Fletëza jete - Bota Sot
Fletëza jete

Amerika

E premte, 15 dhjetor 2017

Fletëza jete

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 18:48
Ilustrim

Nëpër vite Festa e Flamurit në Çikago.

Koha e rëndë dhe padrejtësitë historike për shqiptarët në trojet tona entike,u shtrënguan që të marrin udhët e mërgimit për të kaluar detit dhe takimi me Amerikën.

Nëpër vite Festa e Flamurit në Çikago,shpalon kujtimet e veta veprimtari Mahmut Skenderi(Veleshtë),që jeta e rëndë ia kishte prishë lojën e rinisë dhe një ditë pranvere e la Veleshtën dhe mori udhën e mërgimit.

Mahmut Skenderi erdhi në Amerikë si djalë i ri dhe tash u bënë 45 vjet që me flokët e bardha të jetës në mërgim kujton vitet e Festës së Flamurit në Çikago.

Në Çikago filmi artistik,,Nëntori i Dytë,,ishte programi i orëve të historisë kombëtare që e pritëm me gëzim,ku në sallën e qendrës shqiptare kishin ardhur 800 mërgimtarë për të kremtuar Ditën e Madhe të Atdheut.

Mahmut Skenderi shpalon kujtimet,në Çikago në shekullin e kaluar shqiptaro-amerikanët kremtuan Festën e Flamurit më filmin ,,Nëntori i Dytë,,.

Mahmut Skenderi kujton kohën e filmit ,,Nëntori i Dytë,,dhe nuk ka shqiptar që nuk e ka përcjellë me lot mesazhin artistik të filmit për orën e madhe të Shqipnisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test