Hoxhaj inkuarojn shqiptarët të merren aktivisht me jetën publike sikur Gjonaj - Bota Sot
Hoxhaj inkuarojn shqiptarët të merren aktivisht me jetën publike sikur Gjonaj

Amerika

E hënë, 18 dhjetor 2017

Hoxhaj inkuarojn shqiptarët të merren aktivisht me jetën publike sikur Gjonaj

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 17:06
Enver Hoxhaj dhe Mark Gjonaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkura të Amerikës, ka takuar një grup të shoqatava dhe bizneseve shqiptare si dhe Mark Gjonaj, i zgjedhur së fundi anëtar i City Council të New Yorkut nga radhët e demokratëve.

Hoxhaj dhe Gjonaj kanë folur për një bashkëpunim dhe koordinim edhe më të mirë të qeverise me komunitetin shqiptar në New York të cilët tashmë e kanë një zë të fuqishëm në Këshillin Bashkiak sikurse Mark Gjonaj.

"Takova Mark Gjonaj, zëri më i fuqishëm i komunitetit shqiptar në New York, si deputet i këshillit të qytetit të New Yorkut. Së bashku me Markun, takuam edhe përfaqësues të shoqatave të gjeografisë shqiptare si tërësi, të Kosovës, Shqipërise, Maqedonisë, Malësisë dhe Luginës së Preshevës. Këta përfaqësues janë shembull se si shqiptarët kudo ku jetojnë në diasporë duhet të marrin pjesë aktivisht në jetën politike dhe publike duke zgjedhur dhe u zgjidhur si përfaqësues politik" ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, në takim është biseduar edhe për një sërë temash me interes të përbashkët veçmas disa prej tyre që presin zgjidhje në vitin 2018 dhe që lidhen me interesat e përfaqësuara më të mira shqiptare.

Pos Gjonaj, në takim ishin edhe Gani Shehu - Kryetar i shoqatës "Atlantiku", Besim Malota - Biznesmen, shoqata "Vatra", Ismer Mjeku - Aktivist/Botues i "Albanian Yellow Pages", Esat Gjonbalaj, Biznesmen, veprimtar i dalluar, ish Kryetar i Fondacionit "Palvë Guci", Valon Nikçi - Kryetar i shoqatës "Rugova" dhe Ilir Fundo - Biznesmen.

Mark Gjonaj para dy javësh është zgjedhur deputet në Këshillin e Bashkisë së New Yorkut ndërsa ka shumë gjasa që pas katër viteve të jetë edhe kongresmeni i parë me origjinë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test