Në Filadelfia një ndertës e lart me drita ndriçon me urimin "Happy 105th years Independence of Albania !. Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Kompania elektrike PECO me kërkesë të shoqatës "Bijtë e Shqipes" në Filadelfia - Pennsylvania , ka realizuar mbrëmë dhe do të ndriçojë edhe sot më 28 Nëntor në katin e fundit të godinës së saj kryesore, e cila është dhe një nga ndërtesat më të larta në qytet (adrese 2301 Market St, Philadelphia, PA 19103) urimin "Happy 105th Years Independence of Albania !. Gëzuar 105 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Shoqata "Bijtë e Shqipes" në Filadelphia, shkruan në faqen e saj në Facebook, se ata falënderojnë kompaninë PECO për këtë mbështetje që u jep shqiptarëve në festimin e Ditës së Flamurit - 105 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë./BS/.