Gëzim Nika, 35 vjet vetëm këngë dhe gëzime - Bota Sot
Gëzim Nika, 35 vjet vetëm këngë dhe gëzime

Amerika

E hënë, 11 dhjetor 2017

Gëzim Nika, 35 vjet vetëm këngë dhe gëzime

Nga: Yonkers NY- Beqir SINA Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 06:14
Gëzim Nika

Në 35 vjetorin e aktivitetit të tij artistik, këngëtari Gëzim Nika, u nderua me emblemën e kristaltë nga Drejtori i sektorit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj nji kupë: “Globi i qelqtë me hartën e botës", në qendër të saj ka të shkruar me bojë të kuqe, blu e bardhë “Voice of America - VOA”.

YONKERS NY: Më 1 dhjetor 2017, në “Royal Regency Hotel” në Yonkers New York, komuniteti shqiptaro-amerikan festojë 35-vjetorin e veprimtarisë muzikore të artistit dhe të legjendës së këngëve lirike dhe ato me motive patriotike, Gëzim Nika.

Këngëtari i njohur i muzikës popullor Gëzim Nika, e ka festuar 35 vjetorin e ngjitjes së tij në skenë si këngëtar, në mesin e adhuruesve, dhe kolegve shqiptarë në Amerikë. 

Në një mbrëmje Gala, kjo, ku “Mjeshtri i Madh”, kishte ftuar mbi 450 persona, mes tyre edhe miq shok të tij shume të ngushtë ardhur enkas  nga përtej oqeanit, si Agron Xhauri nga Londra, i cili kishte ardhur enkas për të nderuar Gezim Nikën, apo edhe dy miqt e tjer Ndrek Tonaj e Kujtim Funici.

Image

Ky aktivitetit u zhvillua mes një spektakli muzikor me këngëtarët, të cilët janë disa nga yjet e estradës shqiptare, emra të mëdhenjë, këta në Shqipëri e Kosovë, dhe diasporë të muzikës dhe artit.

Në mesin e artistëve ishin kompozitori Shpëtim Saraçi, me mjeshtrin e firsamonikës Raif Hyseni, këngëtarët e mirënjohur Merita Halili, Kino Gara,  Mira Konçi, Artur Matia, Vedat Ademi, Albërie Hardargjonaj, Sunaj dhe Vera Oruqi, Nikoleta Vokrri, Lejla Lukaj, Xhesika Raja, Gjon Nika, Agim Gerbeshi , Agjelina Hajdargjonaj dhe Bukurie Funici!

Këta ishin bilbilat që këngës do t'ja thonin, të cilët do të drejtoheshin nga orkestra e mrekullueshme, me drejtues maestro Dritan Papa.

Drejtor artistik i këtij programi artistik, ishte kompozitori Shpëtim Saraçi, drejtuese e programit Kozeta Turishta, ndërsa libreti ishte shkruar nga gazetari dhe publiciti shkodran Ramaz Çeka, i cili erdhi me një libret kushtuar 35-vjetorit të veprimtarisë muzikore të artistit Gëzim Nika "Mjeshtër i Madh” i titulluar :”KËNGA JOTE ËSHTË FLAMUR”
Ky program i cili zgjati më shumë se 3 orë, u hap nën tingujt e këngës "N’Dardani bien tupanat”, kënduar nga këngëtari Gëzim Nika, këngë, kjo e shoqëruar me vallëzimin e grupit të vallëtarve “Rozafati”.

Më tej ai tha se kam nderin të prezantoj para jush edhe vëllain tim të madh, vëllain tim të mrekullueshëm, Gjon Nika, i cili ka meritat më të mëdha për arritjet e mia në këtë rrugë, për karrieren time, që në moshë të vogël e të re, e deri sot ku ne bashkë me ju festojmë 35-vjetorin e daljes time të parë në skenë.

Ndërkohë, vëllai i tij Gjoni,  e quajti një nder të madh që i bëhet vëllait të tij, dhe gjithë familjes Nika: “Gëzim Nika, nuk na ka bërë krenar vetëm ne, por të gjithë bashkëqytetarët tanë tropojanë, dhe shqiptarët në çdo cep ku jetojnë”, tha ai.

Gëzim Nika, me këtë rast vlerësoi shumë pjesëmarrjen e madhe, të komunitetit shqiptarë, çka tha ai :“Më bën të lumtur dhe mbi të gjitha më bën që të kujtoj se unë jam njëri prej jush, jam pjesë e juaja dhe si gjithë ju, këtu në këtë vend ku jetojmë, gjithmonë , unë do të jap kontributin për të përcjellë dhe ruajtur traditat më të bukura kombëtare më këngë e valle shqiptare.”

Image

Unë bashkë me kolegët e mi të ftuar, u shpreh Gëzimi, do të këndojmë sonte për ju, do të këndojmë, e do të gëzojmë së bashku, por siç është rregulli në një spektakël të tillë, drejtimin dhe prezantimin tha ai do t'ja lëmë një vajze të mrekullueshme, një zonjushe nga Shkodra, që ashtu si ne, zgjodhi Amerikën. “Pra, le t'ja lëmë fjalën moderatores së kësaj mbrëmje, Kozetës tonë të mrekullueshme”, tha ai.

“Mirmbrëma Amerikë! dhe, mirmëngjes Shqipëri! tha drejtuesja e programit duke ftuar pjesëmarrësit të festojnë së bashku! dhe duke ndezur entusiasmin e këtij programi, paralajmëruar se mbrëmja do të ishte një koncert madhështor, kushtuar 35-vjetorit të karrierës së këngëtarit Gëzim Nika.

Përpara se të fillojmë programin e këtij show, tha Turishta, le të bëjmë një prezantim të shkurtër për atë që na ka mbledhur sonte, për këngëtarin Gëzim Nika.

“Janë 35 vjet karrierë, janë 35 vite që me zërin e tij, Gëzimi ka transmetuar brenda dhe jashtë Atdheut, mesazhet që artistët shqiptarë kanë marrë përsipër të delegojnë në mbarë botën, duke u bërë kështu ambasadorët më të suksesshëm, sepse, këto mesazhe janë një libër i hapur, ku fletë pas flete shkruhen vlerat e kombit tonë.

Ky mjeshtër i madh i këngës do të sjellë sonte për ju jehonën e maleve, jehonën e Shkëzenit, jehonën e Luginës së Valbonës, jehonën e Malësisë së Gjakovës dhe aromën e bjeshkëve tona” tha Turishta, drejtuese e programit artistik.

Programin kushtuar 35-vjetorit të veprimtarisë muzikore të artistit Gëzim Nika, e hapi me zërin e saj të mrekullueshëm, këngëtarja e njohur nga Kosova Arbërije Hadërgjonaj!

“Asnjërën nga ato këngë, që kam kënduar më parë, nuk më ka sjell kaq shumë kënaqësi sa sot në këtë mbrëmje. Sonte, unë kam ardhur këtu me një këngë të re, pra me  një këngë surprizë që mendoj se do t'i pëlqejë jo vetëm Gëzimit, por edhe publikut të nderuar që po na ndjekë në këtë sallë, tha këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, duke kënduar një këngë për Gëzim Nikën.

Image

Një këngë kjo me tekst të poetit shkodran Ramazan Çeka, titulluar "Kënga jote është flamur", e kompozuar dhe orkestruar nga "Mjeshtri i Madh" Shpëtim Saraçi dhe e krijuar enkas për këngëtarin e madh Gëzim Nika në 35 vjetorin e karrjerës së tij.

Surprizë!…dhe suprizat e këtij programi artistik, ndoqën njera tjetërën për 3 orë të shoqëruara edhe me urimet e bukura të çdo këngëtari, për kolegun e tyre Gëzim Nika.

Në këtë koncert urimin më të bukur e kishte rezervuar si suprizë edhe ajo që qëndron pas Gëzim Nikës, dashurisë, familjes dhe aktivitetit të tij 35 vjeçar,  ”Mjeshtrja e Madhe”, dhe bashkëshortja Angjelina Nika, e cila erdhi në këtë mbrëmje me Grupin i valleve "Rozafati, nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze" e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, ku djemt dhe vajzat e talentuara të këtij grupi , sollën një valle të bukur nga Tropoja.

Gjatë koncertit Gëzim Nika, zgjodhi të përshëndes pjesmarrësit disa herë me disa nga këngët e tij ma të mira, duke shkëlqyer si në çdo koncert, dhe marr duartroktijet e një publiku të mrekullueshëm, i cili e priti me shumë gëzim duke dalë edhe ata për të vallëzuar në çdo këngë.

Një dhuratë dhe një përkushtim në këtë koncert erdhi në këtë mbrëmje edhe kolegët nga miqt e tij artistë, të mrakullueshëm dhe një falenderim për ta në emër të Gëzim Nikës, me interpretimin e këngëve të tyre më të mira, duke e ndezur atmosferën e kësaj mbrëmje.

Një kënaqësi e veçantë ishte interpretimi me shumë talent i  vajzes së filantropistit  Richard Lukes, artistja e re e shkollës së muzikës amerikane Layla Lukaj.

Për "Mjeshtrin e Madh" Gëzim Nika, për këtë këngëtar të mrekullueshëm që festojë 35 vjetorin e daljes në skenë, nuk munguan as mirënjohjet.

Në 35 vjetorin e aktivitetit të tij artistik, këngëtari Gëzim Nika, u nderua me emblemën e kristaltë nga Drejtori i sektorit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj.

“Globi i qelqtë me hartën e botës", në qendër kishte të shkruar me bojë të kuqe, blu e bardhë “Voice of America - VOA”.

“Është nder dhe pervilegj të jem se bashku  me ju bashkëkombas e mi, në këtë koncert jubilar, i cili më kthen edhe një herë 30 vjet më parë, në kohën kur ne “takoheshim edhe pa u takuar”, tha në dorëzimin e kupës së kristaltë Drejtori i sektorit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj, duke kujtuar një sigël të këngës së këngëtarit Gëzim Nika.

Kënga e tij në atë kohë “Shqipëri o Nëna Ime” e cila vinte si një mesazh ku pavarësisht vështirësive me të cilat ballafaqoheshin shqiptarët, aty ishte shpirti dhe shpresa e tyre të cilat nuk vdesin kurrë!”, tha Drejtori i Euro Azisë, Dr Elez Biberaj, duke i dhuruar emblemën e kristaltë “Mjeshtrit të Madh” këngëtarit Gëzim Nika.

Image

Gëzim Nikën, në këtë 35 vjetor, më një Proklamat nga Asambleja e Nju Jorkut, e nderoi edhe ish asmbleisti Mark Gjonaj, anëtari i Këshillit të Bashkisë , së qytetit Nju Jork.

Në skenë më pas poeti dhe publicisti nga Shkodra z.Ramazan Çeka, i cili ishte i ftuar special në këtë koncert, dhe kishte ardhur enkas nga Shqipëria në emër të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Presidentit Azgan Haklaj, dhe nën presidentit Minella Kureta, i dorëzoj këngëtarit të madh Gëzim Nika, titullin e lartë "Misionar i Kombit" 
Televizioni ACTV Michigan me president z.Ndue Ftoni dhe drejtor z.Eduart Aliko, e nderojë këngëtarin Gëzim Nika me një Çertifikatë “Mirënjohje”.

Legislator David Tubiolo, lexoi duke i dorzuar Proklamatën e Shtetit të New Yorkut, me të cilën ky ligjistativ e shpalli 1 Dhjetorin si “Ditën e Gëzim Nikës”, në nderim të 35 vjetorit të karjerës së tij artistike.

Në emër të familjes së këngëtarit, dy vajzave, djalit, dhe bashkëshortes Agjelinës, vajza e Gëzim Nikës, Daniela dha një falenderim për të gjithë shqiptarët, diasporën dhe për të gjithë institucionet dhe personalitetet e shquara që vlerësuan Gëzim Nikën, si një këngëtar të madh, vlerat e të cilit tha ajo nuk do të mbesin asnjëherë të shkruara në letër, por do të jenë gjithmonë një realitet, sepse e tillë është puna e palodhur e këtij, prindi, artisti e këngëtari,  ambasadori të këngës shqiptare” tha ajo duke treguar se sa krenare ishte me babain e saj.

Mbrëmbja e madhe e 35 vjetorit të karrierës artistike të këtij këngëtari të madh! u ndoqë me një video screen ku artistë, kompozitor,  këngëtar dhe personalitete e veprimtar të dalluar të komunitetit, përcollën përshëndetje dhe urime për këtë jubile artistik të “Mjeshtrit të Madh “ Gëzim Nika.

Koncerti u mbyll me sofrën e bukur shqiptare, që bashkoi gjithë komunitetin.Ajo ishte sofra që gjithmonë mbledh rreth saj shokë, miq, dashamir, vëllezër e motra, bijë e bija, nipa e mbesa dhe të gjithë pjesëmarrësit që u përfshin në këtë gëzim të madh duke uruar nga zemra Gëzim Nikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test