105 vjet pavarësi e Shqipërisë - Koncert madheshtor për një ditë të madhe në Nju Jork

Amerika

105 vjet pavarësi e Shqipërisë - Koncert madheshtor për një ditë të madhe në Nju Jork

Nga: Beqir Sina Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 18:02
Foto nga koncerti në Nju Jork, Bebe Rexha pjesë e koncertit për 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntori; kjo datë që shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore-artistike në Shqiperi, Kosovë dhe trojet shqiptare dhe ne diasporë në çdo vend ku ka shqiptarë, ka një traditë 105 vjeçare të një festimi të veçantë në Amerikë nga shqiptarët.

Shqoata Atdhetare Dibra në Nju Jork, e ka festuar Ditën e Flamurit 28 Nëntorin e shpalljes se pavaresise se Shqipërisë, të dielën në mbrëmje me një mbrëmje Gala, duke ftuar edhe disa prej emrave të njohur të estradës shqiptare.

Në këtë koncert festiv morën pjesë katër artista të mdhenjë, që janë nderuar me  dekoratën "Nderi i Kombit" artisti Mirush Kabashi, dhe Mjeshtër i Madhë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, këngëtarët Kastriot Tusha, Frederik Ndoci, Gëzim Nika,  si dhe Sopranoja e talentuar Dëshira Ahmeti,dhe  ikona e këngës popullore, kompozitori dhe këngëtari Haxhi Maqellara, këngëtarët Xhoi Bejko, Vedat Ademi, Arian Kerliu, e të tjerë.

Gjithashtu pjesë i këtij koncerit të paharruar, ishte edhe orkestrës sifonike e drejtuar nga diregjenti i njohur kinez, Steven Frank, ndersa ne disa vegla muzikore luajten me fisarmonikë  Agim Kolës dhe mjeshtri i klarinetës Igli Tungu.

Image

Ndërkohë, këtë koncert e përshëndetën edhe zyrtar?t e lart të qytetit si anëtari i këshillit bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, dhe kandidati për kongresist Majkel Grim dhe mikja e shqiptarve Diane Savino. 

Festa e Flamurit kuq e zi, 28 Nëntori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e cila ka bërë bashkë në këtë natë të madhe, më shumë se një mijë shqiptarë, nga i gjithë komuniteti ynë në zonën e Tri-Shteshit, në një natë festive me disa yjet e estradës shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, dhe Diaspora, në Staten Island - New York, pa dyshim që ka edhe meritat dhe vlerësimin e atyre që arritën këtë sukses të madh, kryetarit të Shoqatës Atdhetare Dibra në Nju Jork, me të gjithë anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate.

Ky koncert i një nate të paharruar u mbajtë në sallën e madhe të koncerteve ku ndodhet dhe ikona e tetarit njujorkez, St. George Theatre. Këtij teatri më një pamje klasike në qytetin e Staten Island, ku për her të parë, ai me shumë mirësi ka pritur komunitetin shqiptar, në një koncert madhështor shqiptar, për nji ditë të madhe si 28 Nëntori - Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, në një Tetar si ky me 1.900 vende në Shën George Theater, i cili është përcaktuar si një "ëndërr" show, e yjeve botrore, por edhe atyre amerikane e shqiptare të të gjitha zhanrve të muzikës.

"Shoqata Atdhetare Dibra", me rastin e 28 Nëntorit, ka një urim, tha Dashi Miftari, kryetar i kësaj shoqate, në përshëndetjen e tij, duke ju drejtuar pjesëmarrësve dhe u uruar ata me këtë rast “Gezuar Ditën e Flamurit - 28 Nëntorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, të gjithe Shqiptarve kudo që ndodhen.

Më pastaj ai u shpreh se ky event përbën një rëndësi të madhe artistike, për të gjithë shqiptarë , pasi është i pari në llojin e tij, që bën së bashku emrat më të njohur e të dashur për publikun e gjerë, dhe na mbledh së bashku të festojmë këtë ditë të shënuar për gjithë kombin shqiptar.”

Ai gjithashtu faleminderoi në mënyrë të veçant Drejtorin e këtij spektakli kompozitorin e shquar Shpëtim Saraçi, dhe Bordin drejtues i shoqatës, që ka punuar shumë për të nderuar 105 vjet Shqipëri të lirë, me një koncert të tillë kaq të madh. 

“Panvarësisht , largësisë tonë nga vendlindja, ne dimë të ruajmë vlerat, traditat, e rrënjët tona kuq e zi, si një dëshmi e vazhdueshme që Shoqata Atdhetare Dibra vazhdon të punojë për çështje kombëtare” tha kreu i dibranëve në SHBA.

Image

Media shqiptare shkruan sot se ky ka qenë koncert  i veçantë në llojin e tij dhe erdhi me rastin e festimeve të 28 Nëntorit, ku në përgjithësi jemi mësuar të shohim të festohet zakonshëm nëpër restorante dhe ambiente të hapura familjare, por sivjet kjo shoqatë jo fitimprurëse prej muajsh punoi fort për realizimin e këtij projekti klasik, ku arriti të bëj bashkë emra të mëdhenj të skenës shqiptare si Gëzim Nika, Frederik Ndoci, Mirush Kabashi, Dëshira Ahmeti, Kastriot Tusha, Sinan Vllasaliu, Mira Konci, Haxhi Maqellara, Xhoi Bejko, Vedat Ademi, Arian Kerliu, por jo vetëm kaq se nuk kan munguar edhe surprizat të tjera me personazhe të njohur të spektakleve amerikane, etj.

Duke bërë kështu këtë mbrëmje gala me një realizim i tillë artistik , që ndoshta nuk kishte për tu arrirë, thonë dibranët, pa patur  dorën e një mjeshtëri të madh dhe të nderuar si Shpëtim Saraci, kjo sipas tyre ndoshta do ishte e pamundur pasi emri dhe puna e tij i dha më shumë besim e dashuri publikut shqiptar anembanë.

Kjo mbrëmje u mrekullua edhe nga supriza më e bukur, me pjesmarrjen e saj te dibranët e saj edhe të kantautores shqiptare Bleta “Bebe” Rexha, këtij super stari amerikan, e cila ka arritur të krijojë një karrierë të bujshme në Amerikë, këngëtarja e cila po shkëlqen me suksesin e saj në skenat botërore, dhe që nuk e ka herën e parë të jetë në mesin e komunitetit shqiptar në SHBA, duke mos e harruar edhe prejardhjen e saj Dibrën.

Kësaj rradhe Bebe Rexha, ishte pjesë e këtij koncerti të madhë, që u organizua nga Shoqata Atdhetare Dibra, në Shën George Theater, Staten Island- NYC, koncert ky me rastin e 28 Nëntorit Dita e Flamurit kuq e zi, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe e ka kënduar e duartrokitur ngrohtësisht artistat shqiptar që dolën në skenën e këtij koncerti të madh .

Përfaqësuesi zyrtar i pjesës së grimit dhe stilit të flokëve i kësaj nate të madhe Gala është mjeshtri me emër Nazim Salihu, themelues i “Noli’s Hair Salon” në Sh.B.A, me Namani Sh. një grimere e njohur e cila punon me shumë fytyra të njohura artistike, përfshirë  edhe këngetarët shqiptarë edhe  amerikanë.

Image

"Qershia mbi Tortë" e këtij spektakli të madh ishte moderatorja e talentuar Kozata Turishta.

Ajo është pjesa e suksesit në ngjarjen më të madhe festive të vitit e cila ndihmojë me prezantim dinjitoz temeramentin tërheqse,stilin e bukur të sharmit  të saj, Kozeta Turishta, eshte nga Shkodra, e cila këto vitet e fundit ka zgjedhur Amerikën, dhe të cilës iu besua suksesi para një skenë kaq e madhe, amerikane me një kapacitet prej 1900 vendesh. 

“Ky koncert promovojë para publikut shqiptare e të huaj, promovimin e vlerave dhe traditave të kombit tonë. ku Shoqata Dibra, në gjenezën e saj ka për qellim ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqipe ku nder vite mban listën e e dhjetëra aktivitete të ndryshme në dobi të të gjithë shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në Amerikë, si një organizatë që trashëgon dashuri për Shqipërinë Etnike dhe bashkimin e tyre në raste festash” ishin fjalët këto të çdo pjesmarrësi pas këtij koncerti për nder të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat