Dita e Flamurit Shqiptar - në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” - Bota Sot
Dita e Flamurit Shqiptar - në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”

Amerika

E enjte, 14 dhjetor 2017

Dita e Flamurit Shqiptar - në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 14:52
New York

Krenaria shqiptare mund të shihet duke fluturuar lartë mbi Kambanoren e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, për nder të nderuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, të martën, më 28 nëntor.

Si çdo vjet edhe sivjet në festimin e saj tradicional Kisha Katolike "Zoja e Shkodrës”, solemnisht e ngriti Flamurin Kombëtar, flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena mbi kambanoren e Kishës dhe shtroi me këtë rast një pritje modeste për pjesëmarrësit.

Në llogarinë e saj në Facebook, festa e flamurit u shoqëruar me një kartolinë me një fëmijë i veshur me rroba kombëtare, që valvit një flamur shqiptar, ku meshtari i kësaj Kishe fort e nderuemi Dom Pjetër Popaj, shpërndau urimin e tij për të gjithë shqiptarët :”Urime për 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”.

“Më shumë se tre dekada flamuri i Kastriotit, Flamuri i kuq me shqiponjën e zezë, po valvitet mbi Kambanoren e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, për nder të nderuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë,, më 28 nëntor” tha Famullitari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj.

Dhe ka shtuar se :”Kjo i jep bashkësisë shqiptare një ndjenjë njohjeje dhe krenarie për të parë këtë flamur këtu në kamanoren e kishës sonë", tha Popaj.
Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” për nder të pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane më 28 nëntor 1912, merr pjesë në të gjitha festimet e shumta që mbahen në këtë ditë në New York.

Ngritjen e flamurit tonë kombëtar në Kishën Katolike Shqiptare “Zonjë e Shkodrës” në Hartsdale, e kanë bërë një grup djem e vajza të veshur me kostumet folklorike.

Të gjithë jemi të inkurajuar të marrin pjesë në më shumë ceremoni në këtë ditë festash për të gjithë shqiptarët", tha anëtari i këshillit të Bashkisë, zoti Mark Gjonaj, duke shtuar se “Këto ceremoni janë pjesë në ditën e kremtimit të pavarësisë sonë, si dhe idealeve tona të përbashkëta të lirisë dhe mvetësisë tonë kombëtare".

Është e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të festojnë kulturën dhe trashëgiminë e tyre, tha Gjonaj.

"Ishte fryma, dëshira dhe mëvetësia e Shqipërisë, shteti amë që çuan shqiptarët të shpallnin pavarësinë  105 vjet më parë nga Perandoria Osmane", tha ai. "Atë ditë flamuri shqiptar u ngrit duke u valvitur i lirë mbi tokën arbnore mba 500 vjet të sundimit të otoman” përfundoi Mark Gjonaj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test