, na erdhi si i papritur. Duke mos pasur shumë besim tek sërbosllavët, u regjistruam menjëher për të dalë në perendim. Aty pas një procedure 18 muajore dolëm në perendim. Dalja e parë në perendim i përket vitit 1955- kampit të refugjatëve në Kapo të Italisë nën administrimin e anglo-amerikanëve.

Emigrimi në SHBA, dhe ushtar me shërbimi në ushtrinë amerikane:

Junuz Ndreu, rrefen në këtë bisedë se migrmi, i tij qe një dhimbje e madhe dhe ishte i hidhur për të gjithë të arratisurit e asaj kohe. Por, qe ishte e vetmja mënyr për të shpëtuar gjallë, pasi fati i tyre do të ishte si në Jugosllavi dhe në Shqipëri, ashtu si i mijra të vrarëve, të presekutuarve, të interrnuarve e të burgosurve.

“Kështu që unë megjithse me një sakrificë sublime, unë zgjodha në lirinë, për të hapur rrugën time. Fillimisht në jeten e emigrantit në Itali, mbasi mbusha dokumetat për në SHBA, u regjistrova në një formular për të shërbyer në ushtrinë amerikane".

Dhe, sapo u aporovua kërkesa, për pranim në Amerikë, atë e dërguan si ushtarë menjëher nën uniformë. Duke shërbyer, kështu si ushtar i ushtrisë së SHBA, për pesë vjetë. Dhe, sot ai mban statusin e veteranit të ushtrisë Amerikane.

 Duke sjell kujtimet e tij në 11 Nëntorin, Dita e Veteranëve të luftës, Jonuz Ndreu kujton shërbimin ushtarak në ushtrinë amerikane.

 “E kreva në forcat e këmbësorsë, fillimisht në një bazë ushtarake në Karolinën e Jugut . Pas 8 muajëve të parë nën rrobën ushtarake, kalova me shërbim në Fort Devis të Kolorados. Dhe, mbas përgatitjes së ushtruar në këtë bazë, transferohem më shërbim të gjatë në një bazë ushtarake amerikane në Bërlinin perendimor në Gjermani".

Dhe vazhdon, se gjatë shërbimit në Gjermani gjendja e tij shëndetësore u keqësua duke ju nënshtruar rregjimit spitalor, dhe një urdhëri për t’u kthyer me shërbim në Islandë, në veri të Anglisë.

Mbas, një vitë me shërbim atje vjen rikthimi në SHBA-s në bazën ushtarake Fort Er në Maseçustes në Divizionin e Dytë të Këmbësorisë.

Derisa sa e transferuan sërish në Berlin të Gjermanisë Perindimore, at'here. Aty kryen edhe 18 muajët e fundit që më kishin mbetur në ushtrinë amerikane.

“Në ushtrinë amerikane kamë shërbyer me zell të madh, shprehet Nuzi. Ushtria amerikane më ka vlersuar lart shërbimin dhe më ka bër shumë krenar si shqiptar që shërbeva për flamurin e Amerikës. Unë isha në atë kohë, ndër të paktët ushtarë, që pa qytetarinë amerikane të shërbeja në këtë armatë, dhe ndoshta nga të parët që u gradova”.

Ai kujton sot në Ditën e Veteranëve në Shtetet e Bashkuara, e cila këtë vit ajo përkonte edhe me 90 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, gradimin me gradën Kapterr i Parë, një dekorim për merita në këmbësori një dekoratë me shumë vlerë i ushtrisë amerikane.

Veterani i ushtrisë amerikane ka disa çertifikata zyrtare ushtarake, e dhuruata të ndryshme nga personalitetet më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes Amerikane (DoD), me motivacionin e quajtur "God Condact".

Rastësia- ushtria, e solli atë që me uniformën e trupave amerikane , të ishte shkok ushtrie në bazën ushtarake amerikane në Frankfurt , shok ushtrie me Elvis Presley i cili ishte një aktor dhe këngëtar amerikan me famë botërore, një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti I Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”.

Jonuz Ndreu, ishte nga ata shqiptar të cilët sot janë veteranët e ushtrisë amerikane të cilët patën respekt dhe nderim të lart nga të gjithë ushatarë dhe komandatët ku  ata shërbyen në unifromën dhe flamurin e SHBA.

Jeta dhe akitiviteti politik në mërgim:

Këtu, thotë Jonuzi, më duhet të kujtoj edhe kontaktet e para me personalitet shqiptare në mërgim. Në kampin e Kapos, - Itali, pas Isa Ndreut, erdhën disa përfaqësues të Komitetit Shqipëria e Lirë, me qëndër në Romë - Itali, të kryesuar nga Sahit Kryeziu.

Më pasë në kamp vumë kontaktet e para me ne përfaqësues të partive të para politike shqiptare, në mërgim, përfaqësuesit e Bllokut Kombëtar të kryesuar nga Ernest Koliqi me Kol Bibë Mirakën, Partia e Ballit Kombëtar, Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, Partia Katundare, dhe përfaqësues të tjer.

Ndërsa, kur erdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi shkela për herë të parë me 11 shtator të 1957-tës dhe më 11 shtator të 1962, per her të dytë kur u lirova nga ushtria pasi shërbeva për 5 vjetë, kamë qënë i angazhuar në Partinë Katundare, e cila udhëhiqej at'here nga Isa Ndreu.

Më vonë u angazhova në shumë aktivitete në organizatën e quajtur "Tripalëshi", ku bënin pjesë Partia Katundare - Bashkimi dhe Rezistenca anti komuniste.

Në 1962 Mbreti Leka I, i cili deshte të bashkonte të gjithë shqiptarët dhe i thirri  të gjitha forcat nacionaliste në diasporë, në Madrid - Spanjë, thirri edhe "Tripalëshin", ku bënin pjesë Partia Katundare - Bashkimi dhe Rezistenca anti komuniste.

Meqënse organizimi i quajtur "Tripalëshi" mori pjesë aktive në takimin e Madridit, të përfaqësuar në Isa Ndreu e Lec Shllaku, ju kërkua, që ajo të shkrihej në partitë e tjera, duke formuar një parti të vetme.

Mbas mbledhjes së mërgatës shqiptare në Madridë(Spanjë), u vendos që ajo të zhvillonte një takim tjetër në Nju Jork(SHBA). Në Nju Jork, takimi i forcave politike anti-komuniste në mërgim, udhëhiqeshin at'here nga Xhaferr Deva, në të cilat, pothuajse mora pjesë në çdonjerin prej tyre.

Mbasi Xhaferr Deva, u tërhoq në një takim, kryetar i takimit të Nju Jorkut, u zgjodh një ish oficer i gardës mbrëtërore, Masar Pustina, duke rifilluar edhe një her bisedat për riorganizmimin e mërgatës në SHBA-s.

Blloku Indipendent u tha se nuk mundi të marrë pjesë , pasi aty ishte edhe Partia e Rezistencës, e cila, konsiderohej si degë e shkëputur nga Blloku Indipendent. Kështuqë, për të futur edhe bllokun në këtë grup , menduam që të tre partitë të shkrihen në një të vetme.

Mirpo partia e Rezistencës e udhëhequr nga Ndue Pjetër GjonMarku, e kundërshtoj edhe kështuqë edhe gadi takimi dështoj. Por, Kryetari i Partisë Bashkimi Kombëtar Loro Stajko, u bëri thirrje pjesmarrësve duke thënë se në se pengesë e kësaj mosmarrëveshje për njëhësimin e partisë jamë unë, at'here mund të jap edhe dorëheqjen, dhe kaloi në Partinë Katundare. Diskutimi i Stajkos, u pritë me duartrokitje nga të deleguarit, rrefen Jonuz Ndreu.

Ky ka qen momenti kur mbasi u bënë të gjitha tratativat, u mbërritë në një mirëkuptim ideal - te të gjitha partitë e grupuara në “Tripalësh" që të mbanin një kongres të përbashkët, ku të zgjidhej një kryetar.

Jonuz Ndreu tregon gjithashtu se :” Mbas disa përpjekjeve disavjeçare që bëri vëllai im, Isa Ndreu, me mikun e tij, publicistin e njohur të mërgatës antikomuniste shqiptare, Lec Shllaku, ata arritën që t‘i merrnin mikut të tyre, Zhak Shirak, që asokohe ishte në funksionin e kryetarit të Bashkisë së Parisit, miratimin për t‘i dhënë një sheshi në qendër të kryeqytetit francez, emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Shllaku me Isain e kishin mik të ngushtë politikanin e famshëm francez, Zhak Shirak dhe ata e kishin ndihmuar atë në fushatat e ndryshme elektorale kur ai kandidonte për postin e Kryeministrit apo të Kryebashkiakut të Parisit.

Pas shumë bisedimeve që Isai me Lec Shllakun zhvilluan me mikun e tyre të ngushtë Zhak Shirak, ai mblodhi Këshillin Bashkiak të Parisit, i cili më datën 10 korrik të vitit 1978, me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, mori vendimin zyrtar dhe i akordoi emrin e Skënderbeut, njërit prej shesheve në qendër të Parisit, i cili më parë quhej ‘Villa Lumier‘. Pas marrjes së atij vendimi, ceremonia zyrtare për dhënien e emrit ‘Skënderbej‘ atij sheshi, u zhvillue më datën 6 dhe 7 maj të vitit 1980, ku morën pjesë me dhjetra e dhjetra personalitete të mërgatës antikomuniste shqiptare nga shumë vende të botës.

Në atë ceremoni madhështore mungoi vetëm ambasadori i Shqipërisë, i cili nuk mund të vinte dot aty për shkaqe që tashmë dihen. Pas kësaj në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, Lec Shllaku me Isa Ndreun, i akorduan një medalje ari zotit Shirak, e cila iu dhurue me një ceremoni madhështore në Paris, ku morën pjesë personalitete nga e gjithë mërgata antikomuniste shqiptare".

Partia do të njihej me emrin Bashkimi Kombëtar.

Bashkimi Demokrat Shqiptarë, u përgatit të mbaj kongresin e saj të parë në Firence -Itali, ku ajo u kurorzua me emrin që ajo mban sot, pra “Bashkimi Kombëtar Shqiptar- BKSH”.

Me kryetar z Isa Ndreu dhe sekretar z Lec Shllaku dhe dy n/kryetar Adem Hodo e Loro Stajko, vijoj të dalë rregullisht revista "Koha Jonë”, një organ ky i BKSH, e cila vazhdoj punën e saj për 40 vjetë.

“Unë vazhdimishtë, thotë me krenari Jonuz Ndreu, kamë qënë antarë i kryesisë së Bashkimi Kombëtar Shqiptarë dhe mendoj se kamë luajtur një rol të madh në këtë parti, sidomos, këtu në SHBA-s. Kam qënë hambari i partisë Bashkimi Kombëtar Shqiptarë. Kam punuar pa u lodhur dhe duke sakrifikuar që të çojë në vend të gjitha obligimet e mija që dilnin nga partia”.

Punova, me të gjitha organizatat, shoqatat dhe entet fetare komunitare, duke pasë marrëdhënje dhe relata të mira, si me Bllokun, Legalitetin, Ballin Kombëtar dhe Vatrën, si me Kishën dhe Xhaminë.

 Kamë përfaqësuar tregon ai në çdo aktivitet me karakter kombëtar dhe politik partinë time, të cilën, e udhëhoqa për sa vjet në Amerikë -.

Duke marrë pjesë si i deleguar nderi në të gjitha kongreset e Legalitetit, takimet e Ballit Kombëtar dhe të Komitetit Shqipëria e Lirë, dhe të shoqërisë Vatra qysh nga viti 1960.

Kamë marrë pjesë si përfaqësues i partisë BKSH, në të gjitha festat e flamurit , demostratat e protestat kundra rregjimit komunistë në Tiranë, dhe ato për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, e të gjitha trojet Etnike.

Familja, puna dhe shoqëria.

Ndërkohë, duke folur, për familjen dhe shoqërinë Jonuz Ndreu, thotë se për here të parë punën në Amerikë, e kishte filluar në kompaninë Daglas Managment.

Një kompani, kjo e cila, më pasë ndrroj disa emra, por jo bosët. Këtu ai  punon nga 1968 - dhe deri sa delë në pension në 2005 -, pra 37- vjetë pune.

 Në vitin 1982- Jonuz Ndreu pëson një aksident të rëndë komunikacioni, dhe kompania Daglas Managment, i vë në dispozicion të gjitha shpenzimet spitalore, deri në shërimin e plotë, një shumë e madhe kjo që ai e meritonte për punën e bërë.

Ndërkaq, nipi i bosit të madh të kompanisë Daglas Managment , me rastin e daljes në pension(maj 2005) i dhuron atij  një çek me vleftën e 25 mijë dollarve.

Nga të gjitha kujtimet e tij, një momentet më të bukura dhe të lumtura të jetës së tij, është dalja në botën e lirë. Shërbimin ushtarak, lidhjet me shumë njërëz që sot, edhe nuk e sheh më.

Jeta  e tij është  plot me gëzime dhe hidhërime, ashtu siç, është jeta çdonjerit, duke pas gëzime dhe hidhërime, familjare dhe kombëtare.

Ai e ka pjesë të pandar gjatë gjith jetës së tij, Kombin shqiptar

Ka jetuar gjithmonë me hidhërimet, e sundimit sllavo komunist,nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, në Shqipërinë komuniste. Përjetojë shumë keq, sundimin dhe represionin e egër serbo sllav, ndaj shqiptarve në Kosovë, e trojet shqiptare

Por gjithashtu përjetojë edhe dy momentet më të veçanta të jetës së tij:  atë kur Shqipëria, u çlirua nga zgjedha komuniste. Komunizmi ra, dhe demokracia lindi edhe në Shqipëri, dhe atë kur Kosova, u çlirua mbas një shekulli, duke u bër e shqiptarve, Serbia një her e përgjithmon i “lau duart" me Kosovën. 

Këto dy momente historike, Jonuz Ndreu, si çdo shqiptar i ka përjetuar sikur të kishte lindur edhe një herë.

Prej, 1992-it kur edhe u hap Shqipëria, ai e ka vizituar vëndin e tij rreth 13 herë. Në vitin 1992 shkon për herë të parë pasë 50 vjetëve në vendlindjen e tijë në Sllovën e rrethit të Dibrës, një katund malor ky në kufi me Kukësin.

U gëzua se gjeti gjallë edhe më të moshuarit e fisit të madh të Ndreut, Xheladinin, Rexhepin, Baftjarin Lazamin dhe Bexhetin e të tjerë.

Ndërsa, sot ai  kujton me mall dhe ngashërim :”Shqipëria, na e ka hëngër gjithë jetën, trupin e kamë këtu, por mëndja dhe zemra janë në Sllovë janë në Shqipëri në Kosovë”.

Në festën e daljes në pension, Shoqëria Vatra në ëmër  të  Vatrës që ai shërbeu  për më shumë se gjysmë shekulli, me rastin e daljes në pension i dhurojë një pikturë me figurën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj - Kastrioti Skënderbeut, me emblemën e Vatrës.

Jonuz Ndreu ka marrë shumë medalje, dekorata dhe mirënjohje për kontributi i tij për, Pavarasinë e Kosovës, Demokracinë e Shqipërisë, Çështjen Çame dhe zgjidhjen e çështje shqiptare në të gjitha trojet Etnike.

Ai është i pashëmbëlltë dhe i jashtëzakonëshëm.

Jonuzi është ndër të paktët ata burra në mërgim, që kanë punuar dhe kontribuar kaq shumë për kombin shqiptarë.

Duke marrë pjesë në çdo demostratë e takim për Kosovën, në vitin 1998- qe ndër të parët emigrant të vejeter që dorozojë një kontribut prej 5 mijë dollar në ndihmë të luftës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ministrisë së Mbrojtjes së at'hershme Qverisë së Kosovës, që drejtohej nga i ndjeri Kolonel Ahmet Karsniqi.

Familjen, tarditën , patriotizimin dhe atdhedashurinë e ka mbjell në të gjithë familjen Ndreu.

Gjithmonë, duke orezantuar atë , nuk mund të harrohet nipi i Ndreve, dhe it ë ndjerit Imam Isa Hoxha, Bahri Hoxha, sot është i madh kur me gjyshin e tij i veshur Tirqet, Xhubleta dhe Ksula e Bardhë e dibranit, dilete në mes të Amerikës, si një shqiptar në një festival ndërkombëtar të trashëgimisë, që do të organizohej në Nju Xhersi.

Gjyshri Jonuz i kishte blerë një veshjen popullore dibrane dhe Flamurin Kuqezi. Festivali për fëmijë do të organizohej në Teatrin e qytezës Emerson. I titulluar “One Word”-“Një Botë” synimi i organizatorëve ishte që të parakalonte para syve të shikuesve të shumtë kultura etnografike e shumë vendeve të botës, që jetojnë në shtetin e Nju Xhersit, dhe mes tyre edhe një fëmijë i shqiptar i lindur në Amerikë, me veshje popullore dhe me flamurin shqiptar.

Po kush e solli kostumin kombëtar dibran me flamurin shqiptar në Amerikë!

Gjyshii i tij Jonuz Ndreu, një emigrant i herëshm, dhe që ka shërbyer në ushtrinë amerikane, patriot e atdhetar i shquar, ishte në gjendje të kontaktonte me një nga nipat i tij në Shqipëri, për sjellur një veshje tradicionale të fëmijëve që i përket krahinës së Dibrës. Ai e bëri këtë që t’ja dhuroi nipit të tij Bahriut, këtë kostum karaterisitk me ngjyra të bukura, në mënyrë që nipi i tij 8 vjeçar Bahri Hoxha, nxënësi i Shkollës Patrick M. Villano, e cila gjendet në qytetin Emerson, të New Jersey-it, të veshi këtë veshje folklorike shqiptare, gjatë këtij festivali ndërkombëtar të fëmijëve nga e gjithë bota në këtë shkollë . Për çka ai ishte dhe fëmija që përfaqësojë Shqipërinë në këtë paradë, një shqiptarë me këtë kostum të prezantuar gjatë shfaqjes, shkruan gazeta lokale, u duartrokit nga qindra fëmijë, prindër e mësues dhe në fund të shfaqjes u nderua edhe me një kup dhe çertifikat nderi.

Image
Jonuz Ndreu
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test