Amerika të inkuadrohet në dialogun Kosovë - Serbi - Bota Sot
Amerika të inkuadrohet në dialogun Kosovë - Serbi

Amerika

E premte, 15 dhjetor 2017

Amerika të inkuadrohet në dialogun Kosovë - Serbi

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 01:04
ilustrim

Ka nje kohe te gjate qe dialogu Serbi -Kosove eshte duke u zhvilluar ne Bruxelles, vetem me ndermjetesimin e perfaqesuesit te  Bashkesise Evropiane. Edhe pas temtimeve te shumta, ky dialog nese gjer me tani nuk ka deshtuar, ai me siguri se nuk ka avansuar ne asnje pike . 
Diaspora, me vemendje te posacme  eshte duke percjellur zhvillimet dhe ngecjet e fundit te dialogut ne mes te Serbise dhe Kosoves ne Bruxelles, dhe pas stagnimeve te shumta ne kete drejtim, strukturat politiko shoqerore te mergates, me te drejte perkrahin plotesisht propozimin e koheve te fundit te kryeministrit te Kosoves Zt. Haradinaj, qe ne bisedimet e lartepermendura te ketij dialogu, te marri pjese ne menyre direkte edhe perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Ua bejme me dije institucioneve te Republikes se Kosoves dhe subjekteve te saj politike, se ne menyre unanime duhet te perkrahet ky propozim.
Sa per rifreskim te kujteses, ShBA.-te morren pjese direkte ne zhvillimet e fundit te ketij cerekshekulli :
-ne zgjidhjen e ceshtjes se luftes ne mes te Kroacise dhe Serbise/APJ,
-ne zgjidhjen dhe nderprerjen e luftes ne Bosne gjer ne Marreveshjen e Dayton-it,
-ne zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves me bombardimin 78 ditesh gjer ne shpalljen e pavaresise,
-ne vazhdimin e qendrimit te trupave te saj ne kuader te NATO-s,
-ne zgjidhjen dhe nderprerjen e konfliktit ne Maqedoni me Marreveshjen e Oherit.
Pra, sic shifet, Washingtoni dhe Bruxelles-i jane celesi i zgjidhjes se marreveshjeve te ardhshme e kurresesi vetem Bruxelles-i .
Sot, bile kishte reaguar edhe Shtepia e Bardhe: Condoleezza Rice (Kondelisa Rajs), ish sekretarja e shtetit ne kohen e presidentit George W.Bush, propozohet te jete perfaqesuese e Amerikes e cila do te marri pjese ne dialogun Serbi-Kosove, gje e cila nuk do te thote se institucionet e Kosoves duhet te sillen ne menyre pasive.
Diaspora ne pergjithesi mendon se  pjesemarja  e perfaqesuesit/ses se Amerikes eshte e domosdoshme dhe se pa kete pjesemarrje, ky dialog eshte i deshtuar me fillimin e tij. Apelojme te institucionet e Kosoves qe ta perkrahin kete propozim me te cilin edhe do te pershpejtohet dialogu edhe do te zgjidhen problemet ne menyre me te drejte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test