105 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë: Kënga shqipe jehon në paradën e shqiptarëve në Philadelphia - Bota Sot
105 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë: Kënga shqipe jehon në paradën e shqiptarëve në Philadelphia

Amerika

E premte, 15 dhjetor 2017

105 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë: Kënga shqipe jehon në paradën e shqiptarëve në Philadelphia

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 21 nëntor 2017 Në ora: 17:14
Parada e shqiptarëve në Philadelphia

Philadelphia -  Pennsylvania : Ndërkohë, që në Toronto - Kanada më 20 nëntor 2017, në një nga sallat e Parlamentit të Ontarios (Kanada), gjatë ceremonisë festive tashmë të përvitshme me rastin e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Provincë, janë hapur aktivitetet me rastin e 105 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë - Dita e Flamurit , është nderuar edhe në një paradë të mbajtur të dielë në qytetin Philadelphia PA, në SHBA.

Kanë qenë  pikërisht një grup rreth 30 nxënësish të shkollës shqipe "Gjuha Jonë" në Philadelphia, që të dielën dolën në paradën e Mayfair Thanksgiving Parade, të parakalojnë në rrugët e qytetit të veshur me kostumet e bukura popullore shqiptare, dhe duke kënduar gjatë këtij parakalimi hymnin tonë kombëtar, si dhe të mbanin në duar duke valvitur flamujt kuq e zi dhe flamurin e SHBA.

Megjithëse, sqarojnë ata ky është aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në prag festën e falenderimeve (Thanksgiving) në Northeast Philadelphia -  Pennsylvania , shoqata “Bijtë e Shqipes”, ka gjetur rastin të paraklaojë me një grup fëmijësh me veshjet tona popullore, dhe flamurin tonë kombëtar, duke i dhënë parakalimit të tyre ngjyra kuq e zi .

Në paradën e Mayfair Thanksgiving Parade, simbas tyre marrin pjesë rreth 150 grupe të ndryshme, përfaqesues të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Phialadelphia, zyrtarë shteror dhe lokal, anëtar të këshillit bashkiak, të qytetit, asambleist dhe senator e zonës në shtetin e Pennsylvanisë, grupe nga departamentet shtetrore, institucionet lokale, dhe shoqata e grupe e tjera shoqerore, komunitare në të qytet.

 Me këtë rast Shoqata Bijt e Shqipes, ka drejtuar një falenderim të veçantë për të gjithë nxënësit e mësuesit të shkollës shqipe "Gjuha Jonë" Philadelphia, për pjesmarrjen e tyre dhe atë paraqitjen dinjitoze të vlerave të kombit tonë. 

“Falenderim, thonë ata  për prindërit e nxënësve të cilët u treguan të gatshëm për të bërë të mundur tansportin e fëmijëve dhe pjesëmarrjen në paradë. Faleminderit, thonë atë në mesazhin e tyre përcjellës në rrjetin shoqëror Facebook, anëtarëve të kryesisë së shoqatës e veçanërisht z. Sadik Elshani, Haki Çollaku, Bujar Çela e Bujar Gjoka, për punën e palodhur në organizimin e bukur të këtij aktiviteti, shkruna Shoqata Bijt e Shqipes në Philadelphia -Pennsylvania”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test