Daniel Shure mori pjesë në ngritjen e Flamurit - Bota Sot
Daniel Shure mori pjesë në ngritjen e Flamurit

Amerika

E martë, 12 dhjetor 2017

Daniel Shure mori pjesë në ngritjen e Flamurit

Nga: Skënder Karaçica Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 08:51
Flamuri kombëtar

Më rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në organizim të KSHA-së në qendrën Richard J.Daley në Çikago u ngrit Flamuri Kuq e Zi.Në praninë e një numri të madh shqiptaro-amerikan,manifestimin tashmë tradicional e përshëndeti Daniel Shure, këshilltar i lartë në Oden Ekonomike Izrael-Amerikë dhe bashkëpunëtor në aktivitetet ekonomike me SHSHA-në.

Për festën e pavarësisë së Shqipërisë dhe për kombin shqiptar në Ballkan që në kohën e Luftës së Dytë Botërore Nazi-fashizimi kishte projektuar asgjësimin e popullit hebrejë dhe shpëtimi i tyre në Kosovë-Shqipëri,Daniel  Shure,Lobi Hebrejë,institucionet univesitare në Amerikë dhe Izrael tashmë janë në dijeni për humanizmin e popullit shqiptar,ka thënë z.Shure në takimin e sotëm me miqtë e tij shqiptarë në Çikago.

Kam ardhë që bashkë me miqtë tanë shqiptarë në këtë manifestim të ditës së pavarësisë së Shqipërisë dhe për ngritjen e Flamurit Kombëtar,që për popullin hebrejë dhe për vendin tim Izraeli dhe Amerika,është një nder i veçantë,ka thënë miku ynë Daniel Shure në Çikago.Për popullin shqiptar në Ballkan si dhe për dy shtetet Shqipërinë dhe Kosovën kam mësuar shumë në sajë të bashkëpunimit tash e sa kohë me SHSHA dhe përfaqësuesit e saj (Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica),të cilët me kanë afruar matriale arkivore-historike për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore Kosovë-Shqipëri.

Në saje të këtij bashkëpunimi në vitin 2015 në Çikago u organizua Konferenca Ekonomike për Investime në Kosovë,pritja e presidentit Bujar Nishani dhe në vitin 2018 për Shqipërinë dhe Maqedoninë Perendimore do të organizohet Konferenca Ekonomike për Investime,ka thënë në fjalën e tij Daniel Shure në manifestimin e  sotëm për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së Flamurit Kuq e zi në qendër të Çikagos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test