Ekzekutohet në mes të Filadelfias studenti shqiptar pas sherrit me të dashurën - Bota Sot
Ekzekutohet në mes të Filadelfias studenti shqiptar pas sherrit me të dashurën

Amerika

E premte, 15 dhjetor 2017

Ekzekutohet në mes të Filadelfias studenti shqiptar pas sherrit me të dashurën

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 20:52
Merols Mukaj me të dashuren

Një 21-vjeçar shqiptar që jetonte në SHBA, është ekzekutuar në mes të qytetit të Filadelfias.

Ai quhet Merols Mukaj dhe sipas mediave vendase, kishte duke debatuar ashpër me të dashurën në afërsi të Universitetit “Drexel” në bllokun 3500 të Lancaster.

Por befas dhe një person i identifikuar si Joseph Howanski ndërhyri, duke e qëlluar të riun me tre plumba.

Policia e Filadelfias ka arrestuar 24-vjeçarin, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes. Policia thotë se, ai u përpoq të ndërhynte kur pa një çift studentësh duke u zënë.

21-vjeçari shqiptar ishte student në kolegjin Gloucester, dhe pas ngjarjes, e dashura edhe pse po debatonte me të, u gjet duke qarë mbi trupin e tij të pajetë, shkruan media amerikane “6ABC”.

“I riu po debatonte keq me të dashurën e tij të cilën e dëgjova t’i thoshte ‘je budalla, ata i kisha miq’, dukej si një zënkë xhelozi”,- tha një prej dëshmitarëve.

“Më pas në vendngjarje erdhi agresori i cili i pa duke debatuar dhe nxorri pistoletën duke e qëlluar tri herë. Në atë moment e dashura e 21-vjeçarit, e shokuar vetëm bërtiste dhe nuk linte asnjë ta prekte”,- tha ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test