SHSHA në Çikago reagim ndaj intervistës së Bujar Osmani, zv.kryeministër në TVM - Bota Sot
SHSHA në Çikago reagim ndaj intervistës së Bujar Osmani, zv.kryeministër në TVM

Amerika

E enjte, 14 dhjetor 2017

SHSHA në Çikago reagim ndaj intervistës së Bujar Osmani, zv.kryeministër në TVM

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 07:14
Bujar Osmani

Është bërë praktikë që përfaqësuesit e partisë politike shqiptare BDI sapo që vijnë në ,,pushtetin,, e koalicionit radhasi ndër vite me dy partitë maqedonase (Gruevski-Zaev),për detyrë parësore e kanë që të punojnë (vetëm) për shtetin e Maqedonisë dhe çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare e lënë në margjinat e kohës,kështu e nisë reagimin SHSHA në Çikago.

Është thënë me argumentin e kohës se çëshja shqiptare dhe aspektet e barazisë kombëtare me Kushtetutën e këtij vendi multietnik ka mbetur në doktrinën e aktit më të lartë juridik vetëm si pjesë e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues,prandaj koha po tregon se sa e rëndë po bëhet probelmi i shqiptarëve në peshojën politike që nuk lëviz dhe nuk ka kurrfarë nsime për zgjidhjen e drejtë të problemit shekullor.

Nuk e kuptojmë pse partitë politike shqiptare dhe BDI që tash e sa vjet bënë pjesë në dyert kryesore të shtetit maqedonas në Shkup,nuk e ka hapur çështjen e të drejtës kombëtare dhe demokratike për avancimin në shkallën e batrazisë shtetformues,që bashkarisht në ,,shtëpinë e përbashkët,,ashtu si thoshte në intervistën e tij Bujar Osmani në TVM(Emisioni ,,Argument,,) shqiptarët dhe maqedonasit (vetëm)si të barabartë mund të jetojnë në shtëpinë me pak dhoma (po i referohemi Bujar  Osmani, vëhet në dukje në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

Në intervistën në fjalë(TVM),përfaqësuesi shqiptar Bujar Osmani në qeverinë aktuale të Nikolla Zaevit nuk e tha asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni,por foli trup e tërthor për problemet e temës bosht:për kontestin e emrit me Greqinë,anëtarsimi në NATO dhe integrimet në BE,duke mos harruar referenin e tij politik,,Të gjithë jetojmë në një shtëpi të përbashkët,,(!).

SHSHA në Çikago e pyet zv.kryeministrin Bujar Osmani, lidhur me ,,shtëpinë e përbashkët,,dhe thekson zëshëm se në këtë shtëpi maqedonasit ,,jetojnë në katin e dytë dhe me dhoma të mira,,(sic!),ndërsa populli shqiptar jeton në bodrume në pak dhoma që dyert duhet të qelën dhe të mbyllën ashtu si thotë shteti (maqedonas).

Për fund fare,po ritheksojmë dhe kërkojmë që përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe në BDI të flasin në rend të parë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni dhe tevona të shpalojnë ,,platformën politike,,të shtetit maqedonas se si të orvatën në rrugëtimin e tyre politik dhe diplomatik para faktorit relevant ndërkombëtar BE-SHBA, thuhet në reagimin e sotëm të SHSHA-së ndaj intervistës së Bujar Osmani në TVM-së në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test