Ambasada e Shqipërisë në SHBA, feston 105 Vjetorin e Pavarësisë - Ditën e Flamurit - Bota Sot
Ambasada e Shqipërisë në SHBA, feston 105 Vjetorin e Pavarësisë - Ditën e Flamurit

Amerika

E hënë, 18 dhjetor 2017

Ambasada e Shqipërisë në SHBA, feston 105 Vjetorin e Pavarësisë - Ditën e Flamurit

Nga: Washington D. C: Beqir SINA Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:49
Ambasada e Shqipërisë në SHBA, feston 105 Vjetorin e Pavarësisë - Ditën e Flamurit

WASHINGTON D.C: Ambasada Shqiptare në Washington, në një nga mjediset të Librarisë së Kongresit, dje përkujtoi 105 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në një ceremoni zyrtare. 

Ceremonia u mbajtë në kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në SHBA, - ambasadores se Republikës se Shqipërisë, shkëlqesisë se saj znj. Floreta Faber,
Me këtë rast u dha një Koktejl, për  të gjithë pjesëmarrësit : korpusin diplomatik, të disa shetetve në kryeqytetitn e SHBA, ambasadorët e disa vendeve mike, atshet ushtarak të disa vendeve të tjera, disa zyrtar të lartë të Adminsitratës amerikane, senator dhe kongresmen, si  lider të dalluar të komunitetit, veprimtarë, përfaqësues të mediave, afaristë, studentë shqiptarë në universitet amerikane, miq të Shqipërisë, në SHBA, etj.

Image

Në këtë pritje ishin të pranishëm, dhe përshëndetën festën dy miqt e dëshmuar : Senatori Gary Peters (demokrat), dhe Kongresmeni Eliot Engel, të cilët janë gjithashtu bashkëthemeluesi, së bashku, me Senatorin e Illinoit, zotin Mark Kirk (republikan) i “Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit – Senate Albanian Issues Caucus”. 
Në këtë pritje, mori pjesë dhe ka përshëndetur festën e Pavarësisë së Shqipërisë, Zv. Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Lee.

Në pritjen e zhvilluar në Librarinë e Kongresit Amerikan, morën pjesë edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, dhe Dr. Enver Hoxhaj, Drejtori i Arkivës së Shtetit Dr. Ardit Bido, Drejtori i Euro Azisë Dr. Elez Biberaj, Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri i periudhës së demokracisë, Uilliam Rajërson, dhe Ambasdori Aleksander Arvizu, që ka shërbyer në Shqipëri, Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
 Gjtihashtu, ishin të pranishëm edhe bashkatdhetarë të shumtë, që kishin udhëtuar nga Nju Jorku : Hamid Alaj - Kryetari dhe anëtarët e kryesisë së Shoqatës “KRAJA”, Esad Gjonbalaj, ish Kryetari i  Shoqatës “Plavë e Guci”, nga Nju Xhersi, z Haxhi Dauti, Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan , dhe nga Washingtoni e Virnxhinia anëtarja e degës së Vatrës Merita Bajraktari McCormac dhe grupe të tjera shqiptarësh.

Image

Pritja e mbajtur më datë 30 Nëntor 2017, dhe e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC , me rastin e Ditës së Pavarësisë, u hapë me këndimin e dy Hymneve kombëtare, SHBA dhe Shqipërisë, kënduar nga Spoprano Lindita Lola - Mezini.

Të pranishmit u përshëndetën më pas nga Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington zonja Faber.

Në fjalën e saj përshëndetëse në këtë pritje, Ambasadorja Faber vlerësoi rolin e diasporës sa i përket thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe nënvizoi dhe një herë rëndësinë që ka Diaspora për Shqipërinë, Kosovën, e shqiptarët kudo që janë.

Ajo i falënderoi të pranishmit për vullnetin e dëshmuar për bashkëpunim me ambasadën dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të thellohet në të ardhmen, duke u konkretizuar me veprimtari të reja.

Me rastin e festës së flamurin Ambasadoria Faber, theksoi se shteti shqiptar ka kaluar një rrugë të vështirë, duke u perpjekur që të kapërcejmë pabarazinë ekonomike, të forcojnë demokracinë dhe shtetin ligjor e të krijojnë shanse të barabartë për të gjithë shqiptarët.

Me një mirënjohje të thellë, shprehur për të gjithë të pranishmit, ambasadorja Faber, ua urojë në shqip të gjithë pranishmeve:” Gëzuar 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë!”.

Image

Pritja me këtë rast në Member’s Room të Librarisë së Kongresit, u shoqërua me futjen e Kodikëve të Purpurt të Beratit në Librarinë Numerike Botërore, e cila simbas ambasadores Faber, u bë me mbështetjen e MEPJ dhe në bashkëpunim me Arkivin Qendror të Shtetit, duke ekspozuar online Kodikët e Purpurt të Beratit, të cilët janë tashmë pjesë e Librarisë Botërore Dixhitale.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të partneritetit strategjik mes dy vendeve, të mbështetura në interesa të përbashkëta dhe këndshikime të njëjta sa i përket sigurisë në Evropë dhe komunitetin transatlantik, por edhe në vlera dhe kredo të përbashkëta. “Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Historia jonë e veçantë e tolerancës fetare është një aset special të cilin e kemi vendosur në shërbim të parandalimit të këtyre fenomeneve dhe kërcënimeve globale” – nënvizoi Ministri Bushati.
 
Senatori Peters u ndal në marrëdhënien shumë të rëndësishme mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, në funksion të së cilës është ngritur dhe grupi mbështetës i miqësisë Shqipëri - SHBA në Senatin amerikan, për ta përforcuar dhe përmirësuar më tej atë. Ai falënderoi shqiptarët kudo në botë për mbështetjen që i bëjnë kauzës së lirisë. 
Ndërkohë, nga ana e tij, Kongresmeni Engel, vuri në pah miqësinë e veçantë që shqiptarët kanë për popullin amerikan, “të cilën nuk e gjen askund tjetër në botë” – theksoi ai. Ai vlerësoi edhe kontributin që Diaspora shqiptare në SHBA ka dhënë në kulturën amerikane.

Image

Kurse, Zv. Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Lee përcolli urimet më të mira për popullin shqiptar në emër të qeverisë dhe popullit amerikan. “Kjo është sigurisht një ditë për t’u festuar – u shpreh ai. 105 vjet Pavarësi, por edhe një çerek shekulli bashkëpunim i suksesshëm dhe i frytshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, një miqësi dinamike dhe çdo ditë më e përforcuar mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Sot festojmë gjithashtu edhe progresin tuaj drejt integrimit evropian, ku mezi presim t’ju shohim anëtar. Ju jeni në NATO, e në të njëjtën kohë jeni një shembull për rajonin duke parë përpara dhe jo pas dhe duke ndërtuar një të ardhme dhe mundësi të reja për të rinjtë tuaj”.
Ambasadoria e Republikës se Shqipërisë, shkëlqesisë se saj znj. Floreta Faber, shkruan në statusin e saj në rrjetin shoqëror Facebook, se :”Ne një bashkëbisedim qe pata me ministrin e jashtëm te Shqipërisë, z Ditmir Bushati ju drejtova me një falënderim për shtetin shqiptar për rrugën qe ka hapur dhe lidhur Shkodrën me Guci . Ministri Bushati i thash se shteti shqiptar me këtë vepër madhore ka hapur njërën arterie te zemrës se mbyllur te Plave Gucisë , por e luta qe mundeshit ne takim me zyrtarët e shtetit te Kosovës, qe te ua rikujtoj atyre se Plave Gucisë te i hapet edhe arteria tjetër e zemrës, gjegjësisht rrugën Deçan – Plave, ne mënyrë qe Plave Gucia te frymoj me lirshëm e lidhur me dy arteriet e shteteve tona shqipare . Te shpresojmë qe te ndodh ashtu, Po te njëjtën ja përsërita edhe ministrit gjegjësisht zëvendëskryeministrit Hoxha” shkruan ambasadorja e cila udhëhoqi këtë ceremoni festive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test